• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Teatri i Dumanit për të fshehur dështimin me Visin e Pojës

16:52 : 03/06/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE
Screenshot

Screenshot

Nën presionin në rritje të opozitës, e cila e akuzon për zvarritjen e operacionit ndaj klanit “Troplini” në Durrës, me qëllim, sipas saj, për t’u lënë kohë anëtarëve të tij të punonin në fushatën e Partisë Socialiste, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, doli në një konferencë për shtyp për të forcuar alibinë e tij. Jo për të sqaruar vonesat në operacionin “Ura”, por të tregojë procedura të ngjashme duke servirur një aksion tjetër, këtë herë me letërporosi nga Finlanda, ku arrestimet kishin të bënin me një grup trafikantësh droge.

Edhe pse operacioni i Finlandës ishte i përmasave më të vogla, Dumani e përdori për të mbështetur narrativën se data e ndërhyrjes në terren nuk është vetëm në dorën e SPAK-ut, por përcaktohet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Kjo nënkupton se dështimi me Visin e Pojës, i cili u la i qetë para zgjedhjeve, nuk është më përgjegjësi e tij, por një çështje “dakordësimi me partnerët”.

Në përforcim të kësaj linje ishte edhe prezenca e një prokurori finlandez në sallën e konferencës dhe theksimi i faktit se operacioni kishte nisur që në vitin 2023 dhe kishte zgjatur dy vjet, për t’u finalizuar në 2025.

Por, sa qëndron në këmbë kjo alibi?

Lexo edhe:

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

Finlanda: Arrestimet 24 orë pas firmës së gjykatësit


Krahasimi mes dy dosjeve – asaj të “Troplinit” dhe asaj finlandeze – tregon qartë se nuk është partneri i huaj ai që përcakton ritmin e prokurorisë shqiptare, por vetë drejtuesit e saj. Në rastin e klanit të Durrësit, urdhër-arrestet ishin firmosur nga gjykata shqiptare më 30 prill, por operacioni në Shqipëri u krye 21 ditë më vonë, më 21 maj, duke shmangur arrestimin e trafikantëve të drogës gjatë fushatës së Partisë Socialiste. Ndërkohë, për operacionin e Finlandës, siç u deklarua publikisht nga prokurori i çështjes Alfred Shehu, gjithçka ndodhi brenda 24 orëve.

“Nga ana e prokurorisë së posaçme u dërgua kërkesa për caktim mase për 11 persona dhe nga gjykata e posaçme me vendim datë 2.6.2025 ajo u pranua duke u caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ sipas nenit 238 të Kodit të Procedurës Penale. Menjëherë u nxorrën urdhrat e ekzekutimit, duke u ngarkuar me zbatimin agjentët e Byrosë Kombëtare dhe oficerët e policisë së shtetit”, deklaroi Shehu.

Dy versione për caktimin e datës së operacionit


Por i njëjti prokuror, që në të kaluarën ka dalë publikisht me deklarata të pavërteta, si në rastin e Elbasanit, kur mohoi ekzistencën e materialeve zgjedhore në vendin ku u vra Pjerin Xhuvani, kësaj radhe ra në kurth në të njëjtën konferencë.

Siç e renditi Shehu ecurinë e veprimeve deri te arrestimet ato janë si vijon: Së pari, dërgimi i kërkesës për masë sigurie, së dyti, vendimi i gjykatës, së treti, nxjerrja e urdhrave të ekzekutimit dhe së katërti, caktimi i datës dhe orës së operacionit.

Pra procedura standarde: kërkesë – vendim – urdhër arresti – operacion. Këtë hap të fundit Shehu e sqaroi si më tej: “Ora dhe data e aksionit janë biseduar gjerë e gjatë dhe u caktua që aksioni të kryhej në orët e para të mëngjesit të datës së sotme, me dakordësi edhe me autoritetet finlandeze, pasi morën pjesë edhe përfaqësues të policisë finlandeze”, tha prokurori Shehu.

Por pak minuta më vonë, i ndikuar nga shefi i tij Altin Dumani që i kërkoi një përgjigje më të favorshme politikisht, prokurori Alfred Shehu u detyrua të ndryshonte version.

Në një shkëmbim të drejtpërdrejtë, pyetje-përgjigje, pasi u ngacmua nga gazetarët, Altin Dumani e pyeti publikisht: “Alfred, sa kohë ka që është dakortësuar data 3 me palën finlandeze? Ka mbi 3 javë? Një muaj?”

Dhe Shehu, duke harruar atë që kishte thënë , u përgjigj: “Më shumë se 2 muaj”.

I kënaqur me përgjigjen e dytë, Dumani i përsëriti gazetarëve fjalët e vartësit të bindur: “Më shumë se dy muaj ka që është dakortësuar data. Dakort?”

Kjo luhatje në versione, në një distancë kohore prej vetëm pak minutash dhe në të njëjtën konferencë për shtyp, ka vetëm një shpjegim. Jo vetëm që tregon mungesë koherence, por ngre hije të mëdha mbi besueshmërinë e SPAK dhe justifikimeve për dështimin e një operacioni shumë të rëndësishëm kundër trafikut të drogës dhe bandave.

Alibia e Dumanit për operacionin “Troplini”


I vënë nën presion nga pyetja e gazetarit Fatjon Gjini për caktimin e datës së operacionit në bashkëpunim me Antimafian Italiane, Dumani dha një shpjegim më të detajuar të procedurave duke nxjerrë faktin se pas firmosjes Irena Gjoka e mbajti vendimin 5 ditë në sirtar: “Kërkesa për caktim të masës së sigurisë është përcaktuar në datën 19 mars të vitit 2025. Vendimi i gjykatës na është dorëzuar në datën 5 Maj të vitit 2025. Në datën 7 maj është bërë një takim koordinativ në zyrat e SPAK me përfaqësues të Antimafias së Barit dhe është vendosur data 21 bashkërisht…”

Dumani pretendon se vonesa për rastin “Troplini” ka qenë e pashmangshme për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe përfshirjes së shumë shteteve, duke theksuar: “E para, numri i personave që përfshiheshin tek procedimi tjetër ishin 29 të shtrirë në të gjithë Evropën. Ne i kishim të gjithë këtu te kjo çështje, e shpjegoi pak edhe shkallën e vështirësisë z.Rizai. E dyta, do përfshiheshin jo vetëm autoritetet italiane, por siç u përfshinë edhe shumica e personave që gjendeshin jashtë, janë arrestuar edhe për shkak të angazhimit të Europol, Eurojust në vende ku gjendeshin shtetas shqiptarë të cilët kërkoheshin”.

Edhe këtu ka një manipulim. Argumentat bien ndesh me atë që u tha për operacionin e Finlandës, i cili sipas prokurorëve të çështjes, përfshinte edhe ai një rrjet ndërkombëtar të shpërndarë në Spanjë, Hollandë, Finlandë, madje me shtetas me origjinë nga Azia, Afrika dhe shumë vende të Evropës. Pra jo të gjithë personat që do arrestoheshin ishin në Shqipëri. Pavarësisht kësaj nuk u deshën as 24 orë për të kaluar nga gjykata në ekzekutim nga policia. Ndaj krahasimi thjesht e humb vlerën.

Në përpjekje për të mbuluar një dështim të madh, arratisjen e një krimineli me mbështetje politike si Elvis Doçi (Visi i Pojës), kreu i SPAK u përpoq të bindë se procedurat janë të ngjashme edhe në raste të tjera. Por sikurse ndodh shpesh me shfaqjet e dobëta, më shumë se sa të bindin publikun, ato ekspozojnë më qartë dështimin. Dumani, që erdhi në krye të SPAK si “Altin Amerikani”, sot gjendet përballë një ironie të hidhur: po e mbyll mandatin me thirrjet “Altin Troplini”./ Lapsi.al

Etiketa: ALTIN DUMANIarrestimeDumanioperacionispakVisi i Pojës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Operacioni “fadroma” te Arena

22:03 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK regjistroi procedim penal/ Qeveria hap pikën e kalimit kufitar në Aeroportin e Vlorës

19:39 : 16/07/2025
AKTUALITET

Sot u zbulua nga përgjimet e SPAK/ Kur Berisha denonconte mega-vjedhjen në Librazhd: Miqtë e Ballës…

16:46 : 16/07/2025
AKTUALITET

SPAK nis hetim për disa tendera të Kujdesit Shëndetësor, në “skaner” ish-drejtori Lorenc Hashorva

15:48 : 16/07/2025
Para

Leverkusen afron portierin e ri, kontratë 3-vjeçare

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 18 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/07/2025

Goditet grupi i shqiptarëve në Itali, 11 të arrestuar e 7 në kërkim. Si funksiononte trafiku i drogës

22:55 : 17/07/2025

“U thye fjala e dhënë”/ Përplasja Lapaj-Shabani, Artan Hoxha: Debat i ekzagjeruar për një mandat

22:53 : 17/07/2025

Partizani “lan duart” me Europën, Nomme Kalju feston në “Air Albania”

22:39 : 17/07/2025

Paraburgimi i zyrtarëve të lartë, Bushati: Bravo i qoftë Ahmetajt që u la targën këtyre maskarenjve

22:32 : 17/07/2025

Vajzat e ekraneve për “takime speciale”/ Lala: Njëra hynte çdo javë në burgun e Fushë Krujës

22:24 : 17/07/2025

Partizani-Kalju/ E pësojnë të kuqtë, miqtë gjejnë golin në fundin e shtesës së parë

22:20 : 17/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com