• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në çadër prej tërmetit të 2019-ës, familja Reçi në mëshirë të fatit! Kryebashkiaku iu mbyll telefonin

20:56 : 16/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Tre kilometra larg qytetit të Krujës, në zonën e thellë malore të fshatit Brret, jeton prej më shumë se pesë vitesh në një çadër familja Reçi. Prej tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, banesa e tyre është shpallur e pabanueshme, ndërsa strehimi provizor është kthyer në strehim të përhershëm.

Gazetarja Klaudja Mertkola udhëtoi deri në zemër të këtij izolimi, bashkë me kryefamiljarin Agron Reçi, i cili e priti me kalë. Rruga për tek çadra, e vendosur mes shkurresh dhe terreni të thyer, është një përditshmëri rraskapitëse për familjen me tre fëmijë të mitur.

Agron Reçi tregon se Bashkia e Krujës i ka dhënë një grant prej 34 milionë lekësh për ndërtimin e një banese të re, por sipas tij, terreni i vështirë e bën të pamundur ndërtimin aty. “Rruga për të sjellë materialet kushton mbi 10 milion lekë. Me 18 milionët që mbeten, nuk ndërton dot një shtëpi për një familje me gjashtë vetë,” thotë ai.

E shoqja, Shpresa, rrëfen për kushtet ekstreme në çadër: “E kam lindur fëmijën e vogël këtu. Kur më erdhën dhimbjet e lindjes, më duhej të ecja në këmbë. Kam larë fëmijët jashtë, i kam dërguar në shkollë duke shitur delet, dhe sot të voglin nuk e çoj dot sepse s’kam me çfarë.”

Familja është e vetme në këtë fshat të largët dhe pa shkollë. Nga të gjithë zërat që dëgjohen, më i qarti është ai i nevojës: një strehë në qytet, ku fëmijët të kenë arsim dhe siguri. Agroni mban të gjitha dokumentet që provojnë përfitimin e grantit, por kërkon me ngulm një zgjidhje më funksionale: “Bashkia të na strehojë në Krujë ose Fushë-Krujë. Shtëpia për fëmijët, se ne të rriturit hajt…”

Lexo edhe:

Të paguash taksa pa pasur të drejta qytetare, gjendje skllavi

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

Në vitin 2025, ndërsa Tirana pret investime milionëshe dhe zhvillime të vrullshme, në Brret të Krujës, ka ende shqiptarë që jetojnë në çadër. Klaudja Mertkola përmbyll: “Deri kur do të mbeten njerëzit në harresë? A do të bëhet zëri i kësaj familjeje dëgjueshëm për autoritetet?”

Kryebashkiaku i Krujës iu mbyll telefonin

Më pas Klaudja dhe Agroni u nisën drejt Bashkisë së Krujës në përpjekje për të takuar kryetarin Artur Bushi. Por, në recepsion iu komunikua se “kryetari nuk është” dhe kontakti i drejtpërdrejtë u pamundësua. Telefonatat e shumta nga Agroni dhe Klaudja mbetën pa përgjigje.

“Zoti para, kryetari mbrapa”, shprehet i revoltuar Agroni, ndërsa shpalos mesazhet e shkëmbyera më herët me Bushin, i cili i premtonte mirëkuptim si “bashkëfshatar”. Por realiteti është se, pavarësisht një granti prej 34 milionë lekësh të dhënë nga bashkia, ndërtimi në atë zonë të vështirë malore është i pamundur për familjen, pasi vetëm infrastruktura do të konsumonte më shumë se gjysmën e fondit.

Gazetarja më pas shoqëroi Agronin te kryeplaku i fshatit, Pëllumb Kulla. Ky i fundit pranon se është në dijeni të situatës dhe se “ka informuar instancat”, por se në kohë fushate çdo vendim është bllokuar. Ai pranon gjithashtu se një zgjidhje më e arsyeshme do të ishte sigurimi i një hyrjeje në Krujë ose Fushë Krujë./ Tak Fak

Etiketa: caderfamilja recikrujeshtepitermeti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të paguash taksa pa pasur të drejta qytetare, gjendje skllavi

17:28 : 20/08/2025
RAJONI

Dëbimi i serbëve nga banesat në veri: Cila është e vërteta?

20:35 : 19/08/2025
AKTUALITET

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, juristët: Duhet të përfshihen edhe zjarret e përmbytjet

13:24 : 14/08/2025
AKTUALITET

Zjarri përfshin njësinë administrative të Plashnikut në Poliçan, banorët refuzojnë evakuuimin

18:29 : 13/08/2025
AKTUALITET

Krujë – Ndezi zjarr pas konfliktit me fqinjët, prangoset 19-vjeçari. Ishte në arrest shtëpie për drogë/ EMRI

09:52 : 13/08/2025
AKTUALITET

Gramsh/ Banorja përplaset me policinë: Erdhët pasi u përvëluam, punova gjithë jetën për atë shtëpi

18:50 : 12/08/2025
Para

Interi vendos çmimin për Çalhanoglu

TË GJITHA

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

21:14 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com