• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Analiza e DW: Retorika politike heq vëmendjen nga programet

Më 11 maj kryeministri Rama kërkon mandatin e katërt. Partitë e vjetra opozitare duan rimarrjen e pushtetit, partitë e reja futjen në parlament. Në fushatë elektorale spikati një retorikë që shpesh i kalonte kufijtë.

12:43 : 10/05/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, Zgjedhje 2025

E premtja (9 maj) në Tiranë ishte mbyllja e një dite plot ngjarje. Paradite vëmendjen e mori “Giro d’Italia”, një ndër garat më të rëndësishme sportive të çiklizmit, itinerari i së cilës nisi nga Shqipëria.  Ndërsa në mbrëmje radhën e patën mitingjet e dy partive më të mëdha politike në vend, ku militantët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, mbështetën për të fundit herë për këtë fushatë forcat politike të preferuara dhe dëgjuan fjalime të gjata nga udhëheqësit politikë, Edi Rama dhe Sali Berisha.

Fjalimet e së premtes mbrëma u karakterizuan nga e njëjta gjuhë e përdorur që në krye të fushatës: kreu i PS-së, Edi Rama,  njëkohësisht drejtues i qeverisë që prej vitit 2013, me një retorikë të përshkallëzuar ofendimesh ndaj kundërshtarëve politikë, por këtë herë edhe ndaj zgjedhësve, dhe nga ana tjetër, Sali Berisha,  në dukje më i përmbajtur se në të shkuarën, por pa lënë pas gjuhën agresive ndaj kundërshtarit.

PS qeverisëse premton, se vetëm me të shkohet në BE

Ligjërimi politik i tyre zbehu edhe gjatë kësaj fushate thelbin e programeve politike të premtuara, megjithatë secila parti kishte kartën e saj për të bindur votuesit. Partia Socialiste premtoi se vetëm me të në krye të qeverisë edhe për një mandat të katërt, vendi do të mund të futet në Bashkimin Europian dhe të vijojë me rrugën e reformave. Madje kryeministri Rama e personalizoi fushatën, në logon e së cilës këtë herë u shkrua: “Vetëm me Edin dhe Partinë Socialiste”.

Lexo edhe:

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

PD premton ta bëjë Shqipërinë madhështore

Ndërsa demokratët dhe aleatët e tyre besojnë se në rast fitoreje, “do ta bëjnë Shqipërinë madhështore”, një filozofi politike kjo e kopjuar nga fushata amerikane e presidentit Trump, që synon ta bëjë Amerikën madhështore (Make America great again). Theksi i programit të demokratëve, në opozitë që nga viti 2013, është rigjallërimi i ekonomisë.

Retorikë folklorike dhe diskriminuese

Për Partinë Socialiste, fushata nisi me epitetin “buf kënete”, të cilin kryeministri Rama ia vuri rivalit të tij më të hershëm politik, Berishës.  Në daljet e tij të përnatshme në emisionet politike të mbrëmjes, Rama e mbrojti strategjinë e tij të komunikimit me faktin se ndër vite Berisha e ka sulmuar më shumë personalisht, se politikisht.

“Është shumë e vështirë të merresh me kundërshtarë që janë jashtë çdo lloj formati në aspektin etik. Që të ulin dhe të ngrenë nga mëngjesi deri në darkë, nga viti në vit, me të gjitha të zezat e kësaj bote, që të shajnë, që të akuzojnë, që s’kanë lënë gjë pa thënë, dhe nuk të lënë të gjallë e të vdekur të familjes pa të përmendur. Tani si të sillesh me këta? E vetmja mënyrë është karikatura dhe satira. Nuk ka mënyrë tjetër. Unë nuk mundem kurrë dhe s’e kam bërë asnjëherë që t’i sulmoj kundërshtarët me akuza dhe me sharje që janë të natyrës penale. Unë e kam dhe prirje të karikaturizoj, të satirizoj dhe është një formë komunikimi për të kundërgoditur, por pa u përzier me llumin e gjuhës dhe komunikimit politik” – tha Rama pak ditë më parë.

Fushata pasoi me të tjera epitete të Ramës, i cili këtë fushatë, solli si risi edhe tubimet politike vetëm me gra, ku ofendonte dhe shante burrat me termin “çyryk”, “xhuxh”, “autik politik” e dhjetëra epitete të tjera.

“Nëse Rama i 2013-ës na vinte me një ligjërim me më shumë argumente dhe të kombinuara me rafinim estetik dhe zbavitje, 12 vite më pas, stili i Ramës jo vetëm që nuk frymëzon më, por duket se ka rënë në “batakun” e viralitetit; humori fyes e sharjet, nuk janë asgjë më shumë se përpjekje për të vepruar me logjikën e rrjetit, të mobilizojë emocione në kurriz të argumentave racionalë” – thotë për DW Irena Myzeqari, pedagoge e shkencave të komunikimit.

Edhe për politologun Ermal Hasimja, fushata më profesionale dhe më e përgatitur e Ramës ka qenë ajo e vitit 2013. “Pas saj, niveli i ligjërimit të tij i është përshtatur dukshëm nivelit mediokër të votuesit mesatar”.

Strategjia “afër grave, larg burrave”

Hasimja nuk mendon se Rama ka bërë studime serioze për të rrëmbyer votën e elektoratit femëror. “Siguria që shpalos Rilindja në fushatë të bën të mendosh se ajo shpreson se do të mund të kontrollojë maksimalisht votën e administratës që është e tejfryrë me militantë socialistë. Elementë si ai i njëfarë prioriteti te elektorati femëror vjen nga perceptimi se popullariteti i Ramës është më i lartë te femrat.

Sa për retorikën fyese ndaj burrave, Hasimja e konsideron: “Folklorike”. Është një nga pikat ku Rama i lejon vetes të argëtohet me atë pjesë të elektoratit që ai e di se ua ka marrë votën në mënyra të tjera” – thotë ai për DW. “Nëse do të mundohemi t’i vëmë një emër shkencor sjelljes së Ramës këto zgjedhje, ajo do të ishte “gender targeting”, ose ndryshe, pozicionimin e tij si kampion të kauzës dhe progresit femëror. Në pamje të parë, qasje të tilla prodhojnë ilaritet ndër turma, çka edhe Rama po kërkon këto zgjedhje. Por në nivel logjik kjo përbën një anti-tezë gjinore, pra ‘të fuqizojmë duke denigruar’. Nëse Rama mendon se po vulos votën e grave, në fakt ai mund të jetë duke mobilizuar një reagim problematik në perceptimin publik, sepse amplifikon stereotipet gjinore” – thotë Myzeqari.

“Berisha, më pak agresiv”

Hasimja, dikur këshilltar i Berishës në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër, thotë se këtë fushatë, “retorika e Berishes ishte relativisht më e qetë se e herëve të tjera, me shumë gjasa e ndikuar nga këshilltarët e komunikimit dhe nevoja për të kuruar imazhin e tij të një lideri agresiv”.

Përveç sloganit së frymëzuar nga amerikanët, Partia Demokratike në këtë fushatë punësoi si këshilltar kryesor të fushatës Chris LaCivita, një ndër figurat kryesore që ideuan fushatën e presidentit Trump në vitin 2024. Për militantët demokratë, roli i LaCivitës shihet edhe si një shpresë që ai të ndikojë për heqjen e statusin “Non grata” të Berishës nga Shtetet e Bashkuara.

Për pedagogen e shkencave të komunikimit Myzeqari, retorika e përdorur nga kreu opozitar Berisha ka qenë “e ashpër, konfrontuese dhe e mbushur me tone emocionale”. “Përdoren shpesh terma si “regjim”, “kapje e shtetit”, “tradhti kombëtare”, të cilat synojnë të mobilizojnë mbështetësit, duke krijuar ndjesinë e një beteje ekzistenciale kundër mazhorancës. Kjo lloj retorike ka qëllim të ngjallë zemërim, revoltë dhe angazhim masiv, por nga ana tjetër, mund të largojë publikun gri që kërkon tone më konstruktive dhe zgjidhje reale”.

Teksa bën një analizë të ligjërimit politik të Berishës ndër vite, ish-këshilltari Hasimja thotë: “Berisha ka prirjen të jetë agresiv në komunikim dhe të polarizojë narrativën politike në bardhë e zi. Kush nuk është me të, është vegël e Ramës. Por ka mësuar disi nga analiza e perceptimit të opinionit dhe kjo reflektohet së fundi në një reduktim të agresivitetit dhe fokusim te programi”.

Të dielën (11 maj) shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit, nga numrat e së cilave do të kuptohet nëse programet apo retorika politike kanë pasur më shumë ndikim tek zgjedhësit./DW

Etiketa: 11 MajiEdi RamaPDpsSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
AKTUALITET

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

17:34 : 10/05/2025
AKTUALITET

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025
AKTUALITET

U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën në derën e shtëpisë, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

15:31 : 10/05/2025
AKTUALITET

Xhelal Mziu: Rilindja në terren me administratën dhe grupet kriminale! Janë dhunaur 2 persona/ VIDEO

15:18 : 10/05/2025
Para

SPAK, një flluskë elektorale

TË GJITHA

Nga Mirosh Hoxhaj te Sokol Hodaj e Engjëllush Bellaj/ Berisha: Ja EMRAT që po blejnë vota për Vullnet Sinajn

19:56 : 10/05/2025

Denoncimi i PD: Broz Pjetrani, Melazim Mustafa dhe Ditier Draga po blejnë vota në Shkodër

19:40 : 10/05/2025

Ishte nisur për të eksploruar Venusin në vitin 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

19:26 : 10/05/2025

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025

Premier League/ Southampton ndal Manchester City-n

19:01 : 10/05/2025

Ndryshon ligji i koncesioneve dhe PPP-ve/ Ministritë, jo më autoritete kontraktore

18:56 : 10/05/2025

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com