• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

GJKKO dënon me 1.6 vite burg ish-kryebashkiakun e Pogradecit, por i konvertohet në shërbim prove

16:22 : 27/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme vendimin për ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri, i cili akuzohet se ka lejuar vijimin e punimeve të një pallati, duke mos respektuar vendimin e gjykatës, e cila i kishte pezulluar ato.

Eduart Kapri është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim dhe është dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i është ulur në 1 vit burgim.

Gjithsesi, Kapri nuk do të përfundojë në qeli , pasi GJKKO ka vendosur që dënimin me burg t’ia konvertojë në shërbim prove për një afat prej 2 vitesh, gjatë së cilës ai duhet të mos kryejë vepër tjetër penale dhe që të mos shoqërohet me persona të dënuar për vepra penale.

Ndërkohë, juristi i Bashkisë së Pogradecit Besjan Meço dhe Besmira Niko, me detyrë specialistë në Drejtorinë e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit janë dënuar me nga 1 vit burgim secili për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” të kryer në bashkëpunim.

Nga gjykimi i shkurtuar, dënimi ju është ulur në 8 muaj burgim, gjithsesi, edhe dy shtetasve të mësipërm u është konvertuar dënimi në shërbim prove për një afat prej 1 vit e 4 muajsh.

Lexo edhe:

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

Gjitashtu, për Eduart Kaprin, Besjan Meçon dhe Besmira Nikon janë dhënë dhe dënimet plotësuese për heqjen e të drejtës për një periudhë 5-vjeçare për të ushtruar funskione publike. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Ardit Mustafaj.

HETIMI

Tre zyrtarët e mësipërm akuzohen për ndërtimin e një pallati në rrugën “Reshit Çollaku” në Pogradec nga kompania Gedi sh.p.k., me administrator shtetasin Gëzim Kapri, i cili është vëllai i ish-kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kapri.

Fillimisht, në vitin 2009 kësaj kompanie i është dhënë leja për ndërtimin e pallati në total 12 katësh, teksa në vitin 2014 Bashkia e Pogradecit i ka refuzuar vazhdimin e lejës për shkak të afateve ligjore të parashikuara nga ligji.

Në vitin 2015, në krye të Bashkisë së Pogradecit u zgjodh Eduart Kapri dhe ai me vendimin e marrë më 31 Mars të vitit 2016, lejoi jo vetëm vijim e punimeve të pezulluara, edhe pse çështja ishte në Gjykatë, por i shtoi dhe 2 kate të tjera lejës së pallatit të kompanisë së vëllait të tij, duke e çuar në 14 kate në total.

“Rezulton se në vitin 2009, subjekti Gedi sh.p.k., kishte marrë një leje ndërtimi nga Bashkia Pogradec, për ndërtimin e Objektit “Kompleks Banimi dhe Shërbimi”, 1 kat nëntokë + 2 kate ambiente shërbimi + 9 kate ambiente banimi, në lagjen nr.3 të qytetit Pogradec. Në atë kohë administrator i shoqërisë Gedi sh.p.k., ishte shtetasi Eduart Kapri.

Në kushtet kur Bashkia Pogradec, i’a kishte refuzuar zgjatjen e afatit të kësaj leje ndërtimi, për shkak se afati për përfundimin e punimeve ishte data 09.12.2014 dhe kërkesa e subjektit ndërtues ishte depozituar me shkrim në datë 05.11.2014 (jashtë afateve ligjore ta parashikuara nga ligji 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, dhe kur çështja ndodhej ende për gjykim pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Kryetari i Bashkisë Pogradec, tashmë shtetasi Eduart Kapri, me vendimin nr. 99, datë 31.03.2016, me objekt “Leje për rishikim të kushteve të lejes”, lejoi jo vetëm përfundimin e punimeve të pezulluara, por dhe ndërtimin e një objekti 14 katësh, në rrugën “Reshit Çollaku”, Pogradec, nga shoqëria ndërtuese “Gedi” sh.p.k, me administrator vëllain e tij, shtetasin Gëzim Kapri. 

Ky ndërtim u lejua në kundërshtim me nenet 40 dhe 48 të ligjit 107/2014 “Për planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, nenit 66 të Kodit të Procedurës Administrative, në shkelje të vendimit nr.43, datë 26.01.2015, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Korçë, duke krijuar kështu përfitime materiale të padrejta për shoqërinë “Gedi” sh.p.k. pasi u shtua sipërfaqja ndërtimore me dy kate. Për më tepër dhënia e këtij vendimi është bërë në kushtet e konfliktit të hapur të interesit, nga ana e të pandehurit Eduart Kapri.”– thuhej në njoftimin e SPAK.

Vlen të theksohet fakti se Eduart Kapri është marrë i pandehur edhe më parë nga SPAK, ku akuzohej për abuzim me detyrën në lidhje me një tender për drutë në Pogradec.

SPAK akuzonte Kaprin se në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave abuzuan me tenderin me vlerë 9.2 milion lekë për blerje dru zjarri në vitin 2017, duke favorizuar një prej kompanive që garonte.

Mbi të në atë kohë rëndonin akuzat për veprat penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim detyre”, por më pas ai u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Etiketa: Besjan MeçoBesmira Nikoeduart kapriGJKKOKryebashkiakpogradecispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ SPAK skualifikon 6 kandidatë nga gara për kreun e BKH-së, mes tyre dhe Haki Çakon

15:16 : 26/06/2025
AKTUALITET

Në qeli që prej tetorit, GJKKO lë në fuqi “arrestin me burg” ndaj Ilir Metës

14:23 : 26/06/2025
AKTUALITET

Kërkon lirinë/ Zbardhen argumentet e Metës në GJKKO: S’kam asnjë lidhje me pagesat për lobimin

12:58 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Plumbi i Artë”/ Përplasje mes prokurorëve dhe avokatëve, braktiset salla

12:38 : 26/06/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO ndryshon dënimin për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj

12:30 : 26/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

12:02 : 26/06/2025
Para

Influencuesi kontrovers Andrew Tate largohet nga Rumania dhe rikthehet në SHBA

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com