• Kontakt
Monday, June 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK mbyll sytë/ Leja e Ramës, hoteli i Visit të Pojës dhe Nadir Çaushollit vijon ndërtimin (Foto-Video)

11:10 : 23/06/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Vështirë se mund të gjendet një pushues ditor nga kryeqyteti që të mos ketë ndaluar të paktën një herë të vetme tek “Restorant Tirana”, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në Durrës.

Me një parkim të madh pa pagesë, me ushqime deti të shpejta dhe çmime relativisht të ulta, krahasuar me hotelet përreth, “Tirana” ka qenë pikë-takimi për mijëra pushues që kanë shijuar prej vitesh fundjavat e nxehta të verës në bregdetin e Adriatikut.

Në foto: Ish-bar restorant “Tirana”, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, Durrës

Prej disa muajsh, “Restorant Tirana” nuk ekziston më. Në vend të tij, tashmë ka një kantier ndërtimi, ku makineritë e rënda po hapin themelet e një hoteli të lartë.

Lexo edhe:

Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë

Pabarazia e kursimeve/ Shqiptari i zakonshëm ka vetëm 3 mijë euro në bankë

Natyrisht, nuk do të kishte asgjë të veçantë në faktin që në truallin ku gjendej restoranit një-katësh të ngrihet një godinë e lartë, në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, të shndërruar prej vitesh në kompleks betoni, ku ushtrojnë aktivitetin dhjetra e dhjetra hotele.

Por, ajo që e bën të veçantë ndërtimin më të ri tek Shkëmbi i Kavajës, janë pronarët e tij.

Hoteli i ri po ndërtohet nga kompania “Rock of Kavaja”, në pronësi të dy personazheve që kanë probleme të theksuara me ligjin.

I pari është Elvis Doçi, i njohur ndryshe edhe si Visi i Pojës, i kërkuar nga autoritetet shqiptare dhe italiane, si i dyshuar për përfshirje në organizatë kriminale që merrej me trafik narkotikësh. Visi i Pojës ka hyrë në këtë investim nëpërmjet shoqërisë në pronësi të tij, “Eldemar Construction”.

Në foto: Dokumenti identifikues i Elvis Doçit (Visi i Pojës)

Personazhi i dytë është biznesmeni i farmaceutikës, Nadir Çausholli, i cili ka hyrë në investim nëpërmjet kompanisë “CFO Pharma”. Çausholli u dënua pak javë më parë për “Manipulim tregu”. Ai u dënua me 1 vit burgim, por që, falë dashamërisë së Gjykatës së Apelit, iu konvertua në shërbim prove.

Në foto: Biznesmeni i farmaceutikëve, Nadir Çausholli

Në listën e “veçantive” të investimit “Rock of Kavaja” renditet edhe fakti që leja e ndërtimit për hotelin 10-katësh është dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT), i drejtuar nga Edi Rama.

Dhe, aspekti më “i veçantë” në të gjithë historinë e re të kompleksit “Rock of Kavaja”, është mbyllja e plotë e syve nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Në 21 maj 2025, prokurorët e posaçëm shqiptarë deklaruan në një konferencë me homologët e tyre të Antimafias së Barit se kishin goditur “grupin e Pojës”, si edhe u kishin sekuestruar atyre pasuri të paluajtshme dhe kompani biznesi.

Në radhën e sekuestrimeve përfshihej, ndër të tjera, edhe një lokal i Elvis Doçit (Visit të Pojës), në zonën e Currilave, në Durrës. Por, të paktën deri më tani, SPAK nuk ka përfshirë në listën e saj shoqërinë “Eldemar Construction”, e cila konsiderohet si baza financiare legale e Visit të Pojës dhe që po ndërton hotelin gjigand tek Shkëmbi i Kavajës, me lejen e kryeministrit Edi Ram.

Kantieri i ndërtimit

Është mesi i qershorit 2025. Temperaturat gjithnjë e një rritje kanë shtuar ndjeshëm fluksin e tiranasve në bregun e Shkëmbit të Kavajës e më tej, drejt Golemit. Ndërkohë që rruga dytësore e Plazhit është plot trafik, gjë që tregon se sezoni veror po hyn në kulmin e tij, në truallin ku dikur ishte “Restorant Tirana”, punohet intensivisht.

“Boldnews.al” pa në kantierin e ndërtimit mjete të rënda dhe punëtorë ndërtimi, të cilët duket se sfidojnë vapën sfilitëse.

Në foto: Kantieri i ndërtimit i investimit “Rock of Kavaja”, Durrës (foto: Boldnews.al”)

Më shumë se një vit më parë, pronarët e biznesit më shumë se 20-vjeçar shitën pronën e tyre tek kompania “Eldemar Construction”. Prona njihet zyrtarisht me adresën “Lagja 13, truall me numër pasurie 58/633, Zona Kadastrale 8518”,  me sipërfaqe totale 3.598 m2.

Në korrik të vitit 2024, “Eldemar Construction” e Elvis Doçit themelon shoqërinë “Rock of Kavaja”. Rreth dy muaj më pas, në 6 shtator 2024, ortaku i “Eldemar” vendos të kalojë truallin tek Shkëmbi i Kavajës në favor të shoqërisë “Rock of Kavaja”.

Në foto: “Eldemar Construction” e Elvis Doçit themelon “Rock of Kavaja” shpk në Korrik 2024

Në 25 Shtator 2024, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KKT), nën drejtimin e kryeministrit Rama, përfshin në rendin e ditës pikën 47 “Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel 10 dhe 11 kate mbitokë me 3 kate shërbimi nëntokë”, me vendndodhje Shkëmbi i Kavajës, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rock of Kavaja” sh.p.k.”.

Nga një vëzhgim i kryer nga “Boldnews.al”, të paktën deri në publikimin e këtij shkrimi, vendimi për ‘Rock of Kavaja” nuk gjendet i zbardhur në faqen zyrtare të KKT-së.

Në foto: KKT shqyrtoi lejen e ndërtimit për hotelin “Rock of Kavaja” në dt. 25.09.2024

Megjithatë, një projekt se si do të jetë hoteli i ri “Rock of Kavaja” u prezantua në 12 maj 2025. Në një njoftim zyrtar të shpërndarë atë ditë thuhej se “Shoqëria ACCOR, lideri botëror i hotelerisë shpalli sot nënshkrimin e marrëveshjes me Rock of Kavaja SHPK, një shoqëri ndërtimi kompleksesh rezidenciale që po punon me zhvillues të njohur, lidhur me sjelljen për herë të parë në Shqipëri të Pullman Hotels dhe Resorts”.

Sipas njoftimit, hoteli Pullman Durrës do të ketë 184 dhoma dhe parashikohet të hapë dyert në vitin 2028.

Përpara se të shkohej tek projekti, kompania investitore “Rock of Kavaja” kishte ndryshuar strukturën e saj të aksionerëve.

Në 5 nëntor të vitit 2024, kompania “Eldemar Construction” e Elvis Doçit (Visit të Pojës), pasi kishte marrë lejen për ndërtimin e hotelit, i shet 60 përqind të aksioneve tek shoqëria “CFO Pharma”, në pronësi të Nadir Çaushollit.

Në foto: Kontrata e shit-blerjes së aksioneve të Rock of Kavaja” mes kompanive të Elvis Doçit dhe Nadir Çaushollit

Sipas kontratës së konsultuar nga “Boldnews.al”, aksionet u shitën për një vlerë prej 60 mijë lekë të reja. Palët bien dakord që “Eldemar Construction” e Visit të Pojës do të kontribuonte në investimin hotelier në natyrë, duke vendosur në dispozicion truallin, ndërsa “CFO Pharma” e Çaushollit do të kryente investimin monetar për ndërtimin e hotelit 10-katësh.

Heshtja e SPAK-ut

Në 21 Maj 2025, Prokuroria e Posaçme SPAK njoftoi rezultatet e një hetimi të kryer në bashkëpunim me zyrën e Antimafias së Barit, kundër një grupi të dyshuar kriminal që besohet se është përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të narkotikëve nga Amerika Latine drejt Europës dhe kryesisht Italisë.

Në qendër të këtij hetimi, sipas deklaratës publike, ishte i ashtuquajturi “grupi i Pojës” nga Durrësi, një trupë që drejtohet nga Xhevdet Troplini (Poja) dhe me aktor kryesor nipin e tij, Elvis Doçi (Visi i Pojës).

Në foto: SPAK dhe Antimafia e Barit publikuan rezultatet e hetimit në Tiranë (21 maj 2025)

Nga të dhënat e publikuara më vonë, ndaj Visit të Pojës ishte lëshuar urdhër-arresti paralelisht nga gjykata e Barit dhe Gjykata e Posaçme në Shqipëri. Rezultatet e operacionit me të paktën 29 urdhër-arreste në Shqipëri ishin anemike. Personazhet kryesorë, përfshirë Elvis Doçin, nuk u gjetën nga policia.

Operacioni i SPAK-ut shkaktoi reagime të forta publike nga opozita, e kryesisht Partia Demokratike.

Grupi i Pojës dhe sidomos Visi i Pojës ishin akuzuar shpesh nga kryedemokrati Sali Berisha, si personazhe të botës së krimit që investohen për të siguruar vota për Partinë Socialiste në pushtet të kryeministrit Edi Rama.

Urdhër-arrestet për anëtarët e grupit ‘Poja” ishin lëshuar nga Gjykata e Posaçme në 30 prill 2025, por SPAK-u vendosi të zhvillojë operacionin vetëm në 20 Maj, rreth 3 javë pas vendimit gjyqësor dhe më shumë se një javë pas zgjedhjeve të përgjithshme, ku Rama mori mandatin e katërt qeverisës.

Për opozitës, vonesa e pajustifikuar e SPAK-ut në goditjen e grupit të Pojës ishte një manovër e Prokurorisë së Posaçme për të lejuar anëtarët e organizatës së dyshuar kriminale që të mblidhnin vota lehtësisht për Partinë Socialiste.

Dyshimet e opozitës se Prokuroria e Posaçme favorizon ende grupin e Pojës forcohen akoma më tej, nga fakti që biznesi kryesor i Elvis Doçit vijon qetësisht aktivitetin e ndërtimit hotelier, pa asnjë masë penalizuese apo bllokuese nga SPAK-u.

Etiketa: antimafia italianeEdi Ramaelvis docigrup kriminalhotelKKTnadir causholliRock of Kavajaspaktrafik drogeVisi i Pojës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë

22:32 : 23/06/2025
AKTUALITET

Pabarazia e kursimeve/ Shqiptari i zakonshëm ka vetëm 3 mijë euro në bankë

16:13 : 23/06/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të ri të BKH-së, ja shkaku

14:53 : 23/06/2025
AKTUALITET

Ligji për “Zonat e Mbrotjura”/ Zhupa: Aantikushtetues! Shkatërron trashëgiminë Kombëtare

12:48 : 23/06/2025
AKTUALITET

FOTO/ Nën hetim nga SPAK, Arbjan Mazniku takim privat “kokë më kokë” me Ulsi Manjën

12:46 : 23/06/2025
AKTUALITET

Bufi i Roskovecit paraqitet në SPAK

10:17 : 23/06/2025
Para

Zjarri në kodrat e Pilurit/ Rrezikohet zona e Porto Palermos, flakët po shkojnë drejt saj

TË GJITHA

Shpallet në kërkim avokatja në Lushnje, pasi zhvati qytetarët zhduket pa paguar qira e drita

22:48 : 23/06/2025

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi

22:34 : 23/06/2025

Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë

22:32 : 23/06/2025

Zyrtare/ Titullari i Elbasanit njofton largimin nga klubi

22:24 : 23/06/2025

Sulmi ndaj bazave amerikane, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi, nuk i bëm dëm askujt

22:16 : 23/06/2025

Trump reagon ndaj sulmeve iraniane në bazën amerikane në Katar: Shpresoj që…

22:05 : 23/06/2025

Zyrtare/ Largimi i tetë nga Vora, mbyllet bashkëpunimi me mbrojtësin

21:56 : 23/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com