Nga Basir Çollaku
Më mirë vonë se kurrë.
Erion Veliaj kur po shijonte orë amnistie të dhuruar nga Edi Rama në këmbim të vjedhjes së re elektorale në Tiranë, u përball me oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët e dërguan në qeli. Kryeministri u pataks.
Veliaj nisi sulmin ndaj shefit. Unë nuk do të hesht më, shkroi ai nga ana tej hekurave. Njoftim për Ramën se, o do të jemi të dy brenda, të dy të pandehur, ose të dy jashtë.
KM nisi sulmin agresiv si asnjëherë tjetër duke dëshmuar frikën. Nuk u soll kështu as për Beqen, Tahirin, Ahmetajn, Dakon, Kokën, Bllakon, Rrajën, Çyrben, e ndoshta në listëpritje për Ballën, Ballukun, e gjysmën e bashkiakëve banorë të SPAK. Dosja “Veliaj” është “paradosja Rama”.
Struktura si gjithnjë me marsh të parë në çfarë publikoi për kryebashkiakun kishte ofruar të dhëna për të kualifikuar veprën grup i strukturuar kriminal. Por ndaloi anash. Dy të arrestuar në burg, Veliaj, Abule, bashkëshortja Xoxe dhe 4 biznesmenë në detyrim paraqitje, një deputete në hetim. Tetë deri më tani. Miliona euro vjedhje e shpërdorim. Përfshirje të disa ministrive në dhënie fondesh. Projekte nën ndikim pushteti të disa ambasadave. Donacione biznesesh të tjera. Kompani të mëdha në rresht për të dorovitur zonjën e parë bashkiake. Mjaft oligarkë janë gjumëprishur. Para të mykura në sënduqe. Shembje vilash të blera për të zgjeruar oborret. Çfarë ka më tepër grupi kriminal?! Inceneratorët, Teatri, 5D, Eco Tirana, Ndrangheta, dosje qindramilionë euroshe, ku Rama e Veliaj janë firmëtarë e të përmendur. Kjo me thellim hetimesh i bën të pandehur bashkë.
Rama pohoi se kam qenë në SPAK. Ka dëshnuar, sepse po i vononin shkrimin e tekstit. Mos guxoni të më merrni telefonin. Cilin atë të detyrës, atë privat, apo atë sky-enchro?! Është duke u hetuar?! Presioni ndaj prokurorëve të pabindur ishte sa fizik verbal dhe institucional ishte linçim turmash.
Soros dhe Charles McGonigal nuk e ndihmon dot më. Yuri Kim është vetë në hetim dhe aferat e mundëshme të bizneseve e lobingjeve Rama-Veliaj-Kim në Tiranë do të jenë kapitull verifikimesh.Donald Lu një tjetër diplomat ndëshkuar në këto qoka tirane.
Chris LaCivita drejtuesi fushatës së presidentit amerikan Donald Trump në krah të liderit të opozitës, Sali Berisha tha shqeto. : KM Rama është kukulla e Soros dhe një i tillë nuk mund të jetë proamerikan. KM Berisha është mik i vërtetë i USA do të punojë me presidentin Trump. Veliajn dhe Ramën tani nuk ka kush ti mbrojë. Gjeti marrëzisht pretekst se qenkan gjykatës me bindje të djathta. Harroi se ka filtruar një për një prokurorë e gjyqtarë spakistë dhe partia ia ka siguruar bindjet e fituesve. Po nuk u sekëlldis kur prokurorë hetues e gjyqtarë të dikataturës punëtorë e bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, zaptuan gjithë drejtësinë e tij të re, me lejen e tij të vjetër.
Hallet e qeverisë me drejtësinë do rriten deri në datën zgjedhore. Rama është target kryesor. Nuk do të jetë kohë të kujdeset për Veliajn ndërsa do të përpiqet ta heshtë, për të mos shkurtuar litarin. Nuk do ia dalë të mbrojë Taulantin edhe Belindën, Maznikun apo Bushkën, Gjiknurin apo Agaçin, Olsin edhe Lindën, apo diplomatë të thesit të tij financiar.
Hetimet e financimeve USAID-Soros do të nxjerrin masakra të reja në drejtësi e qeveri e shoqëri medemek civile. Bamdat e Mafia vendase dhe e huaj, ku ortakëria ka miliarda euro kontrata janë në panik dhe kërkojnë mbajtjen e premtimeve nga detoksRama, ndryshe ata mërziten.
Sazani, Porti i Durrësit, ofshoret Qipro e Dubai nuk bëjnë derman. Noc Rroku amerikan ka sjellë habere të tjera dhe i ka trokitur në derë.
Beteja folklorike sy më sy me SPAK, një kanosje publike, apo marrja e detyrës së kryebashkiakut të Tiranës pas arrestimit të vartësit, janë asgjë më tepër se darka e fundit. Koha për të bërë mëkate të reja po mbaron. Koha për të larë kiamtein 12 vjeçar në pushtet ka nisur.
11 maji do të jetë bileta e Ramës për tu bashkuar me Veliajn në zyrat e reja..