• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria “Rama 4″/ BIRN: Ministra besnikë dhe ndryshime sa për fasadë

16:36 : 11/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Prezantimi i kabinetit të ri qeveritar nga Edi Rama nuk ofroi surpriza, por as risi sipas analistëve të politikës, të cilët vlerësojnë se pushteti është i përqendruar në dorën e kryeministrit.

Kryeministri Edi Rama shpalli të enjten emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të votohet nga Kuvendi i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke kombinuar disa prej ministrave aktualë me prurjet e reja nga jashtë politikës apo me profil të ulët publik.

Ai po ashtu propozoi si kryetar të ri të Kuvendit deputetin e Korçës, Niko Peleshi, si nënkryetare deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu dhe riktheu në krye të Grupit Parlamentar Taulant Ballën, ndërsa një prej ministreve jetëgjata të tij, Ogerta Manastirliun e paracaktoi si kandidate për drejtimin e bashkisë Tiranë, duke lajmëruar zgjedhje të pjesshme për zëvendësimin e kryetarit aktual Erion Veliaj, i cili gjendet në burg me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Rama konfirmoi si nr.2 të qeverisë së tij Belinda Ballukun, z.kryeministre dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, e cila është në ekipin e Ramës që prej janarit 2019.

Në  të njëjtat dikastere qëndruan dhe ministrat relativisht të rinj, Pirro Vengu tek Mbrojtja dhe Petrit Malaj në Ministrinë e Financave, të dy të emëruar në këto detyra në korrik 2024.

Lexo edhe:

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

Shqipëria me një ministër robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi

Në Ministrinë e Brendshme, Rama vendosi të provojë Albana Koçiun, e cila mbante detyrën e ministres së Shëndetësisë nga shtatori 2023, ndërsa Mirela Kumbaron, një ministre jetëgjatë në kabinetet e Ramës, e ka spostuar tek Ministria e Arsimit. Ajo ka shërbyer për 5 vite si ministre e Kulturës dhe nga shtatori 2021 drejtonte ministrinë për Mjedisin dhe Turizmin.

Blendi Gonxhe gjithashtu do të qëndrojë në kabinet, por ai do të ketë një ministri më të vogël për të drejtuar, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, pasi dy funksionet e tjera që kishte më parë, Ekonominë dhe Inovacionin do ta drejtojë Delina Ibrahimaj, po ashtu një emër jetëgjatë në në ekipin e Ramës, si ish-ministre e Financave dhe së fundmi si ministe shteti për sipërmarrjen, një dikaster që nuk do të funksionjë më.

Rama ka vendosur të rikthejë në qeveri në postin e Ministres së Punëve të Jashtme një bashkëpunëtore të tij të hershme, Elisa Spiropalin, e cila mbante detyrën e kryetares së Kuvendit prej një viti.

Konfirmohen në detyrat që kishin dhe dy minstret e shtetit, Adea Pirdeni për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe Majlinda Dhuka si Kryenegociatore për Integrimin.

Jashtë kabinetit ka mbetur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili do të zëvendësohet nga Besfort Lamallari, zëvendësministër i Brendshëm që nga tetori 2017.  Me profesion jurist ai ka drejtuar negociatat teknike me Bashkimin Europian, punë për të cilën mori vlerësimet publike të Ramës dhe që ndikoi në emërimin në një nga ministritë që ka më shumë rol në raport me detyrimet që vendi ynë duhet të përmbushë për kapitullin “Themeloret” në këto negociata.

Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Rama propozon Evis Salën, një mjeke me karriere akademike dhe menaxhere klinike në Itali.

Ish-kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, do të jetë ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, detyrë që mbante më herët Arbjan Mazniku. Grupit të ministrave të shtetit u bashkohet ish-deputeti Toni Gogu, për marrëdhëniet me Parlamentin.

Kryeministri vendosi të besojë dy ministri me rëndësi në politikat e qeverisjes në duart e të rinjve pa profil publik, duke propozuar si ministër Mjedisi, Sofjan Jaupaj, me një karrierë administrative në sektorin publik dhe zëvendësministër në ministrinë që do të marrë në drejtim. Ndërsa ministrinë e Bujqësinë pritet ta drejtojë një kryetar bashkie në detyrë, ai Cërrikut, Andis Salla, me profesion jurist.

Kryeministri po ashtu premtoi se do të krijonte të parën ministri virtuale, një përpjekje për të futur Inteligjencën Artificiale në menaxhimin e prokurimeve publike, por ky dikaster nuk është akoma i qartë se si do të funksionojë.

Për analistët e politikës, kabineti i ri i Ramës pas 12 vitesh qeverisje nuk sjell ndonjë risi në politikëbërje, pasi pushteti vijon që të jetë i përqendruar në dorën e kryeministrit.

Ermal Hasimja, pedagog i Shkencave Politike vëren dy prirje kryesore në logjikën e strukturimit të qeverisë.

“Së pari, Rama ka garantuar vijimësinë për disa nga besnikët e tij që i konsideron edhe të aftë. Kështu, Balluku mbetet numri dy i qeverisë, ndërsa Manastirliu siguron besnikërinë në bashkinë e Tiranës që është edhe më e rëndësishme se shumica e ministrive.  Së dyti, ka sjellë apo edhe ricikluar ata që ai mendon se mund t’i sjellin një rifreskim të imazhit të qeverisë të kombinuar me përvoja më pak problematike në lidhje me drejtësinë,” tha Hasimja.

“Gjithsesi, duke patur parasysh se Rama ka të gjithë pushtetin në duart e tij është vështirë të mendosh se qeveria e re do të ndryshojë nga e shkuara. Më tepër sesa ndryshim politikash, bëhet fjalë për ndryshim fasade,” shtoi ai.

Gazetari Lutfi Dervishi e quan kabinetin e ri si një qeveri të vazhdimësisë që ofron pak supriza. “Në vend të eksperimenteve të guximshme, kemi riciklim përvoje. Në vend të befasive, kemi një galeri të njohur që lëviz nga një ministri te tjetra si lojtarët e futbollit ditën e fundit të merkatos,” shkroi Dervishi në profilin e tij në Facebook.

Dervishi thotë më tej se pavarësisht se ka 12 vite në pushtet, qeverisja e Edi Ramës përballet me të njëjtat sfida që kishte në vitin 2013, ndërsa shpall ambicien për një pushtet afatgjatë.

“Qeveria Rama 4 nuk është qeveria e surprizave, as e eksperimentit. Është qeveria e vazhdimësisë, e një pushteti që synon të zgjatet deri në mesin e shekullit,” shkruan Dervishi, duke ngritur pyetjen se “kur premtimet e 2013 ende nuk janë mbyllur, a do të mbijetojë durimi i shqiptarëve deri në 2050?”

/BIRN

Etiketa: Edi RamafasadeMINISTRAndryshimeqeveriaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria me një ministër robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi

22:46 : 11/09/2025
AKTUALITET

Emërimet e ministrave të rinj, Lubonja: Kriteri i Ramës, ‘kush është më i binduri’!

22:09 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Ditën që u ngrit Bela, u noterizua vdekja e Veliajt”/ Bushati: Kryebashkiaku në burg me urdhër të Ramës

22:03 : 11/09/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Kabineti i Ramës, një tufë papagajsh, sekretarë të bindur e pa profil politik

22:00 : 11/09/2025
AKTUALITET

Bardhi: Balluku kërcënon me një grup të fuqishëm kriminal Ramën dhe SPAK-un

21:33 : 11/09/2025
Para

35 mijë $ për kalimin ilegal/ Pranga tre personave që dërgonin shqiptarë në SHBA e Kanada (Emrat)

TË GJITHA

Horoskopi/ Ky është parashikimi i yjeve për ditën e premte, 12 shtator 2025

22:58 : 11/09/2025

Shehaj: Kandidati jopolitik, e vetmja mundësi që opozita të fitojë në Bashkinë e Tiranës

22:56 : 11/09/2025

Shqipëria me një ministër robot/ Reuters: Rama nuk sqaroi rreziqet nga manipulimi

22:46 : 11/09/2025

Arrestimi i Veliajt/ Kristaq Kume: Këshilli Bashkiak nuk e kreu detyrën e tij sipas ligjit

22:33 : 11/09/2025

Polonia dislokon 40,000 trupa në kufirin me Bjellorusinë dhe Rusinë

22:29 : 11/09/2025

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025

Emërimet e ministrave të rinj, Lubonja: Kriteri i Ramës, ‘kush është më i binduri’!

22:09 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com