• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sinjali “Ahmetaj”, a do të ketë guximin Gjykata Kushtetuese të fitojë “dinjitetin” përballë SPAK?

11:31 : 20/04/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Fundjavën e kaluar, Gjykata Kushtetuese rrëzoi për herë të parë një çështje të Prokurorisë së Posaçme, atë që lidhej me sekuestrimin e pronave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, një zhvillim që u pa me çudi nga ekspertë të ligjit, duke mbajtur parasysh se trupa gjyqësore ka dëshmuar në çdo rast përulësi dhe bindje absolute përballë Prokurorisë së Posaçme.

Të premten 11 Prillit 2025, Gjykata Kushtetuese njoftoi se kishte vendosur shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si edhe asaj të Apelit të Posaçëm, për sekuestrimin e një apartamenti dhe dy llogarive bankare të ish-numrit 2 të qeverisë, në hetim për korrupsion.

Ndërkohë që vendimi nuk është zbardhur ende, burime mediatike deklarojnë se ai është marrë me një shumicë thuajse absolute të trupës prej 8 gjyqtarësh kushtetues.

Në një situatë normale, një vendimmarrje e tillë nuk do të përbënte ndonjë habi për opinionin publik, pasi sistemi i drejtësisë në Shqipëri i ka krijuar gjykatat, përfshirë edhe atë Kushtetuese, pikërisht për shqyrtimin në disa shkallë të ankimeve të personave të interesuar.

Lexo edhe:

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

Pra, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar parregullsi në procesin e drejtë gjyqësor, një çështje me natyrë kushtetuese, dhe e ka kthyer atë për rishqyrtim në shkallën e parë.

Por, për një trupë gjyqësore, e cila deri më tani ka treguar një përulësi deri në paturpërsi ndaj qeverisë së Edi Ramës dhe SPAK-ut, vendimi për shfuqizimin e pjesshëm të sekuestrimit të pasurive të Ahmetajt përbën një “lajm”, një gjë të re, të pandodhur më parë.

Gjykata Kushtetuese është treguar “e bindur” para SPAK-ut, kur rrëzoi kërkesat e Sali Berishës, Fredi Belerit, apo në të tjera raste të ngjashme, nëpërmjet sofizmave juridikë e ligjorë.

Në raste të tilla, mbrojtësit ligjorë nuk e mbajnë më aspak sekret se ankesat në Gjykatën Kushtetuese i shohin vetëm si një hap të detyrueshëm procedurial që duhet kaluar, para se t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut.

Pikërisht, për këtë qasje të rëndomtë të një shëmice dërrmuese të gjyqtarëve kushtetues, rasti i shfuqizimit të pjesshëm të sekuestrove të Ahmetajt, ka nevojë për një analizë mbi arsyen e “përse-së”.

Varianti i parë, që vjen më shpejt në logjikë, është që gjykatat më të ulta realisht kanë kryer shkelje proceduriale që nuk kapërdihen. Por, ajo që mund të duket më e logjikshmja, nuk qëndron, referuar shumë rasteve të ngjashme, ku shkeljet mund të kenë qenë flagrante e të dukshme edhe për sy të pasprovuar, dhe Gjykata Kushtetuese ka gjetur gjithnjë forma për të mos cënuar veprimtarinë hetimore të SPAK-ut.

Variant i dytë mund të shihet si një formë reagimi e Gjykatës Kushtetuese, përballë një vendimmarrjeje absurde të Prokurorisë së Posaçme për të vendosur nën vëzhgim një anëtar të trupës, Gent Ibrahimin.

Në shkurt të këtij viti, Prokuroria e Posaçme vendosi nën vëzhgim gjyqtarin kushtetues, Gent Ibrahimi, pas dyshimeve se mund të kishte ndërhyrje në zbardhjen e një vendimi, për komunikimet SKY/ECC, ku SPAK-u ishte vetë palë.

Në një letër të zbuluar nga “Boldnews.al”, Prokuroria e Posaçme mohonte që të kishte vendosur nën hetim gjyqtarë kushtetuese, megjithëse në media u publikua më vonë një dokument i prokurorit Klodian Braho, në të cilën kishte urdhëruar vëzhgimin e gjyqtarit kushtetues.

Për shumë ekspertë të ligjit, ky rast u konsiderua si veprim abuziv i Prokurorisë së Posaçme, sidomos duke mbajtur parasysh faktin se në atë kohë, Gjykata Kushtetuese e kishte marrë vendimin e saj dhe ndërhyrjet e mundshme nuk përbënin as interes, as nuk ndryshonin gjë.

Por, ai veprim i SPAK-ut duket se ka bërë që gjyqtarët kushtetues t’i thërrasin mendjes. Ata kanë përkëdhelur, shpesh pa të drejtë dhe me përulësi flagrante, një krijesë, e cila tashmë i ka lejuar veten që të vendosë nën hetim, përgjim apo vëzhgim, këdo gjyqtar, për të cilin mund të kenë një minimum dyshimi, të arsyeshëm ose jo, se nuk ndan të njëjtin qëndrim me SPAK-un.

Edhe nëse vendimi për sekuestrot e pasurive të Arben Ahmetajt është një veprim instiktiv, reagues dhe vetëmbrojtës, përsëri nuk është se nderon trupën e Gjykatës Kushtetuese.

Ata 8 njerëz në detyrë, të cilët, në shumicë absolute, kanë dëshmuar vetëm vasalitetin e tyre, kanë shansin që të kthehen në normalitetin juridik. Por, në radhë të parë duhet të tregojnë se kanë guximin që të fitojnë dinjitetin e tyre para atyre kërkesave të SPAK-ut, por edhe të Edi Ramës, të cilat shkojnë në të kundërt me logjikën ligjore dhe kushtetuese.

Etiketa: arben ahnetajdinjitetGjykata KushtetueseperplasjeSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ BBC: Njerëzit të zemëruar për projektin e Zvërnecit! Kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës

18:02 : 04/06/2026
AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
AKTUALITET

U mor i pandehur për dosjen Balluku, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026
Para

Kapen me 12 kg marijuanë, arrestohen çifti shqiptaro-italian në Itali

TË GJITHA

KAS vendos të shqyrtojë çështjen e Kryebashkiakut të Kuçovës, Maliqi: Hajdari të shkarkohet!

12:11 : 05/06/2026

Vrasja e efektivit/ Familjarët i kërkojnë llogari Begajt: E keni lënë vendin në duart e kriminelëve

12:04 : 05/06/2026

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom