• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Si të shtyhen Kosova dhe Serbia drejt normalizimit?

19:50 : 04/04/2025
në RAJONI

“Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm [për dialogun, Peter Sorensen] në ditët në vijim”.

Kështu deklaroi për Radion Evropa e Lirë (REL) përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, teksa tha se BE-ja është e interesuar të shohë përparim drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, për Donika Eminin, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BIEPAG), ndonëse kjo deklaratë, siç shprehet ajo, mund të duket si “diçka pompoze e inovative, fatkeqësisht nuk është”.

Ajo thotë për REL-in se, nga vizita në Prishtinë e emisarit të BE-së për dialogun, dhe nga bisedat që ka zhvilluar në Bruksel, ka fituar përshtypjen se në bllokun evropian “tendencat janë që dialogu të kthehet sërish në nivel teknik, sepse BE-ja ende e konsideron dialogun teknik 2011-2013 si pjesën më të rëndësishme dhe më të suksesshme” të procesit.

Lexo edhe:

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

Një takim i dialogut Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve i zhvilluar në Bruksel në korrik të vitit 2024.
Një takim i dialogut Kosovë-Serbi në nivel të kryenegociatorëve i zhvilluar në Bruksel në korrik të vitit 2024.

Objektivi i dialogut

Megjithatë, sipas Eminit, nuk mund të jetë objektiv i ndërmjetësimit të BE-së normalizimi i raporteve mes dy vendeve, pa pasur qartësi se çfarë realisht nënkupton ai, sa do të zgjasë procesi dhe si do të përfundojë.

Emini vlerëson se BE-ja duhet ta përmbyllë procesin e dialogut me një marrëveshje që ka përmbajtje të qartë, e jo ta quajë veten vetëm lehtësuese të procesit dhe të thotë se sheh edhe instrumente të tjera përveç dialogut, për të arritur normalizimin.

“Përndryshe, vazhdojmë kështu në mënyrë teknike, njerëzit në BE paguhen të punojnë me ne, ndërsa ne e luajmë derën në rajon dhe i shtyjmë edhe pesë apo dhjetë vjet kështu, derisa të bëhet diçka më e madhe ose të ketë ndërhyrje nga aktorë jashtë BE-së”.

Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin, pohon se qëllimi përfundimtar, që, sipas tij, është një marrëveshje ligjërisht e obligueshme për një normalizim gjithëpërfshirës, “është harruar” përgjatë procesit, i cili ka nisur më 2011 – fillimisht në nivel teknik, e më pas në atë politik.

Ai thotë për REL-in se nga deklarata e Kallasit kuptoi se në BE janë drejt përfundimit të rivlerësimit të politikës sa i përket procesit negociues të lehtësuar nga blloku, për të kuptuar se “çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo në dialog deri më tani”.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me emisarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen në Munih.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me emisarin e BE-së për dialogun, Peter Sorensen në Munih.

Një qasje e re ndaj procesit

Vogel vlerëson se dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë pjesë e një strategjie më të gjerë të BE-së.

Ai konsideron se, fillimisht, duhet të shihet ajo që ka ndodhur në dialog, si dhe qasja që BE-ja ka pasur, e cila, sipas tij, ka qenë “e anuar në favor të Serbisë”.

Ndonëse procesi ka prodhuar dy marrëveshje të mëdha – atë të Brukselit më 2013, dhe atë të Ohrit më 2023 – Vogel thotë se Kosova nuk e ka zbatuar marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por edhe Serbia, “me tolerimin” e BE-së, nuk ka zbatuar asnjë zotim dhe ka zhvilluar fushatë kundër njohjeve të reja dhe kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Sipas Vogelit, shefja e re e diplomacisë e BE-së nuk duhet ta lërë “të pandëshkuar” Serbinë për shkak të mospërshtatjes së politikës së jashtme me atë të bllokut. Ai konsideron se ngecja në dialog ka ndodhur pasi BE-ja e ka trajtuar procesin si të ndarë nga politika e tij e jashtme.

Edhe Emini mendon se Brukseli duhet ta ndryshojë qasjen në dialog. Sipas saj, vetëm “presioni ndaj Kosovës” – e cila është nën masa ndëshkuese nga BE-ja – nuk mjafton që dialogu të ketë sukses, pasi problemi, për të, qëndron te presidenti Aleksandar Vuçiq në Serbi.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një samiti në Maqedoni të Veriut në janar të vitit 2024
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një samiti në Maqedoni të Veriut në janar të vitit 2024

Zyrtarët në Kosovë shpesh janë ankuar për një qasje të pabalancuar në dialog, kur lehtësues të tij ishin Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak – figura nga dy shtete brenda bllokut që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Për Vogelin, nuk ka kuptim që dialogu të rinisë me qasje të njëjtë gjatë mandatit të Kallasit, dhe as nëse Serbia vazhdon të thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën.

Ai vlerëson se procesi duhet të riformatohet dhe t’i kthehet objektivit origjinal: të jetë i përqendruar plotësisht në arritjen e një marrëveshjeje finale, e jo të përdoret për menaxhim të krizave.

Për shkak të krizave në veriun e Kosovës, që rritën tensionet mes dy vendeve, që nga shtatori i vitit 2023 në Bruksel nuk është zhvilluar asnjë rund i dialogut politik, por ka pasur vetëm bisedime në nivel të kryenegociatorëve./REL

Etiketa: kosoveserbia

Lajme të lidhura

RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
RAJONI

Hapet Muzeu i Viktimave në Mitrovicë, Kurti nderon të vrarët e masakrës së ’99

22:51 : 01/06/2026
RAJONI

Serbia zgjat ndalimin e eksportit të naftës dhe produkteve të naftës deri më 2 korrik

22:38 : 01/06/2026
Para

Itali, arrestohet një 27-Vjeçar shqiptar për posedim dhe shitje narkotikësh nga tualeti i lokalit

TË GJITHA

“Na keni ça k***”/ Noizy – protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë, mbylleni gojën

17:40 : 04/06/2026

Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

17:19 : 04/06/2026

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetbetofficeholiganbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom