• Kontakt
Sunday, September 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK “fundos” Veliajn, pas zgjedhjeve i shton një akuzë të re dhe i sekuestron një apartament

17:26 : 22/05/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka rënduar pozitat penale të çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa, teksa i është shtuar një akuzë e re, si dhe i është sekuestruar edhe një tjetër apartament, e cila dyshohet si pasuri e fshehur e tyre.

Bëhet fjalë për apartamentin në katin e dytë të godinës ku ndodhet dhe apartamenti i Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës në zonën e “Kodrës së Diellit” në kryeqytet, ku më parë ishte ushtruar kontrolle edhe nga oficerët e BKH-së.

Ndaj çiftit Erion Veliaj-Ajola Xoxa është shtuar akuza e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

SPAK raporton se apartamenti është i regjistruar në emër të kompanisë “AGI KONS” e biznesmenit Gentjan Sula, i cili po ashtu është nën hetim për këtë dosje, me masë sigurie “detyrim paraqitje”.

“Pas kryerjes së veprimeve hetimore, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për këtë shkak, më datë 20.05.2025 emrat e këtyre shtetasve janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, duke i atribuuar veprën penale cituar më lart.

Lexo edhe:

“I rregullova të katërt”/ Aurel Hoxha flet për 4 në “Sky”, SPAK e akuzon vetëm për një vrasje

Bardhi: Balluku ecën e qetë rrugëve të Tiranës, pasi ka nënshtruar me presion kriminal SPAK-un

Në  vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme: Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, ‏regjistruar në ASHK  në emër të subjektit tregtar “AGI KONS” shpk;

Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim Erion Veliaj  dhe Ajola Xoxa kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Këto veprime të SPAK ndaj Erion Veliajt vijnë vetëm pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, ku Erion Veliaj bënte thirrje përmes rrjeteve sociale për mbështetje ndaj Edi Ramës.

Erion Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit në Bashkinë e Tiranës, teksa pas një hetimi 1 vjeçar, SPAK i ngriti akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pas vendimit të Apelit, ku e la sërish në burg, Erion Veliajt iu shtua edhe akuza e futjes së sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, pasi ishte në përgjim dhe zhvilloi telefonata me celularin e një prej efektivëve të Burgjeve, teksa ishte në fugon për t’u transferuar në burg.

Nga hetimi i SPAK ka rezultuar se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash dhe kompanish të kontrolluara prej tyre apo të afërmve të tyre dhe kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në nëntë raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar tre vila në një fshat turistik në Qerret ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në blerje online, të cilat nuk i ka deklaruar në deklaratat vjetore.

Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Etiketa: "Agi Kons"ajola xoxaakuzeapartamentErion VeliajGentjan SulaGJKKOsekuestrohetspakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“I rregullova të katërt”/ Aurel Hoxha flet për 4 në “Sky”, SPAK e akuzon vetëm për një vrasje

22:39 : 27/09/2025
AKTUALITET

Bardhi: Balluku ecën e qetë rrugëve të Tiranës, pasi ka nënshtruar me presion kriminal SPAK-un

20:04 : 27/09/2025
AKTUALITET

Agjencia e Pasurive të Sekuestruara u kthen trafikantëve pasuritë e bllokuar nga SPAK

19:52 : 27/09/2025
AKTUALITET

Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK Erion Isain?

09:26 : 27/09/2025
AKTUALITET

Përplasje të forta brenda KLP-së/ Bllokohet gara për kreun e ri të SPAK

08:27 : 27/09/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Veliaj nuk do ankimojë shkarkimin, ja marrëveshja që ka me Ramën

22:18 : 26/09/2025
Para

Sfida në Elbasan për Euro U-17, Shqipëria dhe Gjermania publikojnë formacionet zyrtare

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 28 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 27/09/2025

Vrasja e italianit/ Dhanë dëshmi kontradiktore, por Policia i lë të lirë Braçin dhe dy djemtë e tij

22:53 : 27/09/2025

“I rregullova të katërt”/ Aurel Hoxha flet për 4 në “Sky”, SPAK e akuzon vetëm për një vrasje

22:39 : 27/09/2025

INSTAT: Vajzat shqiptare, më të arsimuara se djemtë

22:19 : 27/09/2025

A e shkakton “Tylenol” autizmin? Eksperti nga Londra: Ja çfarë zbuluan studimet

22:06 : 27/09/2025

Lavrov: Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë BE-në apo NATO-n

21:55 : 27/09/2025

Kushtoi 3.7 mln euro/ Berisha nxjerr mashtrimin e Ramës për “Parkun Eden”: Kur gënjen, bën çdo gjë!

21:43 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com