• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekskluzive/ Dumani i përgjigjet Holta Zaçajt: Nuk kemi në hetim asnjë gjyqtar kushtetues

16:05 : 03/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka informuar Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj se asnjë gjyqtar kushtetues nuk është vendosur nën hetim, sipas një shkrese të parë ekskluzivisht nga “Boldnews.al”.

Ky konfirmin vjen në një moment kur zëra të ndryshëm publikë, përfshirë edhe ish-ministrin e Drejtësisë, aktualisht avokati Ylli Manjani, ka deklaruar publikisht se është vënë në dijeni për një autorizim të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për lejimin e përgjimit dhe vëzhgimit të të paktën një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lexo edhe:

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

Historia e përgjimit të mundshëm të një gjyqtari kushtetues u shfaq për herë të parë në publik nga eksperti kriminalistik, Ervin Karamuço, në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, mbrëmjen e 19 Shkurtit 2025.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, në një dalje publike për prezantimin e statistikave për vitin 2024 në 24 Shkurt të këtij viti, konfirmoi se institucioni që ajo drejton i ishte dërguar me një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme, për të mësuar më shumë mbi pretendimet e shfaqura publikisht nga eksperti Karamuço.

Pak ditë më vonë, kreu i SPAK-ut, Dumani, i ka kthyer përgjigje kërkesës së Holta Zaçaj.

Në krye të letrës, Dumani rithekson kuadrin ligjor, në bazë të të cilit Prokuroria e Posaçme “nuk mund të ndajë me institucione ose palë të treta që nuk janë subjekte të procedimit penal informacion mbi ekzistencës ose mosekzistencën e procedimit penal”.

Megjithatë,- i drejtohet Dumani, Zaçajt-  “në përgjigje të interesit Tuaj, mund t’Ju konfirmojnë se në Prokurorinë e Posaçme nuk është paraqitur asnjë kallëzim penal ndaj ndonjërit prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si edhe ju konfirmojmë se nuk është në statusin ‘person nën hetim’ asnjë prej gjyqtarëve kushtetues”.

Në foto: Pjesë nga letra e Dumanit për Holta Zaçaj

Në vijim, kreu i Prokurorisë së Posaçme, duke cituar nenet 126 dhe 137 të Kushtetutës, shkruan se “Prokuroria e Posaçme nuk ka kompetencë për të kontrolluar vendimet e gjyqtarëve në çështjet konkrete, si të gjykatave të zakonshme, ashtu edhe të Gjykatës Kushtetuese”.

Në foto: Pjesë nga shkresa e Altin Dumanit për Gjykatën Kushtetuese

Por, sërish duke iu referuar nenit 148 të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale, Dumani thekson se “Prokuroria e Posaçme ka juridiksionin dhe kompetencën që të ushtrojë ndjekjen penale për sjelljet jashtëgjyqësore të gjyqtarëve të çdo niveli, nëse ekzistojnë dyshimet se mundet të kenë kryer veprën penale të “korrupsionit pasiv…” ose të çdo vepre tjetër penale…”.

Në shkresën e kreut të SPAK-ut përmenden dy detaje proceduriale; së pari, nuk ka kallëzim ndaj ndonjë gjyqtari kushtetues; dhe, së dyti, asnjë gjyqtar kushtetues nuk është “person nën hetim”.

Gjithësesi, këto dy elementë nuk përjashtojnë mundësinë që një individ, zyrtar, përfshirë edhe gjyqtar kushtetues, të jetë ose të ketë qenë në përgjim.

Indicja për nisjen e një hetimi penal mund të jetë kallëzimi, por mund të jetë edhe referim nga institucionet ligjzbatuese.

“Person nën hetim”, sipas Kodit të Procedurës Penale, është individi, të cilit i është shënuar emri në regjistrin përkatës të Prokurorisë. Ndërkohë, përgjimi (interceptimi) mund të përdoret edhe për individë, të cilëve nuk u është shënuar emri në regjistrin e “personave nën hetim”, por që mund të jenë të dyshuar për kryerjen e një vepre penale.

Etiketa: ALTIN DUMANIGjykata KushtetueseHolta Zaçajspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026
AKTUALITET

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

11:35 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

10:17 : 14/07/2026
AKTUALITET

“4.3 mln euro për koncertin privat”/ Këlliçi: Rama votoi faturën e turpit në Kuvend

19:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

GJKKO rikthen për hetim në SPAK dosjen e Elvis Roshit

16:34 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Kanye West në SPAK“/ Bardhi-Manjës: Bën rolin e budallait për llogari të Ramës!

15:48 : 13/07/2026
Para

Shpëtoi mbi 2 milionë foshnje, ndërron jetë dhuruesi i gjakut me antitrupin e rrallë

TË GJITHA

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş