• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tender fiktiv? E paralajmëroi “Boldnews”, Lluca fiton 1.5 mln euro në Bashkinë Kavajë

09:18 : 28/04/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kompania e familjes Lluca ka fituar një tender me fond limit rreth 1.5 milionë euro, saktësisht siç kishte raportuar “Boldnews.al” rreth dy muaj më parë, kur procedura tenderuese për rikonstruksionin e rrugës “Skuraj” ishte vendosur në Regjistrin e Parashikimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), por ende nuk ishte shpallur zyrtarisht.

Një burim anonim, me shumë mundësi një lloj “Nesti Angoni” brenda Bashkisë së Kavajës, informoi redaksinë në fund të Shkurtit 2025 se tenderi me objekt “Rikonstruksioni i rrugës Skuraj”, me fond limit 150.000.000 lekë ishte destinuar për biznesin e familjes Lluca nga Elbasani.

Në foto: “Boldnews.al” paralajmëroi fituesin e tenderit në 5 mars 2025, ende pa u hapur procedura zyrtarisht

Denoncuesi sugjeroi të dhëna, të cilat në vlerësimin e tij ishin konkrete, mbi bazën e të cilit krijojnë dyshimin se fituesi është përzgjedhur para se të shpallet tenderi, duke ngritur alertin për një rast tipik të shkeljes së barazisë në tendera.

“Nesti” i Kavajës duket se ka pasur informacion thuajse 100 përqind të saktë. Në 23 Prill 2025, pra, rreth 50 ditë pas publikimit të “Boldnews.al” mbi dyshimet për tender të paracaktuar, bashkia e drejtuar nga Fisnik Qosja shpall rezultatet e procedurës tenderuese.

Lexo edhe:

Veliaj “sajoi” rrugë te prona e Ajolës/ Gjykata: Shkelje e rëndë, por nuk shohim “konflikt interesi”

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

Fituesi; një kompani e familjes Lluca.

Tenderi i dyshimtë

Referuar të dhënave zyrtare, rezulton se në procedurën tenderuese me fond 1.5 milionë euro kanë marrë pjesë tre konkurentë; (1) bashkimi i operatorëve “T&J Construction” dhe “Valona Konstruksion” me ofertë ekonomike 142.410.000 lekë të reja; (2) “ASI-2A co” shpk, me ofertë ekonomike 149.379.464 lekë të reja, dhe; (3) “Star Trade Albania”, pa ofertë ekonomike.

Pas shqyrtimit të ofertave, Bashkia e Kavajës shpalli fitues bashkimin e operatorëve “T&J Construction” dhe “Valona Konstruksion”, pasi më herët skualifikoi “Star Trade Albania” për mungesë oferte, si edhe “Asi-2A co”, me ofertë gati 99 përqind të fondit limit, për mungesa të theksuara në dokumentacion, aq sa krijon dyshimin se është përfshirë në tender me qëllimin për të mos fituar.

Në foto: Rezultatet e tenderit 1.5 mln euro për rikonstruksionin e rrugës “Skuraj” në Kavajë

Në raportimin e mëparshëm, “Boldnews.al” mori denoncimin se fituesi i paracaktuar ishte kompania “Lluca” shpk, në pronësi të Naim, Blerim e Gabriel Lluca.

Kompania “Lluca” nuk rezulton të ketë marrë pjesë në tender. Megjithatë, familja elbasanase ka fituar tenderin 1.5 milionë euro të Bashkisë së Kavajës.

Kompania “T&J Konstruksion”, e cila është pjesë e bashkimit të operatorëve fitues, zotërohet në 50 përqind të saj nga Emilian Lluca, djali i Naim Llucës, aksionerit kryesor të “Lluca” shpk.

Në foto: Emilian Lluca, djali i Naim Lluca, bleu 50 % të aksioneve të “T&J Konstruksion” në dhjetor 2024

Shoqëria “T&J Konstruksion” është krijuar në vitin 2022 në Elbasan, fillim me ortak të vetëm, Julian Manahasa. Në fund të dhjetorit 2024, Manahasa i shet 50 përqind të aksioneve tek Emilian Lluca për 50 mijë lekë të reja. Pak muaj më pas, dyshja Lluca-Manahasa përfshihën në bashkimin e kompanive fituese të tenderit të zhvilluar nga Bashkia e Kavajës.

Dyshimet për paracaktim/ Tender 1.5 mln euro i Bashkisë Kavajë do të fitohet nga “Lluca” sh.p.k?

Etiketa: BashkiaBlerim LlucaBoldnewsfiktivfisnik qosjaGabriel LlucakavajeNaim Llucatender“Lluca”“Lluca” shpk

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj “sajoi” rrugë te prona e Ajolës/ Gjykata: Shkelje e rëndë, por nuk shohim “konflikt interesi”

10:18 : 29/06/2025
AKTUALITET

Paguan miliarda e s’morën shërbim, zyrtarët e bashkive japin shpjegime për kontratën me “ECO-ELB”

09:40 : 29/06/2025
AKTUALITET

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

19:06 : 28/06/2025
AKTUALITET

Pirro Vengu 2.2 mln € për blerje pajisjesh për laboratorin e ushtrisë, tenderi i anulohet 2 herë

09:52 : 25/06/2025
AKTUALITET

“Racë e degjenerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

21:34 : 24/06/2025
AKTUALITET

Finalizohen tenderat për makinat e policisë; 33 dhe 34 mijë € për të marrë 1 makinë me qira për 4 vite

14:17 : 24/06/2025
Para

Problem me Bashkimin Europian

TË GJITHA

Zhduket 13-vjeçarja, ambasada e Kosovës në Gjermani: Nëse keniinformacion kontaktoni menjëherë policinë

08:57 : 30/06/2025

22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive

08:57 : 30/06/2025

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, “Shqipëria Bëhet” synon të marrë mandatin e Zegjinesë

08:56 : 30/06/2025

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

08:43 : 30/06/2025

Dosja “Partizani”, sot mbahet seanca e parë në GJKKO ndaj Berishës dhe Malltezit

08:42 : 30/06/2025

Gaza/ Të paktën 35 të vdekur nga sulmet izraelite

08:33 : 30/06/2025

Nis sot takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor në Shkup

08:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com