• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ekonomia gjermane në krizë, shkurtohen 120.000 vende pune

Ekonomia gjermane është në krizë, shenjat e rimëkëmbjes janë të dobta. Veçanërisht e goditur rëndë është industria. Më shumë se 120.000 vende pune humbën aty vetëm vitin e kaluar. Ekspertët i tremben shkurtimeve të tjera

14:11 : 17/02/2026
në BOTA
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë industria gjermane ka shkurtuar vende pune në shkallë të gjerë vitin e kaluar. Rreth 5.38 milionë njerëz ishin të punësuar në sektor – afërsisht 124.000 më pak se një vit më parë.

Kjo del nga një analizë e firmës konsulente EY, të cilën e citon Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA. Humbjet e vendeve të punës në industri ishin pothuajse dy herë më të larta se në vitin 2024, sipas studimit, i cili bazohet në të dhëna nga Zyra Federale e Statistikave dhe mbulon kompanitë me të paktën 50 punonjës. Më e goditur vitin e kaluar ishte industria e automobilëve e cila përballet me vështirësi. Ky sektor shkurtoi rreth 50.000 vende pune, ndërsa industritë kimike dhe farmaceutike patën një performancë relativisht më të mirë me një humbje prej rreth 2.000 vendesh pune në Gjermani.

“Industria gjermane është në një krizë të thellë”, tha Jan Brorhilker, ekspert menaxhues i EY. Të ardhuat e kësaj industrie janë tkurrur me pothuajse pesë përqind që nga viti 2023. Në kët kontekst humbjet e vendeve të punës ende janë të moderuara. Por një gjë është e qartë: “Një rritje e vërtetë dhe e rëndësishme ekonomike do të ishte e nevojshme për të parandaluar humbjet e mëtejshme të vendeve të punës.”

Priten shkurtime të tjera gjatë vitit 2026

Trendi ka të ngjarë të vazhdojë edhe në vitin 2026. Ekspertët në firmën konsulente EY kanë frikë se industria do të zvogëlojë më tej fuqinë punëtore këtë vit për shkak të porosive të dobëta dhe presionit të fortë konkurrues. Kësaj i shtohet edhe numri në rritje i falimentimeve, veçanërisht midis furnizuesve të automobilëve, thotë Brorhilker. Për më tepër, prodhuesit e makinave po zgjerojnë gjithnjë e më shumë prodhimin, kërkimin dhe zhvillimin jashtë vendit – “në kurriz të vendeve të punës në Gjermani”.

Lexo edhe:

Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!

Ish-ministrja gjermane e Mjedisit mbështet revoltën në Shqipëri: Solidaritet me mbrojtësit e natyrës!

Ekonomistët vazhdojnë të mbeten skeptikë. Vërtet ata presin që ekonomia gjermane të rritet me rreth një përqind në vitin 2026, pas viteve të tëra stanjacioni. Megjithatë, do të duhet kohë që kjo të përkthehet në rezultate të prekshme për bizneset. Ekonomistët parashikojnë një rritje me bazë të gjerë vetëm në vitin 2027, kur miliardat në shpenzimet qeveritare për mbrojtjen dhe infrastrukturën do të kenë efektin e tyre të plotë. Kreu i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike (DIW), Marcel Fratzscher, paraqet një pamje të zymtë për ekonominë gjermane, nëse qeveria gjermane nuk ndërmerr reforma gjithëpërfshirëse. Ai argumenton se thjesht mungon fuqia punëtore për të arritur normat e rritjes në të kaluarën. Fratzscher bën thirrje për rritje të taksave dhe një ulje të ndjeshme të subvencioneve. /DW

Etiketa: ekonomiafalimentGjermanikrizëpune

Lajme të lidhura

BOTA

Pse ekonomia amerikane po ecën shumë më mirë se pjesa tjetër e botës?!

14:43 : 12/07/2026
AKTUALITET

Ish-ministrja gjermane e Mjedisit mbështet revoltën në Shqipëri: Solidaritet me mbrojtësit e natyrës!

12:58 : 11/07/2026
Lajmet e Dites

Reforma e pensioneve në Gjermani, çfarë ndryshon për migrantët?

08:54 : 11/07/2026
AKTUALITET

Arsimi profesional, 18% e të diplomuarve as në punë as në shkollë, 63% të punësuar

10:26 : 10/07/2026
BOTA

Volkswagen mbyll katër fabrika në Gjermani, rreth 40.000 vende pune janë në rrezik

18:35 : 09/07/2026
BOTA

Mbi 5 mijë viktima nga i nxehti në Gjermani

13:06 : 09/07/2026
Para

Pjesë e grupit që mashtronte përmes Call Center-ave, GJKKO lë në burg italianin: S'kisha dijeni për skemën

TË GJITHA

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026

Aksident te Liqeni i Thatë në Tiranë, i riu me motor përplaset nga një automjet

11:58 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş