• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përcjellja në heshtje e Ramës/ Mazniku në udhëkryqin mes partisë dhe SPAK-ut

18:17 : 14/09/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Screenshot

Screenshot

Eksperienca ka treguar se nëse Edi Rama e përcjell ndonjë nga vartësit e tij për të dalë nga dera si të padobishëm, me gjasë, pas asaj dere janë duke e pritur një grup prokurorësh që sulen mbi prenë e radhës me të gjithë arsenalin e akuzave penale, që u ka dhënë ligji për drejtësinë e re.

Para arrestimit të Lefter Kokës, vëllai i tij tregoi se si kryeministri Rama i kishte kërkuar dorëzimin e mandatit të Durrësit me pretekstin se ashtu ia kërkonin amerikanët. Por Koka vazhdon të jetë ende i burgosur dhe mban mbi supe peshën më të rëndë të korrupsionint me inceneratorët.

Para se të kërkohej arrestimi i Arben Ahmetajt nga SPAK, ish-zv.kryeministri rrëfeu se si diskutohej hapur në mbledhjet e partisë për mërinë e Edi Ramës ndaj tij dhe për mërmërimat hakërruese ndër dhëmbë se “do ta çonin në të s’ëmës”.

I ngjashëm ishte edhe përjetimi i Erion Veliajt që, para se të burgosej, e kuptoi se si u ftoh marrëdhënia me Edi Ramën, ndërsa ky i retushoi foton e përbashkët, e kritikoi hapur në mbledhjet e partisë dhe nisi ta zhveshë nga detyrat që më parë i kishte besuar në parti, deri sa një ditë oficerët e policisë iu shfaqën në zyrë me një mandat arresti.

Kur kupton se si përshpejtohet hetimi i SPAK, nga momenti që të braktis partia, për Arbjan Maznikun duhet të ketë qenë e vështirë ta përtypë këto ditë shkarkimin nga posti i ministrit të Pushtetit Vendor dhe zëvëndësimin me Ervin Demon. Mospërmendja e emrit në fjalimin e Ramës, lënia pa një angazhim konkret dhe mënjanimi nga punët e qeverisë, në kohë si këto mund të interpretohet si shkelje syri ndaj prokurorëve. Një braktisje nga vëmëndja e Ramës rrezikon ta shndërrojë Maznikun menjëherë në ushqim për një mekanizëm që nuk lëviz, nëse partia ende ka nevojë për ty.

Lexo edhe:

Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë?

Çfarë pritet nga Rama 4?

Natyrisht që dyshimet nuk ngrihen pa shkas. Rreth tre muaj më parë, në qershor të këtij viti, SPAK zbuloi gjatë një komunikimi me gazetarët se një ministër i qeverisë së Edi Ramës ishte nën hetim. Interesi për një emër konkret nuk mori përgjigje, por menjëherë u spekulua në media për emrin e Arbjan Maznikut.

Për herë të parë në SPAK ai kishte qenë në qershor të vitit 2024, në një seancë pyetjesh që zgjati rreth tre orë. Ishte koha kur disa skandale e kishin përfshirë bashkinë e Tiranës, në veçanti ai i korrupsionit të drejtorëve të Bashkisë me kompaninë “5D”.

Ishte kjo aferë korrupsioni që e lidh për herë të parë emrin e tij me punën e hetuesve. Dyshimet e para janë për shpërdorim detyre gjatë ushtrimit të funksioneve në Bashkinë e Tiranës. Oficerët e BKH e thirrën për ta pyetur në kohën kur denoncimet e opozitës ishin përqëndruar në aferat e drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.

Por puna hetuese nuk u ndal këtu. Tre muaj përpara zgjedhjeve të 11 Majit, ndërkohë që Mazniku drejtonte skuadrën e PS në Elbasan, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) shkuan më tej, duke u paraqitur me një mandat kontrolli në banesën e tij, me synim sekuestrimin e provave të mundshme.

LEXO EDHE: Njëri në burg, tjetri ministër/ Çfarë e ndau dyshen Veliaj-Mazniku dhe hija e “Nesti Angonit”

Nuk dihen ende detajet konkrete të provave që janë sekuestruar, por hetimet për Maznikun u raportua se ishin në dy drejtime. Një pjesë lidhet me një procedurë tenderuese të dyshuar si fiktive për rikonstruksionin e rrugës “Xhon Belushi” në zonën e Freskut, gjatë kohës kur Mazniku mbante postin e nënkryetarit të bashkisë. Mbi këtë çështje, ai është marrë tashmë në pyetje edhe në prokurorinë e Tiranës.

Por më problematike për të është një dosje tjetër për konflikt interesi, një rast që të kujton skemën e përfitimit që kishte ngritur ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj me restorantin e të shoqes “Gzona”.

Hetimi ka në qendër kontratat e Bashkisë së Tiranës dhe restorantit “The Home”, një subjekt privat në bashkëpronësi të bashkëshortes së Maznikut, znj. Marinela Lika. Sipas hetimeve paraprake, gjatë viteve 2021–2022, restoranti kishte përfituar rreth 800 mijë euro nëpërmjet tenderave të fituar nga Bashkia e Tiranës dhe kompania publike “Tirana DC”.

Gjithçka do të kishte qenë një biznes normal i Marinela Likës sikur gjatë kohës që restoranti përfitoi 800 mijë euro tendera, ai që firmoste për këto para në llogari, të mos ishte Arbjan Mazniku i cili mbante postin e Kryetarit të Këshillit Administrativ të “TiranaDC”. Konflikti i hapur i interesit ishte i ngjashëm me skemën e “Gzonës” së Ilir Beqajt.

Mazniku e ka mbajtur funksionin e kryetarit të Këshillit Administrativ të “Tirana DC” deri në gusht të vitit 2024 pra dy muaj pasi u thirr në SPAK. Në shtator, restoranti u vendos nën masë sigurimi për mospagim taksash.

Duhet thënë se përveç allishverisheve me paratë e Bashkisë, goditja e Arbjan Maznikut shihet e lidhur edhe me marrëdhënien e ngushtë, miqësore dhe profesionale me Erion Veliajn.

Që në vitet e hershme të Mjaft-it, Mazniku ka qenë ndër bashkëudhëtarët më të afërt të “Lalit” në projektin e G99, më pas në rrugëtimin politik në Partinë Socialiste dhe në bashkëpunimin në Bashkinë e Tiranës. Së fundmi, nga përgjimet që nxorri SPAK për telefonatat e Veliajt nga burgu, ai del si kontakt i besuar i kryebashkiakut, si një mik i ngushtë që thirreth shkurt “Arbi i madh” dhe si njeriu që shërbente për të kaluar mesazhet e Veliajt nga burgu, tek Edi Rama.

Prandaj shkarkimi i Maznikut nga qeveria, lënia pa një pozicion konkret dhe harresa që i bëri Rama në fjalim nuk duket rastësi. Ato janë aktet politike që thuajse përherë rezultojnë të koordinuara me kontrollet nga agjentë e BKH dhe agresiviteti i hetimeve të SPAK, e gjitha në vazhdën e eleminimit të besnikëve të Erjon Veliajt, të cilët tashmë nuk i gjen as në grupin parlamentar dhe as në Bashkinë e Tiranës./Lapsi.al

LEXO EDHE:

Njëri në burg, tjetri ministër/ Çfarë e ndau dyshen Veliaj-Mazniku dhe hija e “Nesti Angonit”

FOTO/ Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim privat “kokë më kokë” me Ulsi Manjën

Etiketa: Arbian MaznikuArbjan MaznikuEdi RamahetimMaznikuministerpartiaRamarestorantispak“The Home”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Debati për shqiptarët me Farage, Rama u “qan hallin” britanikëve: Ku dreqin do i gjeni taksixhinjtë?

17:29 : 14/09/2025
AKTUALITET

Çfarë pritet nga Rama 4?

16:16 : 14/09/2025
AKTUALITET

Diellë-kryedielli, çifti artificial i Shqipërisë natyrale

15:45 : 14/09/2025
AKTUALITET

Shkarkimi/ Armët ligjore që ka Veliaj, a do të guxojë t’i përdor kundër Ramës (Analiza)  

09:31 : 14/09/2025
AKTUALITET

Qeveria e re/ Lubonja: Vazhdimësi e frymës autokratike të Ramës me ministra kukulla

18:39 : 13/09/2025
AKTUALITET

Rama abstenon rezolutën e zgjidhjes së konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, Abilekaj reagon i revoltuar

17:14 : 13/09/2025
Para

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makina përfundon e përmbysur në rrugë

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 15 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 14/09/2025

Myftiu i Shkodrës: Të futet edukata fetare si lëndë në shkolla, të mësojmë për Zotin

22:52 : 14/09/2025

Presidenti i Brazilit i përgjigjet Trumpit: Dënimi i Bolsonaros nuk është gjueti shtrigash

22:39 : 14/09/2025

Përfshihet nga zjarri një makinë në Ksamil (VIDEO)

22:24 : 14/09/2025

Polonia miraton dislokimin e forcave të NATO-s në territorin e saj

22:10 : 14/09/2025

“Ndodhi në oborrin e pallatit tim”/ Aktorja Rita Gjeka flet për atentatin në Shkodër: Jam dridhur 2 ditë

21:56 : 14/09/2025

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

21:45 : 14/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com