• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Preokupimi i Berishës për demokracinë e Iranit, hipokrizi apo lajthitje

16:37 : 22/06/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu mbështetjen e opozitës shqiptare për sulmin e urdhëruar nga Presidenti Amerikan, Donald Trump, mëngjesin e kësaj të diele (22 qershor 2025), kundër laboratorëve iranianë që dyshohet se përgatisin materiale për bombë bërthamore.

Në një deklaratë në rrjete sociale, Berisha deklaroi ndër të tjera se “fuqia ajrore e SHBA-së është një mundësi e re dhe një thirrje e fuqishme për iranianët në Iran dhe në botë të bashkohen për përmbysjen e diktaturës teokratike obskurantiste dhe për një Iran të lirë dhe demokratik”.

Deklarata e Berishës, por edhe të tjerë politikanëve shqiptarë, ngjan me një “propozim të pakërkuar”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën operacionin ndaj vend-strehimeve të Irani, në vijim të linjës së tyre gjeostrategjike e mbrojtjes globale dhe për këtë nuk morën leje dhe as kërkuan mbështetjen e aleatëve të tyre perëndimorë.

Në raste të tjera, kur ndërhyrjet ushtarake janë shqyrtuar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara apo në NATO, Shqipëria, në linjën e saj të partnerëve strategjikë, ka ndjekur gjithnjë vendimmarrjen e Shteteve të Bashkuara.

Lexo edhe:

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë nëse Putin dhe Zelenskyy nuk takohen për paqen

Në rastin e goditjes së bazave iraniane, Uashingtonit as nuk i duhej dhe as nuk e ka kërkuar mbështetjen politike të aleatëve të NATO-s. Ndaj, deklaratat e politikanëve shqiptarë, përfshirë Berishën apo edhe Presidentin e Republikës, Bajram Begaj më herët, nuk duket se krijojnë ndonjë lloj ngrohjeje më tepër me Uashingtonin dhe, rrjedhimisht as nuk pritet të shoqërohen me “fletë lavdërimi” nga administrata Trump.

Ndërkohë, këta politikanë, si edhe të tjerë, kanë detyrimin shtetëror, moral e individual që të mendojnë për forcimin e demokracisë në Shqipëri, para se t’i qajnë hallin popullit dhe shtetit të Iranit.

E drejtë ose jo, e lobuar ose jo, mbi Berishën qëndron ende në fuqi vendimi “non grata”, i shpallur nga administrata Biden. Në atë të 19 Majit 2021, Departamenti i Shtetit theksonte se “Ky emërtim riafirmon angazhimin e përkrahjes së SHBA për reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë”.

Berisha ka meritën që u vendos në krye të lëvizjes demokratike në Shqipëri, të cilat rrëzuan komunizmin në fillim të viteve ’90.

Por, nga ana tjetër, Berisha, si edhe Fatos Nano më parë dhe Edi Rama aktualisht, është po aq përgjegjës për ecjen me ritme breshke drejt standarteve ndërkombëtare të demokracisë.

Në 12 vitet e fundit, “mbreti” i cënimit të demokracisë është kryeministri Edi Rama. Ai ka krijuar një parti-shtet, një shtet të centralizuar në çdo hallkë në dorën e tij.

Por, edhe counter-parti i tij, Sali Berisha, për disa kohë në hije dhe së fundmi sërish hapur, ka gjithashtu shumë përgjegjësi për bllokimin e demokracisë shqiptare. Opozita e tij ka treguar se është e paaftë të sjellë një alternativë bindëse për shqiptarët.

Pa mohuar blerjen masive të votave, kërcënimin e administratës dhe përdorimin e aseteve shtetërore apo kriminale nga Edi Rama në funksion të pushtetit të tij, Berisha dhe tarafi i tij nuk kanë arritur që të bindin votuesit që të tejkalojnë frikën nga qeveria dhe t’i bashkohen Partisë Demokratike.

Historia e 30 viteve më parë tregon se qytetarët shqiptarë, edhe nën diktaturën më të egër komuniste, zgjodhën opozitën për t’i udhëhequr në zgjedhjet e vitit 1992.

Ai zhvillim tregoi se shqiptarët dinë të zgjedhin, edhe kur janë nën presion. Edi Rama mori mandatin e katërt në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, duke arritur një shumicë kushtetuese (83 vota të PS+aleatë), pasi sistemi i tij i blerjes së votave nuk u përball me një platformë solide dhe demokratike nga opozita e Berishës.

Super-pushteti i Edi Ramës, i bazuar në rregulla të shkatërruara loje politike, është problemi jetik i shqiptarëve për demokraci. Ndaj, para se të mendojmë për demokracinë në Iran, është parësore dhe imediate që të mendojmë për demokracinë në vendin tonë.

Etiketa: Berishademokracidonald trumphipokriziIranilajthitjeregjimiSali Berishashb

Lajme të lidhura

BOTA

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

10:14 : 23/08/2025
BOTA

Trump paralajmëron sanksione ndaj Rusisë nëse Putin dhe Zelenskyy nuk takohen për paqen

22:40 : 22/08/2025
AKTUALITET

“Shqipëria do të zëvendësojë qeverinë e saj të korruptuar me një IA të korruptuar”

19:37 : 21/08/2025
AKTUALITET

“Ka përgjime”, Berisha: Gerond Meçe ndërhynte në tenderat e AKSHI-t, fitime 46 mln euro me ABS

13:32 : 21/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Daniel Shima u rrëmbye sepse dinte gjithçka për pazaret e baxhanakut të Ramës

13:05 : 21/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Kërcënimi i Irfan Hysenbelliut, akt i rëndë kundër medias

12:25 : 20/08/2025
Para

Parlamenti i Iranit pro mbylljes së ngushticës së Hormuzit, si ndikon në çmimin e naftës

TË GJITHA

Horoskopi, 24 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 23/08/2025

6 ushqimet që ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të kokës

22:47 : 23/08/2025

Përmbyset varka me emigrantë, mbyten 12 persona pranë brigjeve të Spanjës

22:36 : 23/08/2025

Zëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së

22:31 : 23/08/2025

VIDEO/ Autogoli qesharak i vlonjatëve i jep fitoren Elbasanit ndaj Flamurtarit

22:22 : 23/08/2025

Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave përmirësojnë situatën e zjarreve, vetëm një vatër aktive

22:02 : 23/08/2025

Podradec/ I riu me monopatinë aksidentohet nga një makinë, përfundon në spital

21:48 : 23/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com