• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Në fushata legalizohen parcela me kanabis”/ Ina Zhupa: Oligarkët nuk njohin më asnjë kufi

17:40 : 05/06/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka deklaruar se në një vend demokratik, rezultati i zgjedhjeve do të ishte shpallur brenda dy javesh.

E ftuar në një intervistë  televizive, Zhupa tha se mazhoranca nuk e kontrolloi dot farsën zgjedhore, as me manovrat që bëri me Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, as me votën e diasporës dhe as institucionet e tjera. .

Zhupa ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e 130 mijë fletëve të votimit, të cilat sipas saj duhej të ishin të papërdorura, por ende nuk është bërë e qartë se çfarë ka ndodhur me to.

Më tej deputetja demokrate shtoi se kjo situatë është diskutuar edhe në Parlamentin Evropian, ku u konstatua se Shqipëria nuk zhvilloi zgjedhje të lira, por një proces të kontrolluar nga krimi dhe pushteti.

“Në një vend demokratik, në një vend që organizon zgjedhje të lira dhe të ndershme, rezultati do të dilte 2 ditë mbrapa dhe gjithçka do të ishte mbyllur atje.
Ajo që ndodh në Shqipëri është që çdo gjë ka dalë nga kontrolli, që mazhoranca dhe zgjatimet e saj qoftë në KQZ, qoftë në votë e diasporës, qoftë në institucionet e tjera, nuk kanë kontrolluar dot atë farsë elektorale që kanë bërë vetë, ju ka dalë nga kontrolli.

Lexo edhe:

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

Zbulohen 2 parcela me 220 bimë kanabis në Mirditë, arrestohen 2 persona/ EMRAT

Kjo filloi që atë ditë në numërim, filloi duke u kuptuar se me shumë zarfa sesa ishin dërguar kishin ardhur, ku raportonte KQZ, një numër të caktuar zarfash për një qark, dhe më pas ktheheshin më shumë seç kishte dërguar KQZ.

Ky problem më pas u vu re edhe me atë që identifikoi Partia Demokratike, me mungesën e 130 mijë fletëve të votimit të cilat duhej të ishin të papërdorura por nuk dihet se çfarë ka ndodhur.

Është një proces që ne siç e diskutuam sot në Parlamentin Shqiptar dhe siç u diskutua në Parlamentin Evropian tregon qartësisht që Shqipëria nuk ka organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme por ka organizuar një farsë elektorale, të vendosur nga krimi, të vendosur nga pushteti, të vendosur nga metodat të cilat njihen botërisht si metoda manipulimi të zgjedhjeve, siç është për shembull Treni Bullgar i cili edhe në Bashkinë Finiq,unë e kam transmetuar me foto dhe me prova sesi Dhimitër Llajo, kushëriri i Vasil Llajos nxirrte fletën e votimit me vula jashtë për t’ia dhënë votuesve dhe më pas për të bërë atë teorinë e trenit ku kthehej një fletë dhe shkonte fleta tjetër.

Ajo që është me shumë rëndësi është që Partia Demokratike është e vendosur që këtë farsë elektorale ta çmontojë, ta denoncojë, ta bëjë të njohur, siç ishin dhe takimet e fundit të kreut të PD, Sali Berisha në Bruksel.

Ju i patë, takime jashtëzakonisht të mira ku në grupin e Partive Popullore Evropiane u vendos që do të dërgonin edhe një mision faktmbledhës për Shqipërinë.
Duhet zhveshur çdo ditë propaganda dhe duhet treguar shqiptarëve realisht se çfarë ka ndodhur në procesin e 11 majit, që tashmë jemi në qershor dhe nuk arrijnë dot të prodhojnë një rezultat përfundimtar të zgjedhjeve.

Unë kam 0 besim te proceset që po bën KQZ, apo te ato pak të drejta që jep KAS, sepse thelbin që është mosnjohja e zgjedhjeve, e ka rrëzuar, pra thelbi i diskutimit është që këto zgjedhje kanë prodhuar një rezultat që nuk përputhet me atë realin, me atë që kërkojnë njerëzit, që kërkojnë votuesit por një rezultat të ndryshëm.

Shqipëria një vend që në fushatë elektorale legalizoi parcela me drogë për shkak të ligjit që kishte miratuar Edi Rama, një vend ku oligarkët nuk njohin më asnjë kufi, as zonë të mbrojtur, as pronë ushtrie, as rezidencë qeveritare, ku të gjitha mund të jenë pjesë ndërtimore është normale që do të kalonim në këtë përçudnim të votës.

E rëndësishme është që ne duhet ta çmontojmë këtë farsë elektorale“, tha Zhupa.

Etiketa: ina zhupakanabisoligarkëtZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zbulohen 2 parcela me 220 bimë kanabis në Mirditë, arrestohen 2 persona/ EMRAT

14:10 : 08/10/2025
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve/ Ina Zhupa: Kuvendi është kthyer në zgjatim të qeverisë

10:59 : 08/10/2025
RAJONI

Analiza e DW: Atmosferë e polarizuar për zgjedhjet lokale në RMV

09:02 : 08/10/2025
AKTUALITET

Nuk miratoi afatet për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor

20:40 : 07/10/2025
AKTUALITET

Brunilda Mersini do garojë për Bashkinë e Vlorës, ja kush do e zëvendësojë në Kuvend

19:31 : 07/10/2025
Para

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com