• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të ri të BKH-së, ja shkaku

14:53 : 23/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shtyrë deri më 24 Qershor (nesër, e martë) afatin e fazës së verifikimit paraprak të 13 kandidatëve që kanë aplikuar në garën për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), pas përfundimit të mandatit të drejtueses aktuale Aida Hajnaj.

Mediat raportojnë se shkak për shtyrjen e afatit është bërë dorëzimi jo i rregullt i dokumentacionit nga shumica e kandidatëve. Mësohet se nga 13 kandidatë gjithsej, vetëm 2 prej tyre kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar për fazën e parë të përzgjedhjes.

Mes emrave në garë për kreun e BKH-së spikat ai i ish-drejtori të Përgjitshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zëvendësdrejtor i BKH-së, Joni Keta apo oficeri Mentor Cuku dhe ish-shefi i Policisë, Elton Kërluku.

Po ashtu, në garë për të marrë drejtimin e BKH-së është edhe drejtori i Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, i cili më herët ka qenë edhe drejtor i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit.

Pjesë e listës janë edhe prokurori i Tiranës Andi Pogaçe dhe ish-prokurori i Shkodrës i shkarkuar nga vetingu Astrit Halilaj. Po ashtu në garë është edhe Artur Beu, i cili garonte edhe 5 vite më parë, kur u zgjodh Aida Hajnaj. Në 2015-ën, ai shërbeu si specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare në Interpol.

Lexo edhe:

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Emrat e tjerë nga radhët e Policisë në garë për kreun e BKH-së janë Gentian Ndoi, i cili prej disa vitesh mban postin e drejtor për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe Gentjan Shehaj, ish-drejtues i Policisë së Vlorës dhe Lezhës, teksa aktualisht është drejtor i kurrikulave në Akademinë e Sigurisë.

Në garë është edhe inspektori i AMP-së, Maoricio Sheldija, apo edhe Nevrus Ndregjoni, i cili aktualisht është oficer i policisë gjyqësore në Elbasan.

E vetmja kandidate grua në garë për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit është Marinela Pilinci, e cila është oficere e Policisë Gjyqësore. Ndërkohë, Miklovan Kanani është emër i panjohur.

Pas mbylljes së aplikimeve, nisi procesi që kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit. Procesi i emërimit të drejtorit të ri do të kryehet duke kaluar në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i aseteve dhe testi i poligrafit.

Drejtueses aktuale të BKH-së, Aida Hajnajt, i përfundon mandati 5-vjeçar më 31 Gusht. Edhe pse kishte shprehur që më 28 mars interesin për një tjetër mandat, ajo u përjashtuar nga e drejta për rikandidim, pasi nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes deri më 7 maj.

13 kandidatët në garë për kreun e BKH-së janë:

  1. Andi Pogaçe
  2. Artur Beu
  3. Astrit Halilaj
  4. Elton Kërluku
  5. Gentian Ndoi
  6. Gentjan Shehaj
  7. Gledis Nano
  8. Haki Çako
  9. Joni Keta
  10. Maoricio Sheldija
  11. Marinela Pilinçi
  12. Miklovan Kanani
  13. Nevrus Ndregjoni
Etiketa: afatiBKHbyroja kombetare e hetimitJoni Ketaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Revanshi”/ SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

12:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026
AKTUALITET

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
Para

Gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin

TË GJITHA

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom