• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dështimi i SPAK-ut, vetëm dy procedime për përdorimin e administratës në zgjedhje

16:55 : 29/07/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Sebi Alla

Dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare dhe një morie të madhe akuzash dhe ankesash nga partitë opozitare, Prokuroria Speciale SPAK vijon hetimet për 39 procedime penale për krime zgjedhore, ndërsa për katër prej tyre kanë përfunduar hetimet, duke e çuar në 43 numrin total të dosjeve të hapura. SPAK tha për Faktoje se vetëm dy janë procedime për akuzën e përdorimit të funksionit publik për qëllime politike.

“Një procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike) dhe një procedim është regjistruar për të dy nenet, respektivisht nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenit 248 (shpërdorimi i detyrës)” thotë SPAK.

Ndërsa në lidhje me hetimet e mundshme pas rinumërimit të kutive të votimit në Qarkun Fier, ku u konstatua devijim i konsiderueshëm votash drejt kandidatëve të listave të hapura, shprehet se: “SPAK nuk ka regjistruar procedim penal kryesisht për këtë çështje deri më tani”.

Dy procedime për një “mal” problemesh

Lexo edhe:

Dosja/ Ajola Xoxa mashtroi dhe ambasadën italiane! Emri i kuratorit italianit në fatura fiktive

Manipulimi i mediave/ Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer

Përdorimi i administratës publike për qëllime elektorale ishte edhe një nga shqetësimet kryesore që ngrihet në raportet e OSBE-ODIHR.

“Keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe fushata brenda institucioneve publike është i ndaluar, por shqetësimet vazhdojnë për presionin ndaj nëpunësve civilë, ndikimin e padrejtë mbi votuesit dhe keqpërdorimin e aseteve publike”, konstatonte raporti përgjatë fushatës.

Ndërsa pas përfundimit të procesit, në përmbledhje të problematikave, OSBE-ODIHR theksoi: “Presioni ndaj nëpunësve civilë, përdorimi i burimeve shtetërore, falja e gjobave dhe skemat elektorale në momentet e fundit u raportuan gjerësisht nga vëzhguesit dhe përbëjnë një avantazh të padrejtë për partinë në pushtet”.

Po ashtu edhe partitë opozitare, veçanërisht PD akuzoi dhe denoncoi disa raste të përdorimit të administratës dhe aseteve shtetërore në fushatë. Megjithatë, por për këtë akuzë ka vetëm dy procedime penale të pranuara nga Prokuroria Speciale (SPAK).

Administratë në fushatë

Hetimet nga SPAK janë ende në fazën paraprake dhe nuk ka një vendimmarrje sesi do të procedohet. Në nenin 328/a thuhet: “Detyrimi i shtetasve nën varësi administrative, kundër vullnetit të tyre apo nën kanosjen e përdorimit të masave administrative, për të marrë pjesë në veprimtari zgjedhore të një subjekti zgjedhor përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Detyrimi apo organizimi për të marrë pjesë në veprimtari elektorale të një subjekti zgjedhor i nxënësve të arsimit parauniversitar nga punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore në arsimin publik, ose detyrë a funksion në arsimin jopublik, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tre muaj gjer në një vit”.

SPAK nuk bën me dije se kush janë dy rastet specifike dhe në cilin qark të përdorimit të administratës publike përgjatë fushatës për të cilin ka ngritur edhe akuzat.

Policisë iu pranuan më shumë

“Gjatë periudhës së raportimit, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka administruar 193 materiale kallëzuese që lidhen me dyshimet për krime zgjedhore. 43 prej tyre janë regjistruar si procedime/hetime penale, pra kanë kaluar në fazën e hetimit”, thuhet për Faktoje.al në qëndrimin zyrtar të SPAK.

Ajo që konstatohet është se në total ka pasur 193 referime për dyshimin e krimeve zgjedhore në SPAK, por 150 janë refuzuar të regjistrohen dhe vetëm 43 janë pranuar dhe nisur procedimi penal. Nga 43 dosje të hapura, peshën më të madhe të denoncimeve e mban Policia e Shtetit, me 22 procedime, ndërsa 9 kanë nisur kryesisht nga vetë SPAK dhe pjesa tjetër është e shpërndarë nga shtetas të ndryshëm ose të referuar nga prokuroritë e rretheve. SPAK ka pranuar dhe nisur hetime për vetëm katër kallëzime të bëra nga subjektet politike, garuese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Akuza që dominon ka të bëjë me korrupsionin aktiv. “35 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje)”, thotë SPAK.

Përfundimi

Vetë kreu i SPAK Altin Dumani prezantoi tre muaj parë zgjedhjeve “Task Forcën” për parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Në 12 qarqe të vendit funksionoi një zyrë drejtuese me prokurorë të SPAK të cilët bashkërendonin punën me oficerë të BKH-së.

Pavarësisht akuzave, denoncimeve të shumta dhe raporteve ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve deri më tani ka vetëm katër të arrestuar dhe proceduar për krime zgjedhore, dy në Kukës, një në Fier dhe një në Lushnje. Ndonëse për një pjesë të dosjeve hetimet vijojnë, rezultatet mund të cilësohen të ngadalta në krahasim me pritshmëritë, por edhe denoncimeve të publikuara.

/Faktoje

Etiketa: administrataburime shteterorehetimeKrimet zgjedhoreosbe/odihrperdorimiprcedimespakzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja/ Ajola Xoxa mashtroi dhe ambasadën italiane! Emri i kuratorit italianit në fatura fiktive

16:26 : 30/07/2025
AKTUALITET

Manipulimi i mediave/ Kur Veliajt i kthehet kundër ‘përbindshi’ që ka ushqyer

15:56 : 30/07/2025
BOTA

Presidentja e Moldavisë: Rusia po përgatit një “ndërhyrje të paprecedentë” në zgjedhjet e vjeshtës

15:41 : 30/07/2025
AKTUALITET

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK, GJKKO rrëzon rekursin e Zambak Gjonit dhe Arnold Rrokajt

15:15 : 30/07/2025
AKTUALITET

Nën akuzë pronarët e 8 “Exchange” në Elbasan, sekuestrohen 540 mijë euro dhe dy armë

12:28 : 30/07/2025
AKTUALITET

Veliaj nga qelia: Jam viktimë e një persekutimi politik dhe vetting-u të paprecedentë. 7 pyetje SPAK-ut

11:52 : 30/07/2025
Para

Probleme me pasurinë dhe udhëtime me kriminelë/ Shkarkohet nga detyra motra e Ermonela Felajt

TË GJITHA

PSG-Tottenham/ Portugezi Joao Pinheiro do të gjykojë finalen Superkupës së Europës

22:41 : 30/07/2025

Tirana e Edi Ramës, një shkretëtirë me kulla dhe ngjyra

22:36 : 30/07/2025

Karamuço: Ja kush janë shërbimet më të fuqishme sekrete të huaja në Tiranë

22:31 : 30/07/2025

Zjarri në Shpirag lë pasoja të rënda, banorët kërkojnë përgjegjësi për dëmet

22:19 : 30/07/2025

PSG ofron 80 milionë euro për 20-vjeçarin e Barcelonës, “fiksimi” i Luis Enrique

22:09 : 30/07/2025

Xhepat bosh, bankat plot/ Paradoksi shqiptar i kursimeve. Të kujt janë paratë?

22:05 : 30/07/2025

Shqiptarët nderojnë Maqedoninë e Veriut, Shkëndija siguron minimalisht grupet e Conference League

21:53 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com