• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dëbora dhe ngricat shkatërrojnë vreshtat dhe pemëtarinë, fermerët drejt falimentimit

09:36 : 11/04/2025
në AKTUALITET

Reshjet intensive të dëborës të shoqëruara me temperatura të ulëta deri në -4 gradë Celsius gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në bujqësi në zonën e Përrenjasit, konkretisht në Njësitë Administrative Qukës, Rrajcë e Stravaj.

Ngricat e forta kanë goditur rëndë vreshtarinë dhe pemtarinë, sidomos kulturat e qershisë duke i shkatërruar ato në mënyrë të pakthyeshme.

Sabri Kuriqi, një ndër prodhuesit më të mëdhenj në fshatin Karkavec të Njësisë Administrative Qukës shprehet i dëshpëruar për situatën. Ai tregon se gjithë investimi i tij shumëvjeçar në vreshtari është shkatërruar plotësisht nga moti ekstrem dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë interesim apo mbështetje nga institucionet shtetërore.

“Këtë pranverë nuk kam parë kurrë një mot kaq të keq. Vreshtat janë “djegur” nga ngricat. Gjithë mundi i viteve është zhdukur për një natë. Nuk na ka ardhur askush të pyesë për gjendjen tonë. Jemi të braktisur!”.

Kuriqi thekson se pasojat afatgjata mund të jenë edhe më të rënda, pasi dëmtimi i rrënjëve të hardhisë mund të ndikojë në produktivitetin për disa vite me radhë. Ai apelon për ndihmë të menjëhershme nga autoritetet për të shpëtuar atë që ka mbetur nga sezoni.

Lexo edhe:

Bujqësia në mëshirën e qiellit

Fermerët e Korçës ankohen për subvencionet: Nuk mjaftojnë!

Sipas të dhënave të fermerëve rreth 1,500 hektarë tokë bujqësore janë dëmtuar rëndë në Bashkinë e Përrenjasit. Pa ndihmën e shtetit, shumë prej tyre janë të detyruar të ndërpresin aktivitetin bujqësor, pasi nuk kanë mundësi financiare për të riparuar dëmet.

“Kemi mbetur në mes të katër rrugëve. Toka është shkatërruar, pemët janë ngrirë, nuk kemi me çfarë të ushqehemi. Na duhet ndihmë urgjente, ndryshe falimentimi është i pashmangshëm.”

Situata është edhe më alarmante kur merret parasysh fakti se kjo nuk është hera e parë që fermerët e zonës përballen me fatkeqësi natyrore. Vetëm në fund të muajit mars stuhi të mëdha breshëri dëmtuan të mbjellat dhe pemët frutore në Njësinë Administrative Polis në Librazhd. Edhe në atë rast deri më tani nuk është ofruar asnjë ndihmë apo kompensim nga ana e autoriteteve.

Fermerët kërkojnë që qeveria të ndërhyjë me masa konkrete, si dëmshpërblimi financiar, grante për riparimin e dëmeve si dhe një plan afatgjatë për përballimin e situatave të tilla në të ardhmen.Stuhitë me breshër dhe dëborë gjatë kësaj pranvere kanë qenë të shpeshta dhe në bashkitë e Librazhdit dhe Prrenjasit kanë shkatërruar pemtarinë dhe vreshtarinë si kurrë herë tjetër./ BW

Etiketa: falimentfermeretngricatReshjet intensivevreshtat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bujqësia në mëshirën e qiellit

20:39 : 03/06/2025
AKTUALITET

Fermerët e Korçës ankohen për subvencionet: Nuk mjaftojnë!

16:28 : 30/05/2025
AKTUALITET

Fermerët e zonës së Lushnjës drejt falimentimit pas breshrit shkatërrues

12:18 : 22/05/2025
AKTUALITET

Braktisja e fermerëve/ PL: Mundin dhe djersën e tyre qeveria e kanë hedhur në rrugë

17:20 : 30/04/2025
AKTUALITET

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

14:00 : 28/04/2025
AKTUALITET

“Ballkani i Hapur hidhet në kosh”/ Berisha: Fermerëve u jap fjalën se subvencioni do të 5-fishohet

19:03 : 23/04/2025
Para

Aksident i rëndë në Berat, një i vdekur

TË GJITHA

“Mund ta bëjë me një telefonatë”, Irani i kërkon Trumpit të ndalojë sulmet izraelite

18:41 : 16/06/2025

Lufta Izrael-Iran/ Skenarët se çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

18:38 : 16/06/2025

Empoli zyrtarizon trajnerin e ri

18:27 : 16/06/2025

Aksident në Korçë, makina del nga rruga! Tre persona përfundojnë në spital

18:20 : 16/06/2025

66 mln euro tendera për kompaninë e gruas së drejtorit, SPAK zbarkon në Bashkinë e Tepelenës

18:13 : 16/06/2025

Reali në mëdyshje, klubit madrilen i ofrohen 130 milionë euro për yllin e skuadrës

18:00 : 16/06/2025

U bë baba nga një 13-vjeçare/ Gjykata e Korçës liron nga burgu Dritson Kurti, pas protestave

17:56 : 16/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com