• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka marrë të pandehur 28 persona, përfshirë pedagogë, staf akademik dhe biznesmenë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorim detyre”.

Të pandehur janë marrë edhe administratori i UBT-së, Edmond Tërthorja, si dhe dy zëvendësrektorët Romina Koto dhe Ilir Kapaj, teksa i ka shpëtuar hetimit rektori Fatbardh Sallaku.

Ilir Kapaj është bashkëshorti i zëvendësministres së Ministrisë së Arsimit, Ana Kapaj, e cila pavarësisht se bashkëshorti iu akuzua për abuzimet me tenderat dhe tashmë iu mor i pandehur, ajo vazhdon të jetë ende në detyrë

Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës akuzohen se kanë kryer shkelje në 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022 nga ky universitet, me një vlerë të prokurimit prej 90 milion lekë të reja (900 milion lekë të vjetra). Nga përgjimet i bisedave telefonike të zyrtarëve të UBT-së dhe dokumentacioni i administruar, rezulton se tenderat janë zhvilluar me kritere të manipuluara në bashkëpunim me operatorë ekonomikë të paracaktuar.

Lexo edhe:

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

Sipas SPAK, zyrtarët e UBT-së kanë favorizuar dhe krijuan kushte në shpalljen fitues në 9 tendera të operatorëve ekonomik “Krijon”sh.p.k që zotërohet nga Piro Zoga, 70 % të aksioneve dhe Fotion Zoga, 30 % e aksioneve, “Zero Group” sh.p.k që zotërohet nga Arnold Kryeziu, me 100% të aksioneve dhe “Malvina Visoka PF” që zotërohet nga vetë Malvina Visoka.

Më konkretisht, të pandehur janë marrë zyrtarët e mëposhtëm.

  1. Edmond Tërthorja, administratori i UBT-së, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim
  2. Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT-së, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim
  3. Mehmet Qoshja, –  drejtor i prokurimeve, , si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim
  4. Altin Murto,  – Drejtor i fondeve, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim
  5. Piro Zoga –  Zotëruesi i operatorit ‘Krijon shpk’, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, (katër raste).
  6. Agim Sefa, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  7. Arjan Buliqi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  8. Serafin Skënderi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  9. Ilir Kusi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  10. Dritan Laçi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  11. Azem Parllaku, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  12. Artur Koleci, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  13. Radion Dhromi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  14. Blenard Spaho, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  15. Tedi Proda, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  16. Enkeleida Sallaku, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  17. Klara Jahollari, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  18. Ilir Kapaj, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  19. Erjola Kopali, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  20. Klea Lekocaj, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.
  21. Etleva Shore, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
  22. Rezearta Dervishi, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumentave”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë
  23. Romina Koto, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
  24. Bejgo Bizha, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Pesë prej tyre ndodhen në masën e sigurisë “arrest me burg, ndërsa të tjerët në masat e sigurisë “Arrest shtëpi” dhe “detytim paraqitje”.

4 biznesmenët e përfshirë në këtë aferë

  1. Piro Zoga, i kompanisë “Krijon”sh.p.k
  2.  Fotion Zoga, i kompanisë “Krijon”sh.p.k
  3. Arnold Kryeziu, i kompanisë “Zero Group” sh.p.k
  4. Malvina Visoka, i kompanisë “Malvina Visoka PF”

HETIMI I SPAK

“Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit; Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto, Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kapaj, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho, Tedi Proda, Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Etleva Shore, në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin Edmond Tërthorja, të cilët, kanë krijuar kushte dhe favorizuar në shpalljen fitues në këto procedura prokurimi, operatorët ekonomik “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit, specifikimet teknike apo termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.

Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomik fituesë; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF” kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu.

Janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit (procedura prokurorimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas janë kryer procedura prokurimi fiktive dhe marrje në dorëzim e tyre).” – thuhet në njoftimin e SPAK.

 

Etiketa: abuzimiAna KapajEdmond TërthorjaIlir KapajKrijonRomina KotospaktenderatenderatUBTuniversiteti bujqesorZero Group“Krijon”sh.p.k“Malvina Visoka PF”“Zero Group” sh.p.k

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025
AKTUALITET

Bisedat në “Sky”/ Si gënjeu Bajri shokun për vrasjen e Gjin Boriçit: Pastë dritë i shkreti

21:23 : 27/06/2025
AKTUALITET

Bleu vota për vajzën kandidate të PSD, SPAK çon për gjykim Pandeli Bozhën dhe Vladimir Lushkajn

17:14 : 27/06/2025
AKTUALITET

11 vite nga vrasja e Artan Santos/ Dosja “fle” në SPAK, askush nuk po e zbardh dot kush e vrau bankierin

16:29 : 27/06/2025
AKTUALITET

Flamur Noka tregon arysen pse u thirr në SPAK

11:32 : 27/06/2025
Para

PD: Rama po hakmarret ndaj policëve që hetuan “trenin bullgar” në Peqin

TË GJITHA

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025

“Për Kuvendin jemi të gjithë përgjegjës”, Kurti: Ofrova dy opsione kompromisi

21:29 : 28/06/2025

“NATO ka vdekur”, ish-këshilltari i Trump: Ja si duhet të reformohet

21:18 : 28/06/2025

Aksident me 3 të plagosur në Pogradec

21:02 : 28/06/2025

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash në Detroit, shoferët braktisin makinat dhe mbledhin paratë

20:54 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com