• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbyllen 32 ndërmarrje të mëdha me mbi 50 të punësuar

14:28 : 13/03/2025
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Bizneset shqiptare nuk po arrijnë që të rriten në kompani të mëdha e të mirëstrukturuara, duke e lënë ekonominë të varur nga mikrondërmarrjet.

Statstikat e fundit të INSTAT mbi ndërmarrjet e vogla e të mësme tregojnë se në vitin 2023 në vend kishte vetëm 168 kompani me më shumë se 250 punonjës, nga 181 vitin e mëparshëm, duke rezultuar të mbyllura 12 subjekte të mëdha, me një rënie prej 7%.

Në rënie ishin dhe ndërmarrjet e mesme, me 50-249 punonjës, ku janë mbyllur 20 të tilla, duke zbritur në 1286 sipërmarrje.

Në total janë 32 sipërmarrje më pak me mbi 50 të punësuar. Rënia e tyre vlerësohet e lidhur me sektorin e industrisë, që është një nga punëdhënësit kryesorë në vend.

Lexo edhe:

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

Në të kundërt janë rritur mikro ndërmarrjet, me rreth 3529 të hapura në 2023-n, duke e çuar numrin e tyre në 109.7 mijë, me rritje 3.3%.

Gjithsej në fund të vitit 2023 kishte 117.29 mijë ndërmarrje, me rritje prej 3.4% me bazë vjetore.

Sipas INSTAT, ekonomia shqiptare ka varësi të lartë nga mikrondërmarrjet sa i përket punsimit dhe shitjeve të realizuara.

  • përqindja e NVM është 99,9 % në Shqipëri nga 99,8 në BE;
  • përqindja e të punësuarve në këtë grup ndërmarrjesh është 82,5 % në Shqipëri nga 64,2 % në BE;
  • vlera e shtuar e realizuar nga NVM në Shqipëri përbën 78, 2 % nga 48,9 % në BE

Ndërmarrjet e mëdha kanë një potencial më të lartë të realizojnë investime që rrisin vlerën e shtuar në ekonomi, të trajnojnë punonjësit dhe të ofrojnë vende pune që kërkojnë më shumë kualifikim dhe paga të larta. Në realitet ekonomia shqiptare duket ende e varur nga baret e restorantet, me mikrondërmarrjet, që kanë përqindjen më të lartë të shitjeve neto në sektorin e Akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 50,5 %, të cilat janë ndikuar dhe nga ecuria e mirë e turizmit.

Sipas INSTAT, Struktura e treguesve kryesorë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) bazuar në rezultatet e vrojtimit të Statistikave Strukturore të Ndërmarrjeve, për vitin 2023, tregon se:

  • 99,9 % të ndërmarrjeve ak tive janë NVM nga 99,8 % që ishte në vitin 2022;
  • 82,5 % e të punësuarve janë të punësuar në NVM nga 82,1 % që ishte në vitin 2022;
  • 81,3 % të shitjeve neto realizohen nga NVM nga 80,1 % të realizuara në vitin 2022;
  • 73,1 % të investimeve kryhen nga NVM nga 75,6 % të kryera në vitin 2022;
  • 78,2 % e vlerës së shtuar realizohet nga NVM nga 78,4 % që ishte në vitin 2022 (tab 1).

NVM kanë kontribuar në treguesit kryesorë për vitin 2023, respektivisht me:

  • 3,4 pikë përqindje në numrin e ndërmarrjeve;
  • 2,3 pikë përqindje në numrin e të punësuarve;
  • 1,7 pikë përqindje në shitjet neto;
  • 9,6 pikë përqindje në vlerën e shtuar;
  • – 6,6 pikë përqindje në investimet gjithsej.

Tre treguesit kryesorë të NVM-ve në Shqipëri krahasuar me BE-në janë:

Bazuar në Rezultatet e Anketës Strukturore pranë Ndërmarrjeve dhe të dhënat e Tregtisë së Jashtme të Mallrave rezulton:

  • 2,6 % e NVM janë ndërmarrje eksportuese;
  • 11,3 % e NVM janë ndërmarrje importuese;

Në grupin e NVM, dominojnë në eksportin e mallrave ndërmarrjet e mesme, ku 37,6 % e tyre janë ndërmarrje eksportuese (fig.1).

Në grupin e NVM, dominojnë në importin e mallrave ndërmarrjet e mesme ku 73,9 % e tyre janë ndërmarrje importuese (fig. 2).

Rreth 9,4 % e shitjeve neto të NVM, realizohen nga shitjet e mallrave dhe produkteve të eksportuara. Në grupin e NVM, Ndërmarrjet e mesme realizojnë 16,8 % të shitjeve neto nga shitjet e mallrave dhe produkteve të eksportuara dhe Mikrondërmarrjet realizojnë 3,2 % të shitjeve neto.

Mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e Akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 65,9 %. Ndërmarrjet  e vogla  kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e Ndërtimit me 29,3 %. Ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e Industrisë përpunuese me  39,4 %.

Mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të shitjeve neto në sektorin e Akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 50,5 %. Ndërmarrjet e vogla kanë përqindjen më të lartë të shitjeve neto në sektorin e Tregtisë me 32,1 %. Ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të shitjeve neto në sektorin e Industrisë përpunuese me 37,1 %/Monitor

Etiketa: bizneseekonomifasonemikrondërmarrjepapunesipunonjes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025
AKTUALITET

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Mashtrimet financiare marrin formë të re, rreziku mbetet i vjetër

08:31 : 25/10/2025
BOTA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025
AKTUALITET

Pas FMN, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes për Shqipërinë

14:00 : 23/10/2025
AKTUALITET

Buxheti në suficit të “padëshiruar” për të tretin vit radhazi, pasojat

12:51 : 21/10/2025
Para

Dyshohet se vijnë nga krimi, sekuestrohen tre pasuri të paluajtshme të 44-vjeçarit në Sarandë/ EMRI

TË GJITHA

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

19:13 : 29/10/2025

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com