• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi i mjekes: Policët më rrahën kur po kalonte makina e kryeministrit Edi Rama

20:52 : 31/03/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një ngjarje të ndodhur në datën 5 mars 2024, ku një mjeke është dhunuar nga disa punonjës policie, të cilët po shoqëronin kryeministrin Edi Rama.

“Unë që kisha shenja në trup më akuzuan se dhunova policen. Prokuroria s’bëri ekspertizë për policen, por vetëm e kqyrën kolegët e saj”, tha mjekja, teksa shtoi se çështja shkoi për gjykim vetëm ndaj saj. Policët nuk u hetuan, pavarësisht se mjekja kishte dëmtime trupore!

“Mua më burgosën policët e komisariatit nr.2 në Tiranë. Më futën në qeli në datën 5 mars deri në datën 8 mars 2024 duke më akuzuar se kam dhunuar një police, Ersuida Marku”, thotë mjekja.

Sipas saj, në datën 5 mars 2024, në afërsi të punës së saj, ka kaluar eskorta e kryeministrit Edi Rama dhe disa punonjës të policisë i janë afruar makinës së vëllait të saj. Më tej pohon se ndodhej në trotuar dhe një punonjës policie goditi me forcë kofanon e mjetit të të vëllait dhe i kërkoi të largohej.

“Ndërkohë që unë përpiqesha të kuptoja çfarë po ndodhte, disa persona u afruan menjëherë dhe pas një përplasjeje verbale, na shoqëruan për në komisariat, duke na shtyrë me dhunë në makinën tonë dhe duke marrë drejtimin e saj”, pohon mjekja.

Lexo edhe:

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

Ajo shton se gjatë shoqërimit në komisariatin numër 2 dhe në ambientet e tij, u ushtrua dhunë ndaj saj nga ana e punonjësve të policisë Ersuida Marku dhe Edvin Zhupa. “Këta policët përveçse shkelën rregullat dhe ligjet, bashke me koleget e tyre manipuluan dëshmitë dhe më akuzuan për kundërshtim me dhunë ndaj njërit prej tyre”, thotë ajo.

Ajo shton se nuk kishte prova për të mbështetur akuzat ndaj saj, por vetëm dëshmitë e gënjeshtra të shtatë policëve.

“Ndërkohë, ekspertiza mjeko-ligjore ka treguar se kam pësuar dëmtime të shumta gjatë shoqërimit dhe asnjë pamje nga kamerat e sigurisë të komisariatit nuk është vënë në dispozicion. Gjithashtu, asnjë nga pamjet nga vendi i ngjarjes nuk tregon dhunën që pretendohej të kishte ndodhur nga ana ime ndaj punonjëses së policisë, po ashtu punonjësja e policisë nuk ka kryer një ekspertim mjeko ligjor që të vërtetojë dëmtimet e saj”, pohon mjekja.

Por, paradoksi qëndron se me gjithë këto prova, ajo është akuzuar për dhunë, kur jo vetë në trup kishte shenja! “Ndërkohë policja s’bëri asnjë ekspertizë dhe ajo doli se ishte dhunuar”, vijon ajo.

Fiksi analizoi pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve në datën 5 mars 2024, ku nuk duket në asnjë moment dhuna e mjekes ndaj policëve. Mjekja thotë se, pavarësisht se ajo kishte shenja, asnjë polic nuk u hetua pasi avokati i saj Gjergj Nikolla tërhoqi denoncimin kur ajo ishte ende në burg.

“Nga kjo situatë, prokuroria Rovena Zoto ka ngritur një akuzë ndaj meje për ushtrim dhune ndaj një punonjëses së Policisë së Rendit, Ersuida Marku, duke iu referuar nenit 236/2 të Kodit Penal. Një nen që ka maksimumi 7 vite burg. Nga hetimet dhe provat e administruara në dosje, nuk ka prova që të vërtetojnë se ka pasur ushtrim dhune fizike ndaj punonjëses së policisë. Nuk kam ushtruar dhunë ndaj policisë, pavarësisht konfliktit verbal.

Gjithashtu, gjatë hetimeve dhe procesit gjyqësor kemi shprehur shqetësime për shkelje të të drejtave të mia, siç janë shoqërimi i dhunshëm. Kam kërkuar të pyetesha nga prokurorja Rovena Zoto dhe kam ngritur pretendime për abuzim dhe dhunë nga ana e policëve gjatë shoqërimit dhe qëndrimit në komisariat, por asnjë nuk u mor parasysh”, thotë mjekja.

Ndërkohë, në dosje janë edhe ankesat që ajo ka bërë në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, por sërish asnjë hetim ndaj policëve.

“Çështja ndaj saj shkoi në gjykatë nga gjyqtari paraprak Artan Hajredinaj, i cili edhe pse ka pasur mundësinë të shqyrtonte provat e paraqitura, vendosi që çështja të shkojë në gjykim në themel. Kërkoj që të zbulohet çdo manipulim i provave dhe të sigurohet që punonjësit e policisë ti përgjigjen drejtësisë për çfarë kanë shkaktuar dhe gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces abuzues të mbajnë përgjegjësi”, përfundon ajo./TCH

Etiketa: dhuneEdi Ramamjekepolice

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025
AKTUALITET

Mashtrimet online me ilaçet, përdorin imazhet e mjekëve për të bindur të moshuarit për “mrekullinë”

20:05 : 07/08/2025
AKTUALITET

Zelensky telefonatë me “liderin global”, Ramën: Po punojmë për t’i dhënë fund luftës!

18:11 : 07/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
Para

I ngeli lokali pa ujë, përgjegjësi i Ujësjellësit në Korçë i shmanget përgjigjes: Turp të kesh!

TË GJITHA

VIDEO/ Atentat ndaj kreut të një bande në Malin e Zi, publikohen pamjet tronditëse

16:38 : 08/08/2025

Takimi historik Trump-Putin mund të zhvillohet javën e ardhshme në Romë

16:27 : 08/08/2025

Barazuan ndaj Olimpija Ljubjanës, Tetova: Rival i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

16:16 : 08/08/2025

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com