• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pallati është fizikisht, me letra s’ekziston! 18 familje mbi 30 vite nuk marrin dot certifikatën e pronësisë

21:04 : 22/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

18 familje të një pallati 7 katësh në Fier kanë në dorë nga një vërtetim hipotekor për pronën e tyre, por Kadastra nuk u jep certifikatën e pronësisë.

Që nga 1992 që këta banorë janë bërë pronar të këtyre banesave e deri më sot nuk janë pajisur me certifikatë pronësie, si përgjigje u thuhet se ai nuk ekziston në letra. Pas 30 vitesh dhe me ndërhyrjen e Fiksit institucionet u vunë në lëvizje.

Fiks Fare udhëtoi në Fier, në rrugën Andon Doro me kërkesë të 18 familjeve që jetojnë në një pallat 7 katësh, të ndërtuar pas viteve ’90 në Fier. Ata thonë se kanë blerë apartamentet me kontrata të rregullta noteriale, kanë paguar shumën te pronari ndërtues, por deri më sot pas 30 vitesh s’kanë marrë certifikatat.

“Shkojmë në Kadastër dhe na thonë që s’ka pallat. Ne ku banojmë, në ajër? thotë një banor. Të tjerë shtojnë se kanë bërë dokumente për ta legalizuar dhe certifikuar, por deri më sot sorollatje. “Ne kemi dokumentet të gjitha, që nga noteri e deri te leja. Si e bëri ai ndërtuesi atëherë? Në kontrata janë edhe lejet që ka marrë ndërtuesi. Këta thonë s’ka letra. Na kanë çuar te noter të tjerë, kemi bërë pagesa dhe asnjë veprim” shtojnë banorët. Madje ata thonë njëzëri kur ky pallat nuk ekziston si na faturojnë qoftë për ujin, dritat apo taksat e tjera.

Bashkë me një përfaqësues të banorëve, Iljaz Rizvani, grupi i Fiks Fare shkoi te Kadastra e Fierit, atje ku banorët kanë shkuar me dhjetëra herë. Drejtori nuk i pret, teksa punonjës të tjerë pohojnë se “është shumë i zënë”. Fiksi i bën një kërkesë me shkrim, duke e pyetur sesi ka mundësi që s’ka asnjë letër ky pallat, kur banorët kanë të gjithë dokumentacionin dhe pse nuk u regjistrohet prona ?

Lexo edhe:

“Lutem për Artan Lamen”/ Berisha: Ja arsyeja e largimit të tij nga Kadastra

Fermerët e zonës së Lushnjës drejt falimentimit pas breshrit shkatërrues

Në përgjigjen e saj Kadastra shkruan se pronat e subjekteve në fjalë nuk janë regjistruar ndër vite për shkak se ndërtuesi nuk ka regjistruar lejen e ndërtimit, proces ky që do të bënte të mundur në vijim regjistrimin e pronës sipas marrëveshjeve të kryera mes ndërtuesit dhe përfituesve. Sa i përket vërtetimit hipotekor që ju përmendni shkruan Kadastra në përgjigjen e saj, nga verifikimet e kryera banorët nuk konstatohet të disponojnë një të tillë, ndërkohë sqarojmë se ky është akt kadastral që vërteton ekzistencën e një marrëdhënie të lidhur mes palëve që në këtë rast nuk është i mjaftueshëm, bazuar legjislacionit në fuqi, për t’u pajisur me Certifikatë Pronësie. Pra mungon akti i fitimit të pronësisë sipas Nenit 193 të Kodit Civil. Pyetjes së Fiksit se çfarë dokumentesh apo veprime duhet të bëjnë këta banorë për të përfituar Certifikatën e Pronësisë, Kadastra sqaron:

Për të ndihmuar procesin, nga ana e Drejtorisë Vendore ASHK Fier, ka filluar procedura për saktësimin e situatës juridike të pallatit dhe është përcjellë kërkesë për vënien në dispozicion të dokumentacionit tekniko-ligjor nëse është emetuar leje ndërtimi nga ana e Bashkisë, Këshillit të Qarkut dhe subjektit ndërtues. Gjithashtu po nga Drejtoria Vendore ASHK Fier, është drejt përmbylljes procesi i evidentimit në terren, proces i cili është i rëndësishëm për të saktësuar secilën pasuri të çdo pronari.

Në fund Kadastra shton se do të vijojë procedura administrative dhe nga ana e ASHK do të merren masa për trajtimin e rastit në përputhje me përcaktimet e VKM nr.1180/2020 “Për përcaktimin e procedurave të veçanta të legalizimit në favor të poseduesve të objektit me shkelje të lejes së ndërtimit, si dhe rregullat për përfundimin e procedurës nga subjektet dhe/ose shoqëritë ndërtuese apo investitor”.

Pas këtij interesimi Fiksi mësoi se Kadastra e Fierit ka marrë edhe njëherë kërkesat e banorëve, janë bërë akte nga inxhinierë për stabilitetin e godinës, është caktuar një administrator pallati dhe tani dosja është gati për t’u përfunduar dhe për t’u dhënë banorëve certifikatat e pronësisë pas më shumë se 30 viteve.

Etiketa: certifikate pronesiefamiljeFierIljaz RizvaniKadastranuk ekzistonpallati

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Lutem për Artan Lamen”/ Berisha: Ja arsyeja e largimit të tij nga Kadastra

21:38 : 22/05/2025
AKTUALITET

Fermerët e zonës së Lushnjës drejt falimentimit pas breshrit shkatërrues

12:18 : 22/05/2025
AKTUALITET

Gazetari: Task Forca e SPAK për krimin zgjedhor dështoi, është bërë masakër në Fier

18:16 : 20/05/2025
AKTUALITET

Makina përplaset me autobuzin e linjës Fier-Roskovec, një i plagosur

15:26 : 19/05/2025
AKTUALITET

Familjet shqiptare po shmangin kreditë/ BSH: 55% e huave, nga burime joformale

19:30 : 18/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi i votave të diasporës për Fierin/ Kush hyn në kuvend nga PD e PS

20:41 : 17/05/2025
Para

Netanjahu “sulmon” Starmer, Macronin dhe Carney: Jeni në anën e gabuar të historisë

TË GJITHA

Trafik i qenieve njerëzore, 23 të arrestuar në Greqi. Zbulohen 4 laboratorë me pasaporta shqiptare të falsifikuara

10:14 : 23/05/2025

Arrestohet Xhevdet Plaku, kush është “Akili” i famshëm me 25 identitete që u shpëtoi 5 atentateve

10:03 : 23/05/2025

Si në filma! Goditi disa makina policie dhe rrezikoi qytetarët, arrestohet i riu në Tiranë/ VIDEO

10:01 : 23/05/2025

Resuli: Shqipëria klasifikohet tek vendet e treta, nëse hyjmë në Europë do jemi “si të njerkës”

09:47 : 23/05/2025

Detajet e reja: Ilaria Sula u vra sepse zbuloi mashtrimin që po bënte ish i dashuri i saj

09:42 : 23/05/2025

RENEA “zbarkon” në Durrës, arrestohen disa persona

09:39 : 23/05/2025

Kurbin/ Një person i jep fund jetës duke qëlluar veten me çifte

09:22 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com