• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KAS rrëzon alibinë e Ramës për mitingun me punonjësit e bashkisë

18:27 : 27/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ kërkoi rishqyrtimin e një ankese ndaj mitingut të zhvilluar nga kryeministri Edi Rama me punonjësit e Bashkisë si në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Për t’i shpëtuar ndalimeve që vendos Kodi Zgjedhor për aktivitetet politike para zgjedhjeve, kryeministria i dërgoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në 14 shkurt njoftimin për një aktivitet të kryeministrit Edi Rama me rastin e “Ceremonisë së Hapjes “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Aktiviteti u njoftua të zhvillohej në 20 shkurt në orën 16.00 në prani edhe të funksionarëve të huaj.

Por ndryshe nga njoftimi në KQZ, të enjten e 20 shkurtit Rama mblodhi në “Sheshin Skënderbej” mijëra punonjës të Bashkisë së Tiranës, që u rreshtuan në kuadrate ndërsa kishin të veshur uniformat e punës. Ndryshe nga njoftimi, Rama e përdori tribunën për të dhënë mesazhe elektorale, ndërsa sulmoi kundërshtarët, kritikët dhe gazetarët dhe cilësoi arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj si të bërë “pa gjyq”.

I vënë në lëvizje nga ankimi i organizatës “Qëndres Qytetare”, e cila i pati kërkuar KQZ ta ndalonte aktivitetin, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve gjeti të enjten se përmbajtja e aktivitetit ishte e ndryshme nga ajo që ishte njoftuar. KAS gjeti se aktiviteti i 20 shkurtit 2025 i zhvilluar në orën 16.30 ishte “i ndryshëm nga ai që u raportua në KQZ”. Komisioni prishi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që pati rrëzuar ankimin e “Qëndresës Qytetare” për bllokim të mitingut dhe kërkoi që rasti të rishqyrtohej.

I pyetur nga BIRN, Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare tha se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve duhej të rimerrte në shqyrtimin ankimin e tyre dhe rekomandonte gjobë ndaj kryeministrisë për mosraportim të aktivitetit.

Lexo edhe:

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

“Sot hodhëm hapin e parë drejt ndëshkimit të kryeministrit të vendit për tubimin në sheshin për para bashkisë. Një veprim i cili ishte i paraportuar në KQZ, por edhe një veprim në gjykimin tonë përdorte burimet dhe punonjësit e administratës së bashkisë”, tha Xhemollari.

Ai tha se vendimi i KAS ishte një mesazh se kushdo prej zyrtarëve qoftë edhe kryeministri “do duhet t’i nënshtrohet rregullave të administrimit zgjedhor”. Kryeministria nuk iu përgjigj një kërkese për koment deri në publikimin e këtij shkrimi./BIRN

Etiketa: alibinëBashki e TiranesEdi RamaKASKQZmitinguPunonjësitrrëzon

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para

Aksident në Lushnjë, "Benzi" përfundon në tokat bujqësore

TË GJITHA

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Drogë me mushka drejt Greqisë/ Zbardhet dënimi i autorit që vrau efektivin e Shqiponjave në Maliq

10:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom