• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasjet në Bashki/ Ristani zbaton urdhrin e Ramës, firmos shkarkimin e Dokushit dhe Goxhajt

14:23 : 21/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranë, Anuela Ristani ka firmosur shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë, Alban Dokushi dhe të nënkryetares Sara Goxhaj, dy njerëzve më të besuar të Erion Veliajt.  Siç shihet edhe në dokumentet e mëposhtme, shkresat mbajnë datën 20 Mars dhe janë firmosur nga Anuela Ristani.

Në vend të Alban Dokushit, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm është emëruar Jonida Halili. Këto ndryshime u raportuan që një ditë më parë nga mediat, të cilat ishin urdhëruar nga Edi Rama, pas përplasjeve që pati në Bashkinë e Tiranës me Dokushin dhe Goxhaj.

Alban Dokushi është një nga njerëzit më të afërt të Erion Veliajt, pasi kujtojmë se ka qenë i pari që e ka vizituar atë në qelitë e paraburgimit tek Blloku i Sigurisë tek Mine Peza, pas arrestimit të tij më 10 Shkurt. Gjithashtu, Dokushi e ka shoqëruar Veliajn në SPAK edhe kur dëshmoi herën e parë.

Pas arrestimit të Erion Veliajt në media u raportua se ai ishte caktuar administrator për punët e Bashkisë, teksa tre ditë më parë (18 Mars) ai dëshmoi edhe në SPAK në lidhje me takimet në qeli që ka bërë me kryebashkiakun.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Kujtojmë se Veliaj, përmes një shkrese të firmosur më 18 Mars nga qelia e paraburgimit kishte shkarkuar nga detyra Anuela Ristanin dhe në vend të saj kishte emëruar Sara Goxhaj, ish shefen e kabinetit të tij. Kjo shkresë revoltoi Ramën, i cili shkoi natën në Bashki dhe më pas detyroi Veliajn të tërhiqej nga ky vendim.

Kryebashkiaku u tërhoq pasditen e djeshme, duke lënë në fuqi urdhrin e mëparshëm që i delegonte kompetencat Anuela Ristanit, teksa vendimin e 18 Marsit e konsideroi si një keqkuptim.

“Kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm”, – shkroi Veliaj.

Në një reagim ditën e djeshme, Anuela Ristani e mohonte se ishte e besuara e Edi Ramës në Bashki, madje mohonte dhe sherrin, por me vendim e sotëm konfirmoi të kundërtën dhe nxorri veten mashtruese.

“Vërej se po përgojohem me të pavërteta që do ishte shumë e lehtë të mësonit se sa të pavërteta janë. Unë nuk jam e besuara e Ramës siç më quajtën aty sepse me kryeministrin nuk kisha komunikuar asnjëherë përpara se të merrja delegimin nga kryetari Veliaj. Dhe në Bashkinë e Tiranës nuk është zënë askush me “gishta në vesh”, ndërsa keqkuptimi i krijuar nga pamundësia e komunikimit normal nuk ka asnjë lidhje nga fishekzjarrët mediatikë të ditës së sotme. Do të vlerësojë leximin e mesazhit tim për të korrigjuar sadopak shtrembërimin e emrit tim në publik, Anuela Ristani”, thuhej në mesazhin e Anueal Ristanit.

Kujtojmë se gjatë kësaj periudhë që Erion Veliaj ka qenë në qeli, Edi Rama ka shkuar disa herë në Bashkinë e Tiranës, ku ka zhvilluar takime me stafin, teksa ka bërë një miting në sheshin “Skënderbej” dhe me të gjithë punonjësit e Bashkisë dhe institucioneve në varësi të saj.

Gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste për Tiranën, pas arrestimit të Erion Veliajt, Edi Rama deklaroi se do jetë vetë kryetar bashkie në distancë, edhe pse kjo cënon hapur pavarësinë e institucioneve vendore.

“Po na godasin për arsye elektorale. Kjo është një goditje e madhe për PS. Unë do të jem edhe kryetar bashkie. Do të takoj të gjithë drejtorët e përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të institucioneve.” – ka deklaruar Rama.

Pas vendimeve të sotme, konfirmohet edhe një herë se Edi Rama është “de facto” edhe kryetar i bashkisë së Tiranës, ndërsa Veliajt nuk i ka mbetur më asnjë pushtet politik.

Përplasja në Bashki/ Reagon Anuela Ristani: Nuk jam e besuara e Ramës!

Etiketa: Alban DokushiAnuela RistanibashkidetyraEdi Ramafirmos shkarkiminJonida HaliliRamaSara GoxhajsherriurdhriVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Deklarata e fortë: Veliaj u tërhoq nga emërimi i Sara Goxhajt pasi i çuan një plumb në zarf

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom