• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Abilekaj: Kabineti i Ramës, një tufë papagajsh, sekretarë të bindur e pa profil politik

22:00 : 11/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Enton Abilekaj, foli mbi asamblenë e sotme të Partisë Socialiste dhe kabinetin e ri qeveritar, e cilësoi qeverinë Rama 4 si një strukturë të ndërtuar vetëm për t’i shërbyer autoritetit absolut të kryeministrit.

Sipas Abilekajt, “të komentosh përbërjen e qeverisë nuk i vlen, sepse është e qartë që kemi një qeveri që gjithmonë e më shumë po i ul profilin, në funksion të rritjes së pushtetit personal të Edi Ramës”.

Në Syri Tv, ai theksoi se Rama jo vetëm që ka nënshtruar qeverinë, por tashmë po synon kontroll total edhe mbi drejtësinë dhe pushtetin legjislativ, duke e futur parlamentin “në xhep”.

Gazetari e quajti ekzekutivin e ri një “qeveri papagajsh”, të mbushur me figura pa profil politik, të cilët njihen më shumë si sekretarët e Ramës se sa si individë me qëndrim të pavarur.

Sipas tij, Partia Socialiste sot nuk ka asnjë zë kritik, as në qeveri, as në grupin parlamentar: “Asnjë figurë nuk guxon të flasë ndryshe nga Edi Rama, të mendojë me mendjen e vet e jo si ai.”

Lexo edhe:

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

Abilekaj solli shembuj konkretë të asgjësimit të pushtetit lokal nga Rama, duke përmendur Bashkinë e Tiranës, ku sipas tij, kryeministri ka vendosur kandidatë të emëruar nga ai vetë, pa legjitimitet të vërtetë, si dhe rastet e ngjashme në Durrës dhe Vlorë, ku kryetarët e bashkive janë zëvendësuar nga njerëz besnikë dhe sekretarë personalë të tij.

“Rama po asgjëson çdo institucion, çdo pushtet dhe çdo figurë politike që ka mendim të pavarur. Ai ka ndërtuar një sistem ku të gjithë janë vetëm zëdhënës të tij, një strukturë papagajsh që i bindet verbërisht,” deklaroi Abilekaj.

Ai paralajmëroi se ky model autoritar do të vazhdojë, ndërsa vendi po shkon drejt një kontrolli total të Ramës mbi të gjitha pushtetet.

Etiketa: Enton AbilekajkabinetiqeveriaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026
AKTUALITET

Nga Laguna e Nartës te pylli bregdetar dhe flamingot/ Çfarë po rrezikohet në Zvërnec?

15:21 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
Para

"Ditën që u ngrit Bela, u noterizua vdekja e Veliajt"/ Bushati: Kryebashkiaku në burg me urdhër të Ramës

TË GJITHA

“Fshehu” vilën e Ballukut, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK

13:10 : 05/06/2026

Tentoi të trafikojë pjesë armësh nga SHBA-ja, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

13:10 : 05/06/2026

“Në operacion ishin vetëm 6 veta”/ Xhaxhi i Enea Mekollit: Kush dha urdhrin të përgjigjet para ligjit

13:05 : 05/06/2026

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026

Zelensky i shkruan letër të hapur Putinit, i bën thirrje për paqe

12:45 : 05/06/2026

Brikena dhe Mateo konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi më bashkë!

12:41 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom