• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK: Si funksiononte banda shqiptare që trafikonte drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës

16:46 : 03/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me operacionin e kryer së bashku me autoritetet finlanedeze ku goditën një rrjet të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sintetike, pas dy vitesh hetimesh.

Në total janë lëshuar 11 masa sigurie, ku janë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre, teksa grupi kriminal shqiptar akuzohet se ka trafikuar 400 kg amfetaminë (drogë artificiale), si dhe 500 kg kanabis dhe kokainë. Organi i akuzës raporton se që prej vitit 2022 e në vazhdim janë konstatuar 4 organizata të strukturuara kriminale që përbëheshin nga anëtarë shqiptarë dhe të huaj.

Sipas SPAK, këto grupe kriminale shqiptare kanë mundur të trafikonin që nga Holanda dhe Spanja drejt Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë.

“Nga provat e administruara rezulton se:

Gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope. Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzyar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.

Lexo edhe:

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

Trafik kilometrik në Rrugën e Kombit

Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.

Episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë:

  • Trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis si dhe sasi të konsiderueshme kokaine.
  • Shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjerë.” – thzuhet në njoftimin e SPAK.

Sqarohet më tej se në total janë lëshuar 11 masa sigurie “Arrest me burg” për shtetas shqiptarë, por gjatë operacionit të sotëm oficerët e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar vetëm 9 prej tyre, më konkretisht për shtetasit:

  1. Besnik Sparta (27.01.1985)
  2. Erind Teneqexhiu alias Erind Agalliu (07.02.1991)
  3. Altin Musta (07.06.1981)
  4. Kela Qevani (14.04.1981;
  5. Toni Kota alias Toni T. (15.10.1977)
  6. Geraldo Seferaj (05.07.1994;
  7. Elton Myftaraj, (29.05.1983)
  8. Ledion Hoxha, (09.01.1983)
  9. Dorjan Luzaj, (07.06.1983)

Burime bëjnë me dije se një tjetër trafikant me masë sigurie është dhe shtetasi Elton Tavani.

SPAK raporton se gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar kontrolle në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • 8 automjete
  • 13 telefona celularë
  • Prova shkresore të ndryshme

Orhani i akuzës bën me dije se në zbatimin e masave të sigurisë dhe ushtrimin e kontrolleve kanë marrë pjesë edhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë, të policisë së Helsinkit dhe Turkut, Finlandë. Gjithashtu, në njoftim thuhet se ndihmë të veçantë në hetimin e këtij proçedimi penal ka dhënë Zyra e Oficerit Ndërlidhës të Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën, duke ngritur urat lidhëse mes SPAK dhe autoriteteve hetimore dhe policore të Finlandës.

Sa i përket procedimit penal për çështjen në fjalë SPAK bën me dije se ai është regjistruar që më 29 Qershor të vitit 2023, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

“Procedimi penal është regjistruar pas kërkesës për bashkëpunim, e cila është paraqitur më 21.06.2023 nga Qendra e Policisë për Krime të Finlandës dhe policisë së Lounais-Suomi, lidhur me hetimet të zhvilluara për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të rrezikshme në Finlandë, nga grupe të strukturuara kriminale, të përbërë nga shtetas shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me shtetas të tjerë finlandezë, europianë dhe aziatikë.

Më datë, 21.11.2023, në kuadër të hetimeve të përbashkëta është krijuar Skuadra e Përbashkët Hetimore, mes Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, Departmentit pranë Institucionit Policor të Finlandës Jugperëndimore dhe Departmentit pranë Institucionit Policor të Helsinkit.

Pas krijimit të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë 18 muajve të hetimeve intensive, u përdorën metoda speciale të hetimit si; përgjime të komunikimeve telefonike apo regjistrime të fshehta fotografike, filmike apo video, në vende publike, si edhe janë shkëmbyer në kohë reale informacione dhe prova me Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës.” – thuhet gjithashtu në njoftim.

Ndërkohë, kujtojmë se prokurori i Finlandës, gjatë konferencës së përbashkët me prokurorët e SPAK, dha më shumë detaje ku tha se mes 55 personave të dënuar në vendin ku ai ushtron detyrën, 10 janë shtetas shqiptarë

“Transporti nga Holanda në Finlandë me kamion me targa dhe shofer polak. Konsumimi i amfetaminës është i lartë në Finlandë duke qenë se vendi i origjinës është Holanda. Kanabisi trafikohej nga Spanja në drejtim të Finlandës. Nga 55 të dënuarit në Finlandë, 10 prej tyre janë me shtetësi shqiptare, ose me prejardhje shqiptare.

4 grupet bashkëpunonin me njëra tjetrën. Një grup tjetër nga shqiptarë vepronte vetëm në Finlandë. Ndërsa një grup tjetër, i drejtuar po nga shtetas shqiptarë, kishte si detyrë organizmin e trafikut të marijuandës nga Spanja në Finlandë me postë. Pas kthimit në Shqipëri e kanë vazhduar aktivitetin nga Shqipëria” – tha ai.

Etiketa: bandadrogeFinlandegrupi kriminalholandasintetikespakSpanjatrafik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

12:19 : 06/06/2025
AKTUALITET

Trafik kilometrik në Rrugën e Kombit

10:55 : 06/06/2025
SPORT

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025
SPORT

Liga e Kombeve/ Spanja i shënon 4 gola Francës, Mbappe shkurton shifrat me penallti

22:25 : 05/06/2025
SPORT

Liga e Kombeve/ Spanja leksione Francës, i shënon dy herë për 3 minuta (Video)

21:35 : 05/06/2025
AKTUALITET

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar

21:05 : 05/06/2025
Para
Screenshot

Teatri i Dumanit për të fshehur dështimin me Visin e Pojës

TË GJITHA

Aksidenti në Bulqizë/ Policia: Shoferi që u gjet në mjeti ishte shpallur i zhdukur, dërgohet tek Trauma

19:45 : 06/06/2025

Sulmi ukrainas ndaj Rusisë, Demiraj: Përgjigja e Moskës do të jetë shumë më e madhe

19:36 : 06/06/2025

Dueli me Serbinë/ Silvinjo: Pres ndeshje të bukur, duam 3 pikët. E kam në mendje formacionin

19:32 : 06/06/2025

Associated Press: Shqipëria dhe Serbia përballen në një ndeshje kualifikuese mes tensioneve politike

19:20 : 06/06/2025

Gjimshiti tregon “porosinë” nga gjyshërit për ndeshjen me Serbinë: Futemi për fitore!

19:15 : 06/06/2025

E trishtë/ Ndahet nga jeta diplomati Ilir Shqina

19:00 : 06/06/2025

Aleati i Trump, Steve Bannon sugjeron dëbimin e Musk në Afrikën e Jugut: Të hetohet për përdorim droge

18:59 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com