• Kontakt
Wednesday, September 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“35 € ilaçi për rrobat, do plasë morri dhe zgjebja”/ Berisha: Paga e Dumanit, 15 herë më e lartë se minimalja

14:28 : 03/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE, VIDEO

Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, Sali Berisha ka folur për të dhëna e Institutit Europian të Statistikave, Eurostat, ku Shqipëria rezulton e fundit në Europë për pagën minimale, ndërkohë sa i përket rajonit është rreth 34% më e ulët sesa mesatarja.

Berisha theksoi se rroga minimale ka mbetur aty ku ishte, duke mos u rritur që nga viti 2023, ndërsa çmimet e produkteve të përditshme, si ilaçet për larje dhe djathi, janë dy deri tre herë më të shtrenjta se në vendet e tjera.

Ai paralajmëroi se kjo situatë mund të shkaktojë pasoja serioze shëndetësore dhe higjienike për qytetarët, duke e krahasuar krizën me epideminë e zgjebës në vitin 1992. Sipas tij, qeveria duhet të ndërmarrë veprime urgjente për të rritur pagat dhe për të përballuar kostot e larta të jetesës.

Ai përmendi dhe diferencën mes pagave të zyrtarëve të lartë dher qytetarëve të thjeshtë, ku tha se kreu i SPAK, Altin Dumani, e ka rrogën 7 mijë euro, pra 15 herë më të lartë.

Sali Berisha: Eurostat jep lajmin damkosës për ekipin drejtues të narkoshtetit shqiptar. Shqipëria është sot vendi me hendekun më të madh midis rrogave maksimale dhe rrogës minimale të qytetarëve shqiptarë. Eurostat konstaton se rroga minimale në Shqipëri nga viti 2023 gjer sot ka mbetur aty ku ishte, 408 euro. Ndërkohë rroga maksimale në Shqipëri, paga neto e Altin Troplinit është 7 mijë euro. Është 15 herë më e madhe se paga minimale. Ndërkohë që rroga minimale nga viti 2023, siç deklaron Eurostat, është gjithsej 408 euro, rrogat e larta janë rritur me 30-40 përqind. A mund të imagjinoni ju që Edi Rama përcaktoi pension minimal për veten e tij, pensionin 4 mijë euro. Përcaktoi pra pension 10 rroga minimale. E imagjinoni ju se çfarë pashpirtësie dhe amoraliteti i plotë. Para jush me dhjetëra e dhjetëra herë kam denoncuar hendekun e madh midis rrogave minimale dhe rrogave maksimale. Ky hendek në Shqipëri është ndër më të thellët në botë. Në Europë po e po, por në botë. E thashë, Altin Troplini merr sa 15 rroga minimale. Imagjinoni ju një punëtore të thjeshtë në SKAP, e cila rrit tre fëmijë, katër fëmijë, dhe bosi Troplini merr 15 herë më shumë se ajo. Këto janë parime çnjerëzore të përcaktimit të pagave. Por prisni, ka edhe tjetrën. Kjo tabelë, ky grafik, çfarë tregon? Tregon se ndër të gjitha vendet evropiane, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët. Ndërkohë që Shqipëria ka pagën maksimale, asnjë njeri në Ballkan, asnjë president, asnjë kryeministër, asnjë gjykatës, asnjë prokuror nuk merr rrogën e Altin Troplinit. Jo, nuk i merr 7 mijë euro. Rroga 7 mijë euro nuk njihet në Ballkan. Por ku është problemi tjetër? Në qoftë se nga viti 2023 në vitin 2025, rroga minimale nuk janë rritur, thotë Eurostat- mos dëgjoni gënjeshtrat e Edi Ramës dhe INSTAT-it të Edi Ramës- nuk janë rritur thotë, çmimet janë stratosferike. Pyesni ju një amvisë, shkon dhe blen ilaçin për lavatriçe 35 euro pakon, në një kohë kur në Gjermani DASH shitet me 17-18 euro. Shkoni blini djathin. Jo, pse mora këtë, ju garantoj se me këto çmime, do plasë morri në të katër anët e vendit. Dhe zgjebja. Kush është ai që mund të lajë? Kjo është një çmenduri mo. Në qoftë se ti e shet ilaçin larës me 35 euro… Domethënë, çfarë do hanë njerëzit nëse blejnë në këtë mënyrë.

Lexo edhe:

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

Jo, nuk e dini ju këtë. Kthehemi në vitin 1992. Shqipëria përjetoi epideminë e zgjebes në mbarë vendin. Nuk mund ta blejë ai më. 35 euro për një DASH pluhur. Shikoni djathin, e keni tre herë më shtrenjtë se në SHBA. E keni dy herë e gjysmë më shtrenjtë se në Greqi. Po këto janë gjërat më elementare. Pra, rroga minimale mbetet ajo, në një kohë kur të gjitha mjetet e higjienës, të gjitha produktet ushqimore rriten mbi mesataret e çmimeve në BE. Kjo është e vërteta.

Narko-eurot e shkatërruan ekonominë dhe godasin shumë rëndë ekonominë familjare, krijojnë shpunësim masiv dhe qeveria, Edi Rama mendon se si të pasurohet çdo muaj edhe më shumë. E kam treguar njëherë, do e tregoj edhe 100 herë, atë që më tha pak vite më parë një ambasador i shquar i SHBA në Vjenë. Pati një takim këtu me një zyrtar shumë të lartë, e pyeta se si t’u duk ai në atë takim: ç’të të them, më tha, kam pasur klientë, jo një, por disa, që kishin vjedhur nga një miliard, por nuk ishte asnjëri prej tyre që nuk donte të vidhte miliardin e dytë. Se problemi është sa më shumë të vjedhësh, aq më shumë të shtohet oreksi për të vjedhur. Kjo është. A e morët vesh ju sa rriten pensionet në tetor? 3 mijë gjer në 6 mijë lekë. Kaq është rritja. Për vete ka vënë ligjin, kryeministri e ka pensionin 4 mijë euro. Presidenti e ka 3500 euro. Por problemi është i tmerrshëm, problemi është tek këta njerëz, sepse kjo nuk shpreh vetëm rrogën minimale të sektorit shtetëror, kjo shpreh rrogën minimale të shtetit, të vendit, se kur qeveria rri me një rrogë të tillë minimale, sipërmarrësi rri dhe rri. Programi ynë ishte shumë i qartë, ishte i menjëhershëm. A e dini ju sa është diferenca e rrogës minimale me rrogën minimale në vendet e Ballkanit? Rroga minimale në Shqipëri është 34 përqind më e ulët se në vendet e Ballkanit. Maqedonia e Veriut e ka 584 euro, Serbia e ka 618 euro, Mali i Zi e ka 670 euro. Pra çdo punonjës në Malin e Zi merr 262 euro më shumë se në Shqipëri si rrogë minimale. Çfarë ka Mali i Zi? As një të dhjetën e pasurive që ka Shqipëria.

Asnjë prej këtyre vendeve nuk e kanë. Por kanë një gjë, që nuk vidhen. Qeveritë e tyre janë si janë, me shumë problematika, por nuk vjedhin popullin e tyre siç vjedh Edi Rama me Lubinë. Urdhëroni. Vodhën 50 milionë tunelin e Llogarasë, tani duan të vjedhin 60 milionë në aeroportin e Vlorës. Nuk kanë të ndalur në asgjë. Shqiptarët nuk kanë pse të pranojnë të jenë më të keqpaguarit në Europë. Shqiptarët nuk kanë kurrë pse të pranojnë këtë qëndrim prej shpirtkazme të qeveritarëve që përcaktojnë për vete rrogat më të larta në Europë në raport me rrogat e ulëta.

Etiketa: Berishaçmimetpagapaga minimalerrogatSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë, 34% më pak se mesatarja e rajonit

07:58 : 03/09/2025
AKTUALITET

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

14:40 : 02/09/2025
AKTUALITET

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

13:41 : 01/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

Berisha: Linda ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t, Daniel Shima u rrëmbye e u torturua për 4 orë

11:33 : 01/09/2025
AKTUALITET

“KLGJ e mbron me urdhër politik”/ Berisha: Irena Gjoka e ka vendin në burg, por e mban në detyrë Rama

10:57 : 01/09/2025
Lajmet e Dites

“A dini gjë ku është?”/ Berisha: Endri Fuga është arratisur, pas dëshmisë në SPAK!

10:37 : 01/09/2025
Para

Dy adoleshentë qëllojnë me armë zjarri ndaj një 27-vjeçari në Krujë, shpallen në kërkim

TË GJITHA

26-vjeçarja nuk pranoi një ‘treshe’, ish-ylli i Chelseat e kërcënon: Mund të të zhduk!

19:39 : 03/09/2025

Deklarata e Ramës në Bled, sinkron me ‘Rendin e Ri Botëror’ të Pekinit!

19:30 : 03/09/2025

Itali/ 30-vjeçarja bie nga kati i 6-të pas sherrit me partnerin, autopsia zbulon shenja dhu*e

19:23 : 03/09/2025

“I gatshëm të takohem me Zelenskyyn në Moskë”/ Ukraina: Propozimi i Putin i papranueshëm

19:18 : 03/09/2025

Rama “mori” edhe ujin

19:05 : 03/09/2025

Trump paralajmëron Putinin: Do të ketë pasoja nëse nuk respektohen interesat e SHBA për Ukrainën

19:00 : 03/09/2025

Çekia forcon ushtrinë, blen 44 tanke Leopard nga Gjermania

18:51 : 03/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com