• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama 4 dhe një histori deja vù

11:37 : 09/06/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Ra një mort e u pamë, shkruante dikur Kadare. Këto zgjedhje që kaluam tregojnë fytyrën si do jetë qeverisja nesër. Që në fakt ka qenë edhe dje. Qeveria Rama 4 ka përballë sfida të rëndësishme dhe komplikime që do ja vështirësojnë fort jetën pavarësisht entuziazmit post-elektoral të ithtarëve më emocionalë. Le t’i rendisim shkurtimisht disa prejt tyre. Së pari, do të ketë përballë një opozitë të fortëdhe të disiplinuar që duket se ka vendosur të përdor aulën parlamentare, denoncimet ndërkombëtare, debatin publik etj., të kombinuar me protestat dhe forma të tjera jashtë-institucionale që do t’ja vështirësojnë jo pak jetën mazhorancës aktuale që ka dhe tepsinë dhe timonin për të disatën herë krejt për vedi. Pasja e mbi 90 përqind të pushtetit lokal dhe luftës së përqëndruar për të ri-kapur ato pesë bashki që pritet të kenë zgjedhje së shpejti, e ka shndërruar sistemin në një formë neopatrimoniale që gjeneron rentë të konsiderueshme dhe vihet në funksion të maksimizimit të burimeve të partisë-shtet që i kontrollon. Ky është një qerthull vicioz se pushteti riprodhon akoma më shumë pushtet, falë teknologjisë së blerjes së votës, shpërndarjes së plaçkës publike si në pazar të Roskovecit apo aleancës me grupet kriminale me të cilat pushteti ka ndarë jo vetëm monopol, por edhe ‘monopolin e dhunës së ligjshme’ që qysh nga Max Weber i atribuohet ekskluzivisht shtetit si tipari më identifikues i tij.

Së dyti, është thënë dhe stërthënë që fushata është poezi dhe qeverisja është prozë por Rama duket se bën fushatë gjatë gjithë ciklit qeverisës. Gjë që do ta ketë të vështirë këtë mandat. Shumë premtime të parealizuara përgjatë12 viteve, gërryerja nga konsumi i pushteteve, mbi çerek shekulli të pandërprera në drejtim politik (bashki, parti, qeveri) që e bëjnë të vështirë të rishpikë veten për herë të disatë, konsumi i jashtëzakonshëm, apo premtimet që i’u janë bërë grupeve të ndryshme të interesit për përfitime nga buxheti, por edhe pakënaqësitë e brendshme brenda PS-së, janë të gjitha kosto që zbehin goxha sharmin politik por edhe nxjerrin në pah vështirësitë që do të ketë qeveria Rama përgjatë mandatit të tretë.

Së treti, pavarësisht asfaltit elektoral, punësimeve elektorale në administratën publike, ndarjes së rentës publike në prag fushate, PPP-të korruptive të dhëna oligarkëve të caktuar, burimet janë të fundme, deficiti nuk është zbutur, rritja ekonomike është ngadalësuar, varfëria një plagë e përhershme, konsumi i vakët, jetesa e shtrenjtuar dhe polarizimi është thelluar. Të gjitha këto do të çojnë në mënyrë të paevitueshme në rritje taksash dhe barre fiskale e cila do shenjojë paevitueshmërisht shtresën e mesme e cila është jashtëzakonisht vulnerabël dhe kështu siç është. Nuk ka nevojë të jesh profet për të parashikuar ngecjen në vend të zhvillimit i cili bazohet kryesisht te ndërtimi dhe turizmi por nuk ofron perspektiva reale për vlerë të shtuar, punonjës të mirëkualifikuar dhe me rendiment të lartë, emigracion në rritje konstante dhe bazë prodhuese dhe eksportuese të varfër.

Së katërti, nëse ka nja maksimë për zhvillimet politike në këto tre dekada në Shqipëri është se katër vitet e para të qeverisjes është qeverisuar përgjithësisht mirë, katër vitet e dyta përgjithësisht keq. Vetëm imagjinata mund të rrokë si mund të qeveriset katër vitet e katërta. Siç do thoshte kryeministri si mjeshtër i batutave në kësi rastesh, me gjasa kolltukofagët do të vazhdojnë të majmen ndërsa populli do të marrë noc rrokun. Veçanërisht ajo shtresa më vulnerabël, me pensionet më mizerabël në Europë dhe që vazhdojnë me kokëfortësi stoike të hedhin votën “plumb për armikun” me një arsye të munguar të shkaktuar nga dekada të tëra trushpëlarje përgjatë një nga regjimet më totalitare që ka njohur Europa dhe më gjerë.

Lexo edhe:

Abilekaj: Drejtësia sot është një vegël në dorën e Edi Ramës

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

Ndër faktorët e tjerë që mund të jenë pengues për një mandat të tretë të suksesshëm janë konsumi i mëtejshëm dhe i paevitueshëm që sjell përqendrimi i pushteteve në një dorë, pakënaqësitë e brendshme që do të fillojnë gradualisht të ngrenë kryet, mungesa e aftësisë për t’u hapur ndaj shoqërisë civile, mendimit akademik dhe shtresës së talentuar të teknokratëve, duke qenë më tepër se ç’duhet partiakë në selektimet e kuadrit, gjë që do të sjellë dhe një gërryerje të legjitimitetit dhe mungesë të politikave publike efektive. Për rrjedhojë, mungesa e vizionit strategjik, objektivave të qarta dhe indikatorëve të matshëm, sjellin një kosto jo aq për klasën sunduese në vend, se sa për shoqërinë në përgjithësi që përpos opozitës dhe një pjese të medias (se shoqëria civile ka kohë që është atrofizuar), nuk kanë një instrument tjetër kontrolli dhe llogari-dhënie që do të ndihmonte në forcimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë.

Etiketa: deja vùEdi Ramahistoriilir kalemajqeveriaRama 4

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Abilekaj: Drejtësia sot është një vegël në dorën e Edi Ramës

18:04 : 09/06/2025
AKTUALITET

‘Profesorë’ që mbrojnë narko-qeverinë në emër të Shqipërisë!

10:36 : 08/06/2025
AKTUALITET

Kulla që mbulon Zotin me beton

09:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025
Para

Sherr te Urdhri i Psikologut/ Treska refuzon të lirojë zyrën, Laboviti kërkon ndërhyrjen e Policisë

TË GJITHA

Operacion me kosto 34 milionë paundë, Manchester City prezanton mbrojtësin e Algjerisë

19:45 : 09/06/2025

Et’hem Aga: Skandal! Vetëm në Shqipëri krimi punon për qeverinë

19:43 : 09/06/2025

Xhensila Myrtezaj i vë “flakën” rrjetit, publikon foto me bikini

19:34 : 09/06/2025

Donald Trump: Dërgimi i Gardës Kombëtare shpëtoi Los Angeles! Trazirat e dhunshme, të nxitura

19:33 : 09/06/2025

Dy lojtarë të Shqipërisë në fokus, mediat italiane zbulojnë “misionin sekret” të Tares në Tiranë

19:30 : 09/06/2025

Prishja e objekteve/ Banorët përplasen me IKMT-në dhe policinë në Jalë: Kjo është vrasje!

19:22 : 09/06/2025

‘Mafia’, ‘hajdutë’, kaosi që mbështolli zgjedhjet te Urdhri i Psikologut, çfarë interesash kanë trazuar ujërat

19:19 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com