• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ankesat e Veliajt për prokurorin Dado po shqyrtohen në ILD dhe KLP

Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë konfirmuan marrjen e ankesës së kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado dhe thanë se po e shqyrtonin atë në përputhje me ligjin.

21:12 : 03/03/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Pas një serie akuzash dhe fyerjesh nga qelia në adresë të prokurorit të SPAK, Ols Dado, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu drejtua me ankesa zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke kërkuar pezullimin e prokurorit të çështjes së tij nga detyra.

Sipas një kopje të ankesës së publikuar nga disa media të premten, Veliaj kërkon pezullimin e Dados me pretendimin se ai po e hetonte çështjen e tij në kushtet e konfliktit të interesit, për shkak se sipas Veliajt, kishte kërkuar një leje ndërtimi dhe kur i ishte refuzuar një kërkesë për kate shtesë, e kishte kërcënuar dhe shantazhuar.

Përmes ankesës së ILD, Veliaj kërkon fillimin e procedurave për procedim disiplinor ndaj prokurorit Ols Dado për shkelje në shqyrtimin e çështjes penale në ngarkim të tij, si dhe pezullimin nga detyra.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë konfirmoi për BIRN se ankesa e Veliajt kishte mbërritur dhe ishte protokolluar të hënën. Edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë tha përmes një zëdhënëseje se ankesa e Veliajt kishte mbërritur dhe “po trajtohej”.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

Këshilltarja për komunikimin dhe median në ILD, Mimoza Koçi tha se “ankesa do të shqyrtohet në përputhje me ligjin dhe ankuesi do të njoftohet për çdo vendim që do të merret mbi këtë ankesë”.

Por Koçiu sqaroi për BIRN se procedurat e ndjekura nga ILD kushtojnë kohë dhe kalojnë fillimisht përmes një shqyrtimi fillestar dhe më pas, nëse rezulton se ka të dhëna që nuk justifikojnë arkivimin e çështjes, mund të iniciojnë një procedim disiplinor, i cili zgjat sipas ligjit nga 6 deri në 9 muaj.

Megjithatë, ILD nuk ka autoritet për të shqyrtuar apo ndryshuar vendimin e magjistratëve.

“Inspektori i Lartë i Drejtësisë heton shkeljet disiplinore, që magjistratët mund të kryejnë gjatë ushtrimit të funksionit të tyre ose jashtë tij. Pra, Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka asnjë autoritet, që të ndikojë tek gjyqtari apo prokurori, që ju të merrni një rezultat të ndryshëm në çështjen tuaj. Nëse keni ndërmend të ndryshoni rezultatin e çështjes suaj, atëherë duhet të ndiqni rrugën e apelimit gjyqësor,” thuhet në përgjigjen që ILD i nisi BIRN lidhur me procedurat.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua me 10 shkurt i akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Sipas vendimit për masën e sigurisë, Veliaj akuzohet se së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa kishte krijuar një skemë korruptive komplekse për transferimin e fondeve nga Bashkia e Tiranës apo kontraktorë të saj në drejtim të një grupi OJF-sh apo personash fizikë, që sipas SPAK kontrolloheshin nga Xoxa.

Prej javësh, duke shfrytëzuar faqen e tij në Facebook dhe një mori mediash që ia shpërndajnë mesazhet pa filtra, Veliaj ka vënë në shënjestër prokurorin Ols Dado, duke përdorur fyerje e epitete denigruese, duke ngritur pretendime për armiqësi personale, për paaftësi dhe lidhje të prokurorit me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në shenjestër të sulmeve ka qenë edhe gjyqtari që firmosi masën e arrestit, Erjon Bani./BIRN

Etiketa: Erion VeliajILDklpOls Dado

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

U shkarkua nga kryetarja e komanduar, rikthehet në detyrë i besuari i Veliajt

09:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Në 35-vjetorin e PS, Rama “lan duart” me Veliajn: Nuk kërkojmë lirimin e tij

19:51 : 02/06/2026
AKTUALITET

SPAK nuk e ‘lëshon’ Veliajn, zgjerohen hetimet ndaj të vëllait dhe bashkëshortes

15:33 : 29/05/2026
AKTUALITET

Nesho: Rama kontrollon drejtësinë dhe përdor Veliajn si ‘kokë turku’

22:00 : 28/05/2026
AKTUALITET

“I doli boja drejtësisë”, Lubonja: Veliaj mbahet në burg edhe për ekuilibër politik

21:40 : 28/05/2026
Para

Kongresmeni republikan propozon fytyrën e Trump në kartëmonedhën 100 dollarëshe

TË GJITHA

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom