• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti “ulëritës” i Deklarimit të Pasurive: Në Shqipëri, zero konflikt interesi. Vetëm 1 kallëzim në SPAK

11:00 : 10/08/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka një staf prej 40 inspektorësh e ndihmës-inspektorësh, të cilët kanë për detyrë verifikimin e “xhepave” të zyrtarëve të lartë; ka një buxhet vjetor rreth 2.5 milionë euro dhe një administratë mbështetëse, që arrin në mbi 70 rrogëtarë shtetërorë me paga të konsiderueshme.

E, pas këtyre benefitive, institucioni i drejtuar prej disa vitesh nga Evgjeni Bashari “mburret” në raportin vjetor për vitin 2024 se…ka arritur të referojë rastin e një personi pranë Prokurorisë së Posaçme.

Pra, një vit punë dhe rroga të majme, për të zbuluar vetëm një rast zyrtari (ose ish-zyrtari) me probleme me pasurinë që është subjekt i SPAK-ut (zyrtar i nivelit nga kryetar bashkie e lart).

Kjo e dhënë gjendet në dokumentin mbi aktivitetin institucional për vitin e kaluar, që ka dorëzuar Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) në Parlament.

Lexo edhe:

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

“Për periudhën raportuese janë paraqitur në total 23 raste referimesh penale dhe referime të tjera, prej të cilave, një rast është referuar pranë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)”, thuhet në Raportin Vjetor 2024.

Në foto: Pjesë nga Raporti Vjetor 2024 i ILDKPKI

Ky paragraf është i mjaftueshëm për të kuptuar se ILDKPKI, për të gjithë vitin 2024, ka bërë 23 referime në total, por që jo të gjithë janë çështje për në Prokurori, pasi përmendet shprehja ‘referime penale dhe të tjera”. Por, edhe sikur të ishin të gjitha referime penale, është sërish ILDKPKI që saktëson se “një rast është referuar në SPAK”, çfarë lë të kuptohet se në aktivitetin një-vjeçar kanë arritur me sukses të zbulojnë një rast të vetëm.

Nëse merren të mirëqena statistikat e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, Shqipëria mund të konkurojë denjësisht për nivelin minimal të korrupsionit me shtete si Finlanda e Norvegjia, të cilat mbajnë primatin e renditjes botërore për administratë dhe zyrtarë të pastër.

Në fakt, gjendja, siç duhet ta dijë edhe vetë institucioni i Deklarimit të Pasurive, nuk është rozë. Madje, është aq e errët, sa Prokuroria e Posaçme, mjafton të ketë vullnetin, dhe nuk del asnjëherë bosh në evidentimin e korrupsionit nga maja e piramidës shtetërore e deri tek hallka më e fundit administrative.

Por, struktura që duhet të verifikojë pasuritë e zyrtarëve të lartë shtetërorë, që nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, kryetarët e bashkive e drejtorët e mëdhenj shtetërorë, thotë se nuk ka gjetur probleme të tilla. A janë për t’u besuar këto rezultate?

Zero konflikt interesi

Por, nëse shifrat e referimeve në Prokurori janë fare minimale, numri i rasteve të konfliktit të interesit të evidentuar nga ky institucion përgjatë një viti janë “ulëritëse”- ZERO.

Emërtesa e plotë e institucionit është Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Ligji e parashikon këtë strukturë si agjencia kryesore përgjegjëse për evidentimin, parandalimin dhe penalizimin e konfliktit të interesave në çdo rang të administratës publike.

Në Raportin Vjetor për vitin 2024, kryeinspektorja Evgjeni Bashari jo vetëm që nuk përmend ndonjë situatë të zgjidhur konflikti interesash, por as nuk e përmend aspak këtë term në dokumentin prej 39 faqesh të dorëzuar në Parlamentin e Shqipërisë për aktivitetin institucional.

Në foto: Kryeinspektorja e Deklarimit të Pasurive, Evgjeni Bashari

Shqipëria, gjatë vitit 2024, por edhe më parë, është njohur me raste flagrante të konfliktit të interesave. Afera “5D” e Bashkisë së Tiranës provoi se drejtorët më të rëndësishëm të këtij institucioni shpallnin kompanitë e tyre fituese të tenderave që zhvillonin vetë.

Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese u përfshinë në një “luftë” të gjatë, gati 2-vjeçar, për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka, pasi ajo u kap “në flagrancë” në kushtet e konfliktit të interesit, kur bashkëshorti i saj, ish-deputeti dhe biznesmeni Artan Gaçi, u shpall “investitor strategjik” nga qeveria, ku gruaja e tij ishte pjesë.

Investigimet mediatike kanë konfirmuar se vëllezërit, motrat, baballararët, kunetërit e kunatat e thuajse çdo zyrtari të lartë shtetërorë e drejtorësh të rëndësishëm, janë pronarë të kompanive private që fitojnë tendera në institucionet ku familjarët e tyre ushtrojnë funksionet.

Fëmijët e kryetarëve të bashkisë apo rrethi i tyre i afërt familjar është raportuar se fitojnë tendera, licensa e “dhurata dhe favore” të tjera në konflikt interesi.

Por, vetëm për instituconin përgjegjës, pra për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, në administratën shtetërore nuk ka “konflikt interesi”.

ILDKP fitoi kullë nga Rama

Megjithatë, gjatë vitit 2024 dhe në fillim të vitit 2025, ILDKPKI arriti një fitore shumë të madhe institucionale. Në shenjë vlerësimi për “pasivitetin ekstrem” të treguar në përmbushjen e funksioneve të saj, kryeministri Edi Rama i bëri një dhuratë të shtrenjtë. E bëri institucionin me kullë.

“Boldnews.al” ka raportuar mw herwt se Kwshilli i Rregullimit tw Territorit (KKT), i drejtuar nga Edi Rama, miratoi nw Shkurt tw vitit 2025 vendimin nr. 8, me objekt: “Miratimin e lejes së ndërtimit për ‘rikonstruksionin dhe shtesë 1 kat mbi objektin ekzistues 6 kat, shtesë anësore 7 kate me 1 kat nëntokë, i godinës së ILDKPKI”.

Ndërtesa ekzistuese e institucionit gjendet në rrugën “Reshit Çollaku”, thuajse në qendër të Tiranës, e rrethuar nga Gjykata e Lartë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Postës Shqiptare.

Në foto: Projekti i miratuar nga Edi Rama për “kullën” e ILDKPKI

Vendi është strategjik dhe tepër i lakmuar për zyrtarë shtetërorë. Por, duket se stafi i ILDKPKI-së nuk ka qenë shumë i kënaqur me kushtet e zyrave, edhe pse ato janë ndërtuar vetëm pak vite më parë.

“Shërbimi” me heshtje që i kanë ofruar qeverisë, natyrisht, do të donte shpërblimin e vetë. Për ato institucione, të cilat ligji i konsideron si “të pavarura”, por që tregohen shumë “dashamirëse” me pushtetin e tij, kryeministri Rama tregohet i pakursyer.

Godina aktuale e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive është e përbërë nga dy pjesë. Njëra, më e ulta, ka qenë një ndërtesë e vjetër, 4-katëshe, e rikonstruktuar tërësisht në vitet 2004-2005. Gjatë këtij rikonstruksioni, godinës ekzistuese iu shtua edhe një ndërtesë e re, 6 kate, duke krijuar një kompleks sa interesant, aq edhe funksional për stafin e institucionit.

Por, duket se kaq nuk ka mjaftuar. Njerëzit që duhet të verifikojnë pasuritë e zyrtarëve të lartë duhet të ndihen akoma më komod në zyrat e tyre.

Për këtë mendoi kryeministri Rama, i cili, krahas lejes së ndërtimit, miratoi nëpërmjet maxhorancës së tij parlamentare edhe fondin prej më shumë se 1.8 miliardë lekë të vjetra (ose 1.8 milionë euro), për rikonstruksionin e godinës.

Në letra shënohet “rikonstruksion”, por në fakt bëhet fjalë për një ndërtim tërësisht të ri, me 7 kate mbi tokë.

LEXO EDHE:

Manovrat Sadushi-ILDKP/ “Problemet teknike” përdoren për bllokimin e garës për Kushtetuese

Rama shpall “investitor strategjik” edhe ILDKP, i jep 1.8 mln euro për kullë në qendër të Tiranës

Ola Xama: ILDKPKI më mirë të mbyllet, është kthyer në një institucion parazit

Etiketa: akllezimEvgjeni BashariILDKPKIkonflikt interesiraportispakzero

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
Para

Stefano Boeri nën akuza për korrupsion në Itali/ PD: Në Shqipëri miqtë e Ramës përjashtohen nga hetimet

TË GJITHA

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom