• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kuvendi i PD/ Zhupa: Të nisë puna që sot për zgjedhjet lokale

17:08 : 30/05/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar të PD-së, u ndal te sfidat që kaloi kjo forcë politike në katër vitet e fundit, si dhe te rruga që duhet ndjekur për t’u rikthyer si alternativë fituese.

Ajo theksoi se pas fazës së rezistencës, tashmë ka ardhur koha që PD të bëhet një parti që fiton dhe që përfaqëson realisht shoqërinë, duke vlerësuar rritjen e kuotave për gratë dhe përfshirjen e të rinjve me 40%.

Sipas deputetes demokrate, suksesi i së ardhmes varet nga aftësia e opozitës për të dëgjuar zërin e qytetarëve, biznesit dhe diasporës, ndërsa kërkoi që të nisë menjëherë puna në terren për të identifikuar kandidatët më dinjitozë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Fjala e plotë e Ina Zhupës:

“Të nderuar qytetarë, të nderuar demokratë, i nderuar kryetar i PDSH-së, Prof. Dr. Sali Berisha,

Lexo edhe:

Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë/ Zhupa nxjerr videon: Si gënjeu Balla në Strasburg!

Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën

Sfidat që ka kaluar Partia Demokratike në këto katër vite kanë qenë të paprecedenta. Por, megjithatë, ia dolëm. Ia dolëm falë jush, falë guximit, qëndresës dhe besimit tuaj.

Katër vite më parë, në prill të vitit 2022, erdha në këtë Kuvend dhe iu bashkova Sali Berishës. Për shumëkënd ishte një surprizë, por për mua ishte një bindje e plotë se e drejta ishte këtu. Koha e vërtetoi këtë. Partia Demokratike arriti t’u mbijetojë dallgëve të forta, sulmeve dhe përçarjeve. Por tani përpara nesh qëndron sfida më e madhe: të mos jemi thjesht një parti që reziston, bota një parti që fiton. Të jemi alternativa reale e qeverisjes për shqiptarët.

“Ndryshimi është ligji i jetës. Dhe ata që shohin vetëm nga e shkuara ose e tashmja, me siguri do ta humbasin të ardhmen”, do të thoshte John Kennedy. Kjo thënie përmbledh më së miri sfidën e së djathtës shqiptare dhe të Partisë Demokratike sot.

Historia e PD-së është krenari dhe pjesë e identitetit tonë. Por politika moderne kërkon edhe përshtatje me realitetin e ri: me teknologjinë, komunikimin modern, ekonominë globale, sfidat e integrimit europian dhe pritshmëritë e brezit të ri. PD duhet të kthehet në pasqyrën reale të shoqërisë shqiptare.

Kur censi na tregon se në shoqëri ka më shumë gra dhe vajza, kur universitetet diplomojnë më shumë vajza sesa djem, atëherë Partia Demokratike bëri shumë mirë që rriti kuotën për gratë dhe vajzat. Por kjo nuk mjafton. Duhet t’u hapim edhe më shumë hapësirë atyre, sepse një parti moderne nuk ka frikë nga përfaqësimi, por forcohet prej tij. PD duhet të përfaqësojë të rinjtë, duke ndjekur ritmin, energjinë dhe modelin e tyre të komunikimit e të jetesës. Ndaj rritja me 40% është një lajm i mirë sot.

Të dashur miq, opozitat ndërtohen mbi revoltën, por zgjedhjet fitohen mbi shpresën. Prandaj Partia Demokratike duhet të nisë që sot punën për zgjedhjet e ardhshme lokale, për të identifikuar në çdo bashki kandidatë përbashkues, dinjitozë dhe fitues, kandidatë që u japin qytetarëve shpresë dhe besim.

Guxim është të ngrihesh dhe të flasësh, por guxim është edhe të ulesh dhe të dëgjosh. Për Partitë Demokratike do të ishte shumë e rëndësishme të dëgjojë më shumë: të rinjtë, profesionistët, biznesin, diasporën, qytetarët e zhgënjyer që nuk votojnë më. Sepse ndonjëherë fuqia më e madhe politike nuk është vetëm fjala e fortë, por aftësia për të kuptuar realisht shoqërinë.

Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë. Kjo është thelbësore për opozitën. Nuk mjafton vetëm konsumimi i kësaj qeverie, që shqiptarët e shohin çdo ditë si simbol të korrupsionit dhe arrogancës. Nuk mjafton as pakënaqësia popullore. Nga sot duhet të nisë rruga e projektit të së ardhmes.

Me besimin në Zot, me forcën e çdo demokrati dhe me vendosmërinë për t’u rikthyer qytetarëve shpresën, ne do ta sjellim ndryshimin e pushtetit sa më shpejt. Faleminderit!”

Etiketa: ina zhupakuvendi i pd

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë/ Zhupa nxjerr videon: Si gënjeu Balla në Strasburg!

11:22 : 11/07/2026
AKTUALITET

Koncerti i Kanye West, Zhupa: Financimi me fondin e emergjencave shkel Kushtetutën

12:01 : 08/07/2026
AKTUALITET

Zhupa nxjerr raportin: Shqipëria e fundit për cilësinë e ujërave larës! Qeveria pritoritet betonizimin

12:31 : 06/07/2026
AKTUALITET

Zhupa: PD do të ripërtërihet! Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja

20:31 : 01/07/2026
AKTUALITET

“Ky është represion”/ Zhupa pas dhunës së policisë ndaj protestuesve: Ku ndryshoni nga banditët?

18:00 : 30/06/2026
AKTUALITET

Zhupa denoncon masakrën në Kanionin e Erzenit: Qeveria Rama po varros një tjetër perlë natyrore

15:17 : 28/06/2026
Para

Debati për projektin në Zvërnec, reagojnë investitorët: Gjithçka po bëhet sipas ligjit

TË GJITHA

Salmonela alarmon Greqinë/ Autoritetet japin alarmin: Mos hani pula 2-3 ditë

11:38 : 14/07/2026

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026

“E gjete lepurin në ferrë?”, Gjinkuri përplaset me Manjën dhe braktis Komisionin e Ligjeve

11:26 : 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

11:03 : 14/07/2026

Gjinekologu thirrje vajzave shqiptare: Mos përdorni buzëkuq e parfume

11:02 : 14/07/2026

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026

Dubai kërkon rrugë të re tregtare, porti i ri synon të anashkalojë Ngushticën e Hormuzit

10:36 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişGalabetjojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş