• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Prokurorin nuk e njoh”/ Rama sulmon sërish SPAK-un për Veliajn: Ajo që ndodhi kaloi çdo limit

19:59 : 11/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Edi Rama ka gjatë gjithë ditës sot që sulmon drejtësinë, një ditë pas arrestimit të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Erion Veliajt.

Gjatë pasdites, Rama ka marrë pjesë një një aktivitet me rastin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet i Shqipërisë, ku gjatë fjalës së tij, sërish hodhi akuza drejt SPAK-ut.

Rama deklaroi se prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në krye të detyrës është jo vetë një detyrim ndaj tij, por një detyrim dhe ndaj atyre që e kanë zgjedhur. Sipas tij, ajo që ndodhi një ditë më parë kaloi çdo limit.

Rama tha se nuk është normale që është hetuar jeta e një personi si rezultat i një novele dhjetra faqe anonime të depozituara në shkurt të vitit të kaluar.

“Jemi këtu për kremtuar një përvjetor të kryeqytetit dhe në të njëjtën kohë jemi në një paradoks sepse mungon kryetari i bashkisë, i zgjedhur nga çerek milioni zgjedhësve për të drejtuar kryeqytetin dhe për të realizuar një kontratë të tijën dhe të forcës sonë politike me qytetarët. Kontrata është ndërprerë nga dikush që unë personalisht nuk e njoh për fytyrë. Kush zgjedh që njeriun e zgjedhur ta marrë pa gjyq dhe ta mbyllë në një dhomë paraburgimi nuk është e qartë për mua se llogari para kujt jep, por me siguri jo para qytetarëve që kanë zgjedhur kryetar bashkie. Unë nuk e di, nëse Erioni është i pafajshëm, apo është fajtor. Por, di që prezumimi i pafajësisë për një njeri të zgjedhur në krye të detyrës është jo vetë një detyrim ndaj tij, por një detyrim dhe ndaj atyre që e kanë zgjedhur.

Lexo edhe:

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Shembja e kabinave për turistët lë pas zemërimin në Theth

Ne deri sot kemi zgjedhur të mos komentojmë, edhe kur kryetari i Bashkisë së Tropojës është marrë nga zyra dhe është mbyllur në shtëpi, sepse mbi të rëndon një akuzë por pa gjyq. Ka edhe raste të tjera, por i kemi konsideruar lajthitje në objekt.  Por ajo që ka ndodhur dje ka kaluar çdo limit në raport me ndarjen e domosdoshme të pushteteve. Kemi një hetim për një person, e jo një akuzë për korrupsion. Është hetuar jeta e një personi si rezultat i një novele dhjetra faqe anonime të depozituara në shkurt të vitit të kaluar….Për mua kjo nuk është normale.

Dyshimi i arsyeshëm është që ky veprim është jashtë shinave kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Ne sot, vetëm një idiot mund të na thotë që kontrollojmë drejtësinë. Vetëm një i pafytyrë thotë që nuk i kemi dhënë drejtësinë gjithë pavarësinë që nuk e ka pasur që nga shpallja e pavarësisë në 1912-ën.

Prezumimi i pafajësisë nuk thuhet sa për të larë gojën në fund të një aktakuze thuajse 400 faqe, ku flitet deri për persona që nuk kanë shfaqur pendesë. Çfare prezumimi pafajësie njeh ti kur thua se personi që po akuzoj nuk ka shfaqur pendesë. Ku jemi këtu?

Nivelin e pendesës e gjykon vetëm gjykatësi. Nuk ka pendesë që mund të bëhet shkak për të rënduar pozitën e personit nga ai që e akuzon. Kjo ka ndodhur, por në një kohë tjetër, kur hetimet bëheshin me direktiva nga Sigurimi i Shtetit. Atëherë ka ndodhur për kriminelë apo njerëz që duheshin nxjerrë si kriminelë domosdoshmërisht.
Për çfarë e shkruajnë atë në fund. Jemi në një situatë delikate, jo për ne në aspektin politik, jo në aspektin e raportit tonë me drejtësinë. Nuk më takon mua dhe ne dhe nuk do dëgjohet që Erioni është apo jo i fajshëm, kjo është e drejtësisë. Por ne duhet të ngrejmë shumë pikëpyetje jo vetëm për këtë rast, por për shumë raste të tjera në vijim, duke e mbështetur drejtësinë, por duke kërkuar të drejta.”,
tha Rama.

Etiketa: drejtesiaEdi RamaErion VeliajhetimispakSULMON

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

15:20 : 05/08/2025
AKTUALITET

Shembja e kabinave për turistët lë pas zemërimin në Theth

11:29 : 05/08/2025
AKTUALITET

Andi Gjiknuri e Jonian Antoni, resort pa leje në Dhërmi, policia arreston vetëm punëtorin e “Jala Investment”

09:43 : 05/08/2025
AKTUALITET

Qeveria mashtroi! Grup-kapitujt 4 dhe 5 me BE-në mbeten ende të pahapur

18:47 : 04/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal vret akuzat për shpërdorim detyre dhe shkelje në tenderë

18:20 : 04/08/2025
AKTUALITET

Blinin vota për kandidatin e PD-së Shkëlqim Hoxha, SPAK çon në gjyq 5 persona

17:44 : 04/08/2025
Para

Champions/ Man.City dhe Reali luajnë aktin e parë të "Playoff", formacionet zyrtare

TË GJITHA

Skena surreale/ Spanjollët i kapin vetë refugjatët që mbërritën me gomone në breg të detit (VIDEO)

17:25 : 05/08/2025

NASA planifikon të ndërtojë një reaktor bërthamor në Hënë brenda vitit 2030

17:22 : 05/08/2025

Rocchi njofton risinë e re: Arbitrat italianë do t’i shpjegojnë edhe për stadiumet vendimet e VAR-it

17:14 : 05/08/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Adriatik Lapaj kërkon mandatin e deputetit, ja kur do të vendosë Kolegji Zgjedhor

17:12 : 05/08/2025

“Jemi bërë histori”, Xhensila dhe Ledri vallëzojnë ngjitur me njëri-tjetrin pas koncertit

17:10 : 05/08/2025

Orban takohet me Dodik-un: Hungaria nuk e pranon dënimin e gjykatës ndaj tij

16:56 : 05/08/2025

Lajm i trishtë, ataku kardiak i merr jetën ish-kapitenit legjendar të Portos

16:54 : 05/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com