• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Nga emigracioni te pensionet dhe ekonomia! Çfarë pritet të ndodhë me qeverinë e re gjermane?

09:47 : 09/03/2025
në BOTA

Ç’mund të ndryshojë me një qeveri të koalicionit CDU/CSU dhe SPD? Dokumenti i hartuar nga partitë gjatë bisedimeve paraprake jep një orientim për temat e migracionit, financave, punës, sociale si dhe ekonominë.

CDU/CSU dhe SPD po hedhin hapin tjetër drejt një qeverie të përbashkët. Bisedimet paraprake kanë përfunduart, e së shpejti forumet partiake mund të japin sinjali e gjelbër për bisedimet e koalicionit, gjatë të cilave temat do të diskutohen në detaje. Në një dokument prej 11 faqesh ndërkohë janë përcaktuar disa detaje.

Taksa për energjinë: Për të lehtësuar sipërmarrjet dhe ekonomitë shtëpiake taksa për energjinë do të ulet në vlerë minimale. Kjo do të lehtësojë me një kuotë prej të paktën pesë cent për kilovat/orë. Unioni konservator (CDU/CSU) dhe socialdemokratët (SPD) duan të përgjysmojnë tarifën për rrjetin e transmetimit, një komponente kjo e çmimit të energjisë.

Reforma tatimore: Shtresa e mesme, sipas dokumentit të bisedimeve paraprake, duhet të çlirohet nga barra e tatimeve. Eshtë planifikuar të reformohet sistemi i tatimit mbi të ardhurat. Po ashtu do të rritet kuota e parashikuar të lehtësohet prej tatimit për kostot e udhëtimit që kanë njerëzit, të cilëve u duhet të udhëtojnë në distanca të gjata nga shtëpia për në vendin e punës.

Automjetet elektrike: Për të fuqizuar sërish kërkesën në rënie për automjetet me elektrik, unioni dhe SPD parashikojnë sërih një „stimul për blerjet”. Më 2023 ky stimul u ndërpre nga koalicioni qeverisës për shkak të vështirësive buxhetore, paas kësaj pati rënie të ndjeshme të kërkesës për këto automjete.

Lexo edhe:

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

Gastronomia: Tatimi mbi xhiron e të ardhurave për ushqimet në sektorin e gastronomisë do të ulet afatgjatë deri në shtatë përqind. Tatimi mbi vlerën e shtuar në gastronomi është ulur qysh në kohën e pandemisë së koronavisurit nga 19 në shtatë përqind, por kjo ishte vetëm si një masë e përkohshme.

Bujqësia: Vendimi i koalicionit të mëparshëm për të ndërprerë subvencionimin e naftës për sektorin e bujqësisë do të anulohet.

Çështje të punës dhe sociale

Paga minimale: Zhvillimi i pagës minimale duhet të kontribuojë për fuqizimin e fuqisë blerëse si dhe për një kërkesë të qendrueshme në tregun e brendshëm në Gjermani. Në vitin 2026, sipas dokumentit nga bisedimet paraprake të koalicionit, duhet të jetë e mundur arritja e një page minimale me 15 euro për orë pune.

Pensionet: Kush dëshiron të vazhdojë vullnetarisht pasi ka mbushur moshën e pensionit, mund të punojë me të ardhura deri në 2.000 euro në muaj plus pensionit pa tatim. Të ashtuquajturit pension i mëmësisë do të zgjerohen. Edhe për fëmijët e lindur përpara vitit 1992 do të llogariten tre vite nga d vite e gjysmë që llogariteshin deri tani si vite kujdesi për fëmijën në vitet e pensionit.

Ndihma sociale (Bürgergeld): Sistemi i ndihmës sociale (Bürgergeld) do të rikonceptohet. “Ne do ta rikonceptojmë sistemin e deritanishëm të Bürgergeld, drejt një sigurimi bazë për ata që janë në kërkim të një vendi pune”, tha kryetari i CDU-së Friedrich Merz. “Për njerëzit, që mund të punojnë dhe në mënyrë të përsëritur refuzojnë një vend pune të ofruar, do të merret si masë pezullimi i ndihmës sociale.”

Kujdestaria: Në sfondin e rritjes së kostove në miliarda unioni konservator dhe socialdemokratët duan të hapin rrugën për “një reformë të madhe në sistemin e përkujdesjes”.

Koha e punës: Duhet të krijohet mundësia për një kohë maksimale pune javore në vend të kohës maksimale ditore të punës. “Në këtë mënyrë orët shtesë do të paguhen me një suplement përtej të arudhurave sipas kontratës për një punë me nornë të plotë. Të ardhurat nga orët shtesë të punës do të jenë të çliruara nga tatimi.”

Migracioni

E drejta e shtetësisë: E drejta e shtetësisë e reformuar nga koalicioni i mëparshëm qeverisës do të vazhdojë të mbetet në fuqi. Afatet e shkurtuara të pritjes për marrjen e shtetësinë dhe shtetësia e dyfishtë për ata që janë jo shtetas të BE-së do të mbeten gjithashtu në fuqi.

Kthimet në kufi: Në kufijtë e Gjermanisë në të ardhmen mund të kthehen pa u lejuar të hyjnë në vend edhe njerëzit, që paraqesin kërkesë për azil – por kjo vetëm në marrëveshje me vendet fqinjë. Kthimet në kufi janë parimisht të mundshme vetëm, aty ka kontrolle kufitare. Këto kontrolle faktikisht i ka udhëzuar ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD)në mënyrë suksesive për të gjithë kufijtë e vendit – kush dëshiron të paraqesë kërkesë për azil normalisht lejohet të hyjë në vend.

Bashkimi familjar: Bashkimi i pjesëtarëve të familjes për ata që kanë nevojë për mbrojtje do të pezullohet përkohësisht, por për këtë nuk përmend ndonjë afat. Gjithashtu do të ketë një të ashtuquajtur ofensivë kthimi: Gjatë dëbimeve nuk do të ketë më mbrojtje të detyrueshme ligjore, policia federale do të lejohet të udhëzojë ndalimin për dëbim- Po ashtu do të zgjerohet lista me vendet e klasifikuara të sigurta të origjinës.

Të tjera plane

Frena e qirave: Frena e qirave do të zgjatet edhe për dy vjet. Për stabilizimin e tregut të strehimit ndërtimi i banesave do të zgjerohet si një komponente thelbësore për garantimin e mjediseve të banimit.

Qarkullimi urban: Vazhdimi i afatit përtej këtij viti i biletës së preferuar, Deutschlandticket, për autobusë dhe trena rajonalë do të shtrohet gjithashtu për diskutim në tryezën e bisedimeve të koalicionit.

Ligji elektoral: Do të shqyrtohet sërish një reformim i ligjit elektoral të sapo ndryshuar për zgjedhjet e 23 shkurtit. Ka pasur kritika, që disa kandidatë për mandatet direkte, edhe pse kanë fituar në zonat e tyre elektorale, nuk kanë mundur të marrin një mandat parlamentar.

Mbrojtja e klimës: Për mbrojtjen e klimës thuhet: “Ne duam të krijojmë produkte neutrale ndaj klimës p.sh. përmes kuotave për çelik neutral ndaj klimës ose për kuotën e gazit ekologjik. (…) Ne u përmbahemi objektivave gjermane dhe europiane për klimën. (…) Ne punojmë me vendosmëri, që t’i realizojmë objektivat për klimën.

Financimi

Një fond i posaçëm: CDU dhe SPD duan të krijojnë një fond të posaçëm për financimin e ripërtëritjes së infrastrukturës së federatës, landeve dhe komunave, që arrin një volum prej 500 miliard eurosh dhe me një afat dhjetë vjeçar. Ky fond i posaçëm duhet të shërbejë për investime në infrastrukturë. Këtu përfshihen kryesisht investimet për mbrojtjen civile dhe të popullsisë, qarkullimit rrugor, spitaletz, investimet për infrastrukturën energjetike, në arsim, kudjestari dhe infrastrukturën shkencore, në kërkimet shkencore, zhvillim dhe digjitalizim./DW

Etiketa: Gjermanimarreveshjaqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025
RAJONI

A do të arrijë Kosova të dalë nga ngërçi politik? Sot seanca e 13-të për konstituimin e Kuvendit

08:53 : 09/05/2025
BOTA

Gjermani/ DW: Si qëndron Merz pas marrjes së pushtetit?

08:31 : 09/05/2025
AKTUALITET

Gazetari: Tregu i ndërtimit në Shqipëri po përballet me stanjacion dhe pastrim parash

12:22 : 08/05/2025
RAJONI

Vrasja e 15-vjeçares në Prizren/ Autori i është drejtuar gruas: Duhet të vdesim të gjithë!

11:50 : 08/05/2025
AKTUALITET

Mbrojtje e veçantë për punonjësit e AMP-së që u kërcënohet jeta për shkak të detyrës

08:28 : 08/05/2025
Para

Përplasi për vdekje ish-kunatin e tij, Apeli lë në fuqi dënimin për Albert Kacën

TË GJITHA

Ky është rezultati i vetëm një kutie në Vorë, vërtetohen denoncimet për Gonxhen

20:14 : 11/05/2025

Nisja e procesit të numërimit, Celibashi i bën thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajte

20:04 : 11/05/2025

KQZ bllokon publikimin e menjëhershëm të rezultatit të votimit elektronik në Vorë

20:02 : 11/05/2025

Sherri në Pogradec/ Policia arreston dhe dy nipërit e Luan Tollozhinës, në kërkim 4 të tjerë

19:56 : 11/05/2025

16 herë heshtje! Mirela tërheq denoncimet e dhunës: Babi e mori vesh kur më çau me thikë

19:50 : 11/05/2025

Noka: Ja kush është personi që u përplas me mua, i skeduar për vjedhje dhe armë (EMRI)

19:36 : 11/05/2025

Këlliçi: Patronazhistët ikën me vrap, Braçe me grupin e tij zyrë për të blerë vota

19:34 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com