• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

“Gjendje katastrofale në Spitalin Onkologjik”/ Berisha: Njerëzit po vdesin nga mungesa e ilaçeve

12:37 : 25/03/2025
në Lajmet e Dites

Kreu i PD-së, Sali Berisha thotë se Shqipëria renditet me vendet e botës së tretë, sa i takon shërbimit shëndetësor, që siç thotë ai është një dështim i qeverisë.

Berisha sjell denoncimet dhe dëshmita nga spitali Onkologjik, që sic shprehet ai është “streha ku njerëzit nuk vdesin nga sëmundjet, por mungesa e ilaçeve”.

Po ashtu kryedemokrati tha se ne spitalin onkologjik për tre vite janë lënë jashtë funksioni aparaturat jetike. “Në këtë spital, aparaturat e tjera jashtëzakonisht të rëndësishme janë lënë për vite jashtë funksionit”, deklaroi ish kryeministri.

“Shqipëria në raport me shërbimin shëndetësor, që u garanton qytetarëve të saj, renditet me vendet e botës së tretë. Renditet ndër vendet në të cilin qytetarët paguajnë gjobën më të madhe në Europë, por edhe një nga më të lartat në botë për kujdesin e tyre shëndetësor, ndërkohë që Edi Rama, i cili 12 vite më parë, erdhi në pushtet me premtimin solemn për shëndetësi falas, sot merret me çdo gjë tjetër, por jo me dështimin madhor me pasoja shumë të rënda, qindra mijëra jetë njerëzish në kujdesin shëndetësor.

Sot shqiptarët vdesin nga sëmundjet e zemrës dy herë më shumë se mesatarja e BE. Të njëjtat shifra janë për sëmundjet malinje. Vdekshmëria foshnjore në Shqipëri është tre herë më të lartë se në Mal të Zi dhe vendet përreth.

Lexo edhe:

Berisha nesër në SPAK për masën, zbardhet sms e Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

E vërteta është se Shqpëria përballet me një furnizim me ilaçe të cilësisë më të dobët dhe më të paefektshme, më të pavlerë. Rikujtoj këtu se një ligj që u garantonte shqiptarëve ilaçe të një cilësie me vendet anëtare të BE, ligj sipas të cilit në Shqipëri nuk mund ët tregtohen ilaçe që nuk tregtoheshin së paku në dy vende të BE, pra të miratuara nga enti evropian i kontrollit të barnave, ky ligj u zhduk dhe u zëvendësua me ligjin Nushi-Doshi dhe sot shqiptarët blejnë në farmacitë e tyre ilaçe jashtë të gjitha standardeve.

Kompanitë e mëdha braktisën Shqipërinë. Dëshmira tragjike kanë ardhur në mënyrë të vazhdueshme për gjendjen katastrofale në Spitalin e Onkologjisë.

Ky spital, në vend që të ishte një institucion shprese për të sëmurët që me heroizëm luftojmë forma të ndryshme të këtyre sëmundjeve, faktikisht është një strehë ku njerëzit nuk vdesin nga sëmundja, por nga mungesa e ilaçeve për kurimin e sëmundjeve.

Në këtë spital për tre vite janë lënë jashtë funksioni aparaturat jetike. Në këtë spital, aparaturat e tjera jashtëzakonisht të rëndësishme janë lënë për vite jashtë funksionit.

Në këtë spital, siç është raportuar, të sëmurëve u jepen ilaçe që nuk janë të përshtatshme për sëmundjet që kanë. Ose e njëjta dozë ndahet në disa doza sepse ilaçet mungojnë masivisht.

Kjo gjendje nuk është vetëm në Spitalin Onkologjik. Për fat të keq, kjo gjendje është edhe në spitalet e tjera publike, ku një i sëmurë, i cili pëson një trombozë karotide në arterien që ushqen trurin, diagnozën mund ta bëjë në spital publik, por kurimin detyrohet ta bëjë në spital privat”, tha Sali Berisha nga selia e PD-së.

Etiketa: Berishaonkologjikopozitaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha nesër në SPAK për masën, zbardhet sms e Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

20:37 : 01/06/2025
AKTUALITET

Çollaku: Presioni administrativ dhe krimi i organizuar ndikuan në zgjedhjet e 11 majit

17:55 : 01/06/2025
AKTUALITET

“Mbreti bën qejf me Nusretin”/ Paloka: Pensionistët pa bukë, por Rama në festë

16:41 : 01/06/2025
AKTUALITET

Pas zgjedhjeve mbaron “Paqja fiskale”, fillon “lufta”

09:24 : 01/06/2025
AKTUALITET

Ikën një tjetër aleat/ Nard Ndoka: Nuk jam më me PD, na goditën pas shpine! Noka e Topalli xhelozë me mua

14:38 : 31/05/2025
AKTUALITET

Firma e PD “bllokon” kandidatët për “rinumërimin”/ Berisha: Fillimisht do shqyrtohet paligjshmëria e zgjedhjeve

13:11 : 31/05/2025
Para

Dhunimi i Klea Prengës, paraqiten në gjykatë motrat Berisha

TË GJITHA

Plagosja e 15-vjeçarit/ Adoleshenti punonte si kamerier në piceri, si nisi sherri me motoristin

20:38 : 01/06/2025

Berisha nesër në SPAK për masën, zbardhet sms e Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

20:37 : 01/06/2025

DW: Të vdekur dhe të plagosur nga shembja e urave në Rusi

20:32 : 01/06/2025

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

20:16 : 01/06/2025

SHBA i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

20:06 : 01/06/2025

Aksidenti tragjik në Vlorë/ Rëndohet bilanci i viktimave, humb jetën pasagjeri i mitur

19:57 : 01/06/2025

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë, adoleshenti u qëllua me armë zjarri në një piceri/ DETAJE

19:49 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com