• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si ta kuptojmë konfliktin e armatosur Izrael-Iran? A kërcënohet Shqiperia

18:22 : 23/06/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE

Në një kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në biseda diplomatike me Iranin për të kërkuar ndërprerjen e programit bërthamor të këtij të fundit, Izraeli nisi një sulm të armatosur ndaj Iranit ku shënjestroi objekte bërthamore, vendndodhje ushtarake si dhe zyrtarë të lartë ushtarakë apo shkencëtarë bërthamorë.

Nisja e sulmit izraelit ndaj Iranit sipas studiuesit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm Adrian Shtuni u motivua nga disa aryse. Një prej tyre është përparimi i Iranit në krijimin e një arme bërthamore.

“Rezoluta e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike e datës 12 qershor, që shprehimisht shpalli Iranin në mospërputhje me detyrimet e tij për mospërhapjen e armëve bërthamore, në mënyre indirekte i mbështet shqetësimet e Izraelit”, argumenton Shtuni.

Në anën tjetër, qëllimi i Izraelit mund të ketë qenë edhe sabotimi i arritjes së një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit. E duke pasur parasysh mosbesimin historik që Izraeli ka, si dhe kërcënimet që Irani ka bërë duke thënë se Izraeli nuk do të zgjasë as 25 vjet, një marrëveshje e tillë nuk i jep Izraelit garanci të mjaftueshme për frenimin e programit bërthamor Iranian.

Një arsye tjetër, jo më pak e rëndësishme sipas Shtunit, është momenti i favorshëm ushtarak në rajon.

Lexo edhe:

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gaza

Shtëpia e Bardhë përgënjështron FT: Trump nuk i ka kërkuar Zelensky-t të sulmojë Moskën

“Pasi Izraeli arriti të dobsojë gjatë dy viteve të fundit masivisht kapacitetet e organizatave si Hamas, Hezbollah dhe Huthi, dhe pas rrëzimit të regjimit të Asadit në Siri, të gjitha të financuara, trajnuara, dhe armatosura nga Irani si “armë në kokë” ndaj Izraelit, e gjeti të volitshëm momentin të godasë qendrën apo bazën kryesore të rrezikut qe i kanoset prej shume kohesh.” – shprehet Adrian Shtuni, autor dhe studiues i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Mbështetja e SHBA-së

SHBA-ja synonte të zgjidhte rrezikun për armatim bërthamor të Iranit në rrugë diplomatike. Deri një ditë përpara sulmit izraelit, Trump këmbënguli se SHBA-ja “mbetet e përkushtuar ndaj një Rezolute Diplomatike.”

Por vetëm 14 orë pasi Izraeli nisi sulmin, Trump njoftoi se i kishte dhënë Iranit një afat 60 ditor për të arritur një marrëveshje dhe se ky afat kishte skaduar. Deklaratat e presidentit amerikan vijuan duke mos përjashtuar asnjë skenar, deri të 22 qershor kur bombardoi tre vendndodhje nukleare iraniane, përkatësisht Fordow, Natanz dhe Isfahan. Fordow gjendej thellë nën tokë dhe bombat Izraelite nuk kishin kapacitete ta shkaterrojë.

Adrian Shtuni shpjegon për Faktoje se për të dëmtuar tunelet e kompleksit Fordow, ku gjendeshin 2,700 centrifuga për pasurim uraniumi, u përdorën predha që njihen si Masive Ordinance Penetrator (MOPs) GBU-57 prej 13 Tonësh.

Këto predha i disponon vetëm SHBA-ja dhe mund të transportohen vetëm nga avionët bombardues stealth B-2 Spirit, që janë të pakapshëm nga radaret, dhe që po ashtu zotërohen vetëm nga SHBA.

Deri tani SHBA-ja ishte përfshirë në konflikt në funskione mbrojtëse, përmes kapaciteteve kundërajrore të aeroplanmbajteses USS Nimitz të marinës Amerikane dhe sistemeve mbrojtese THAAD që interceptojnë breshëritë e raketave balistike me të cilat Irani po godet Izraelin.

Sa i përket vijimit të ndërhyrjeve amerikane në Iran, Ledion Krisafi mendon se tashmë topi është në fushën e Iranit.

“Nëse Irani kundërpërgjigjet ndaj objektivave amerikane në lindjen e mesme, me siguri që Amerika do vazhdojë ta godasë. Nëse nuk reagon, atëherë mbetet përgjegjesi e Izraelit të vazhdojë të shkatërrojë potencialin ushtarak të Iranit siç ka bërë deri tani.” – Ledion Krisafi, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Pas sulmit amerikan drejt Iranit, ky i fundit u përbetua se do të hakmerret ndaj SHBA-së. Por Ledion Krisafi parashikon se sido që të jetë, sulmet drejt Iranit do mbeten në fushatë ajrore si nga Izraeli ashtu edhe nga amerikanët dhe nuk ka asnjë shans që të futen trupa në terren.

Deri ku shtrihet rreziku i këtij konflikti?

Studiuesi Adrian Shtuni e vlerëson rrezikun e përhapjes së konfliktit si të konsiderueshëm. Kjo për shkak të karakterit të tij bërthamor dhe rajonal.

Rrjeti i organizatave proxy si Hezbollah, Houthi, Hamas, milicitë Islamiste në Irak e Siri etj, të financuara dhe armatosura nga Irani prej dekadash, edhe pse të dobësuara gjatë viteve të fundit nga goditjet e Izraelit, mund të sulmojnë objektiva izraelite apo amerikane dhe kjo, sipas Shtunit do sillte përhapjen e konfliktit në vendet ku këto organizata operojnë si Libani, Jemeni, Siria, Irakudhe përtej.

Ish-ambasadori shqiptar në Izrael, Tonin Gjuraj nuk parashikon një përfshirje të NATO-s në konflikt.

“Nuk besoj që NATO do përfshihet në një konflikt të tillë pasi Izraeli nuk është anëtar i NATO-s. Përfshirja e Shteteve të Bashkuara e komplikon situatën në Lindjen e Mesme sepse mund të ketë pasoja të tjera por nuk mendoj se NATO do të përfshihet.” – Tonin Gjuraj, ish ambasador i Shqipërisë në SHBA 2007 – 2009 dhe rektor i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Rreziku i përhapjes së konfliktit, sipas studiuesit Shtuni, mund të marrë edhe një dimension asimetrik, që mund të manifestohet me sulme terroriste ku Garda Revolucionare e Iranit ka celula operative, duke arritur Europën, SHBA-në apo më gjerë.

“Rreziku më i lartë është për sulme kibernetike, duke pasur parasysh nivelin e ulët të rrezikshmerisë për sulmuesit. Objektivat më të mundshëm në këtë rast do të ishin sektori i energjisë dhe rrjeti i shpërndarjes së elektricitetit, ujësjellsat, institucionet financiare, infrastruktura e transportit dhe shërbimet dixhitale shtetërore.” – argumenton Shtuni.

Europa dhe Shqipëria

Situata, për Ledion Krisafin, duhet të bëhet mësim për Europën. Që të respektohesh, duhet të jesh fuqi e madhe ushtarake dhe Izraeli është shembulli më i mirë i këtij mësimi, vlerëson ai.

“Izraeli është një vend i vogël në Lindjen e Mesme por një fuqi e madhe botërore ushtarake. Nëse Evropa dëshiron të ndalojë veprimet e mëtejshme të Rusisë drejt vendeve Balltike për shembull, duhet që Evropa të shndërrohet në fuqi e madhe ushtarake dhe kjo bëhet përmes riarmatimit të shpejtë por dhe ndryshimit të mendësisë nga pacifizmi tek projektimi i forcës”, argumenton Krisafi.

Jo çdo gjë zgjidhet me diplomaci, përmbyll ai, sidomos me shtete si Irani dhe Rusia që diplomacinë e përdorin vetëm për spektakël.

Në fakt, të premten e 20 qershorit, faqja zyrtare e Bashkisë Tiranë nuk funksiononte. Shkak ishte një sulm kibernetik që sipas njoftimit në rrjetin social Telegram u bë nga grupi i hakerave iranianë Homeland Justice.

Nisur nga fakti se Shqipëria ka qenë viktimë e disa sulmeve kibernetike nga entitete të lidhura me Gardën Revolucionare të Iranit dhe si strehuese e një grupi disident Iranian, vendi duhet të shtojë vigjilencën dhe kapacitetet mbrojtëse, sidomos sa i përket infrastrukturës strategjike fizike dhe dixhitale, vlerëson Adrian Shtuni.

Përtej kësaj, fakti se Shqipëria mbështet linjën e Izraelit nuk e bën atë shënjestër të Iranit, vlerëson ish ambasadori Tonin Gjuraj.

“Nuk mendoj që Shqipëria rrezikohet nga një konflikt i tillë. Nuk besoj se është në interesin e Iranit që të hapë shumë fronte. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe gjendet nën çadrën e sigurisë së kësaj organizate”, argumenton ish ambasadori Gjuraj.

Edhe pse situata është tepër e vështirë të parashikohet, Gjuraj vlerëson se nëse Republika Islamike e Iranit do të detyrohet në javët në vijim të ulet në bisedime për një marrëveshje të re për programin bërthamor, kjo do të shënonte një arritje e madhe./ Faktoje.al

Etiketa: IranizraelLuftaSHBAShqiperia

Lajme të lidhura

BOTA

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gaza

22:21 : 15/07/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë përgënjështron FT: Trump nuk i ka kërkuar Zelensky-t të sulmojë Moskën

19:39 : 15/07/2025
BOTA

Trump: Britania do të luftonte për SHBA-në, por s’mund të them të njëjtën gjë për BE-në

16:53 : 15/07/2025
RAJONI

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump është taktikë e mirë

14:55 : 15/07/2025
BOTA

Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e afganëve nga SHBA

09:44 : 15/07/2025
BOTA

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

08:23 : 15/07/2025
Para

“Ja sa para na kërkuan për Manaj-n”, presidenti i Samsunspor: Muja dëshiron të largohet

TË GJITHA

U dëbua nga Shqipëria/ Ish-ambasadori i Iranit në Tiranë orkestroi rrëmbimin agjentit të CIA-s

22:59 : 15/07/2025

Lamtumirë Champions! Egnatia tregon limitet e futbollit shqiptar, turpërohet 5-0 në Islandë

22:57 : 15/07/2025

Tre vëllezërit Bushgjokaj nga Tropoja dhe Petrit Çakrri shpallen në kërkim për vrasjen e Renis Dobrës

22:56 : 15/07/2025

EMRI/ Tentoi t’i ikte Policisë pasi kishte kanabis, vdes në aksident 23-vjeçari shqiptar në Itali

22:50 : 15/07/2025

Shkëndija e Tetovës eliminon kampionët e Uellsit, arrin raundin e dytë të Champions-it

22:46 : 15/07/2025

Champions/ Drita arriti kualifikimin historik, në turin e dytë i pret Copenhagen

22:32 : 15/07/2025

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gaza

22:21 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com