• Kontakt
Monday, September 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

13:41 : 01/09/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët nga selia blu, i ka bërë thirrje FBI-së amerikane që të hetojë fluturimet e kryeministrit Edi Rama dhe të djalit të George Soros, Alex Soros.

Lideri demokrat ngriti dyshime mbi natyrën e udhëtimeve të tyre dhe pretendoi se ato mund të fshehin veprimtari kriminale. Sipas tij, Soros vinte çdo 2-3 javë me avionë të veçantë në Shqipëri.

Berisha shtoi se Edi Rama në 140 fluturimet e tij, ka transportuar valixhe diplomatike më shumë se të gjithë qeveritë evropiane në dy vite. Sipas tij, në valixhet diplomatike të Edi Ramës janë transportuar para dhe drogë.

Sali Berisha: Bëhet një javë plot që presidenti i SHBA, Donald Trump, shpalli Xhorxh Sorosin dhe djalin e tij, ekstremist të majtë, Aleksis Soros, si organizatë kriminale në SHBA, që duhet të hetohen në përputhje me aktin ligjor RICO. Kjo ngjarje, në pamje të parë, ngjarje e politikës së brendshme të SHBA, por në të vërtetë një ngjarje me rrezatim të fuqishëm botëror sepse rrjeti i Xhorxh Sorosit ka qenë rrjeti më botëror politik gjer sot. Në rrjetin botëror të Xhorxh Sorosit, fener ndriçues i sorosizmit në Europë ishte dhe u bë Shqipëria e Edi Ramës.

Edi Rama personalisht me vëllanë e tij, me ish-gruan dhe bashkëshorten aktuale, është përfituesi më kryesor material i miliona e miliona parave të këtij fondacioni, i cili ka arritur të grabisë në mënyrë të ndryshme paratë e taksapaguesve amerikanë. Në vitin 2013, fondacioni i Xhorxh Sorosit në Shqipëri harton një dokument sekret, tani imagjinoni, mafioz ë, në një vend përpilon dokumentin sekret mbi Shqipërinë e ardhshme. Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte:

Lexo edhe:

Koka: Rama dhe Soros mbajnë Shqipërinë jashtë BE-së, integrimi një iluzion

Rama synon Shqipërinë pa para cash/ Ekspertët: Plan jorealist dhe i rrezikshëm

1-Reformën konstitucionale apo kazmën konstitucionale.
2-Reformën e drejtësisë.
3-Reformën zgjedhore.

Dokumenti sekret i Xhorxh Sorosit parashikonte konsolidimin dhe përjetësimin e narkoshtetit të Edi Ramës, e narkoregjimit të Edi Ramës në Shqipëri. Ndryshimet kushtetuese, reforma zgjedhore, truri i kësaj reforme përbëhej 100 përqind nga bashkëpunëtorët e fondacionit të Sorosit. U mobilizuan presione të jashtëzakonshme që një reformë shkatërrimtare për sistemin e drejtësisë t’u imponohej shqiptarëve. Xhorxh Soros është kryespekulanti i planetit që lobonte në OKB për të ndërprerë luftën kundër drogërave me rezolutë në OKB. Pra, midis ndërtimit të narkoshtetit në Shqipëri dhe qëndrimeve pajtuese me drogën të Xhorxh Sorosit është një linjë politike e qartë. Institucionet e Shqipërisë u vunë që të gjitha nën kontroll të drogës dhe narkoshtetit.

Vetëm pak vite më parë, Delina Fico do merrte nga fondacioni apo instituti East-Ëest, 10 milionë euro të taksapaguesve amerikanë. Edi Rama nuk flet asnjë fjalë. Edi Rama hesht si fija e barit. Edi Rama hesht si hija e varrit. Në qoftë se në rastin McGonigal, deklaroi se ishte krenar me miqësinë me armikun e egër të lirisë dhe vlerave të kombit amerikan, njeriu që si hienë kalonte nga një zyrë në tjetër duke shpifur se presidenti Trump është aset i zbulimeve ruse, ky ishte një mik i shquar për Edi Ramën dhe pavarësisht se Edi Rama i dha atij 225 mijë dollarë me këshilltarin e vet Agron Neza dhe ia dërgoi me Dorian Duçkën, Altin Troplini nuk ka asnjë qëndrim, asnjë hetim për bashkëkriminelin me McGonigalin, Edi Ramën.

Përsëri Edi Rama nuk ndjehet, por ka një moment tjetër që unë prapë do ta shtroj këtu. Vizitori më i shpeshtë i huaj në Shqipëri gjatë këtyre viteve ka qenë Aleksandër Soros. Vizitat e tij çdo dy-tre javë tek vëllezërit e tij Rama-Veliaj me avionë të veçantë kanë lënë dyshime të shumta. Për Edi Ramën është thënë se në 140 fluturimet e tij, ai ka transportuar valixhe diplomatike më shumë se të gjithë qeveritë evropiane në dy vite. Është thënë se në valixhet diplomatike të Edi Ramës janë transportuar para dhe drogë. Çfarë është transportuar çdo dy javë me çarterin e Aleks Sorosit? Unë i bëj thirrje FBI-së të hetojë me hollësi të gjitha udhëtimet e çarterit të Edi Ramës dhe të gjitha udhëtimet e çarterit të Aleks Soros për të kuptuar të gjithë dimensionin e veprimtarisë kriminale të këtyre delinkuentëve ndërkombëtarë, Garantoj Edi Ramën se PD do bëjë gjithçka për desorosizimin e këtij vendi, për të nxjerrë Shqipërinë nga narkoshtet, republikë e Xhorxh Sorosit, në një republikë të ligjit, qytetarëve të saj.

Etiketa: BerishaEdi RamaFBIRamaSali BerishaSorosudhetimevalixhe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Koka: Rama dhe Soros mbajnë Shqipërinë jashtë BE-së, integrimi një iluzion

19:40 : 01/09/2025
AKTUALITET

Rama synon Shqipërinë pa para cash/ Ekspertët: Plan jorealist dhe i rrezikshëm

19:01 : 01/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria në rrugën drejt BE-së? Realiteti përtej optimizmit të Komisioneres Kos

17:26 : 01/09/2025
AKTUALITET

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

15:58 : 01/09/2025
AKTUALITET

Negociatat me BE-në, Rama: Nuk ka vend për nxitim, por në fund do “martohemi”

15:15 : 01/09/2025
Screenshot
AKTUALITET

Berisha: Linda ndërhyn rëndom në tenderat e AKSHI-t, Daniel Shima u rrëmbye e u torturua për 4 orë

11:33 : 01/09/2025
Para

Berisha: Kartelet po përleshen se kush do marrë ministrin e Brendshëm, Troplinët duan Vlora Hysenin

TË GJITHA

Tirana gjen zëvendësuesin e Ernest, ish-sulmuesi i Partizanit vishet bardheblu

21:41 : 01/09/2025

‘Ndaloni vrasjet e gazetarëve’/ Organizatat mediatike bashkohen kundër sulmeve në Gaza

21:32 : 01/09/2025

Ten Hag reagon pas shkarkimit nga Leverkusen, tregon çfarë nuk shkoi mirë te klubi i Bundesligës

21:31 : 01/09/2025

Dh*nohet turisti austriak në Durrës, procedohen dy 17-vjeçarë

21:10 : 01/09/2025

La Shqipërinë për Zvicrën, Bajrami zhduk komentet nga rrjetet sociale pas kritikave

21:08 : 01/09/2025

Banorët e fshatit Dritas në Tiranë tre ditë pa energji: OSHEE na lë në terr!

20:50 : 01/09/2025

“Dita Real Estate” mashtron qytetaren, pasi la 2.8 mln lekë kapar, apartamenti rezulton i shitur

20:49 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com