• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shteti i thellë në Shqipëri, PD të japë ofertën

13:41 : 04/02/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Ajo që po çbën Donald Trump në USA, me një ekip të ri ambicioz republikan, me një fitore zgjedhore 3D, kongres, senat e Shtëpinë e Bardhë, ku është bashkuar edhe gjeniu Elon Musk, është përmbysja e madhe duke vënë dorë në atë çka e quajnë Shteti i Thellë. Në rrënjët majtisto-soroiste radikale, në zyrat me paratë publike të përdurora për synime ideologjike globale, të strehuar masivisht nëpër institucione, agjenci, shoqata e projekte, në USA dhe nëpër botë, me një agendë të caktuar.

Po në Shqipëri?

Historia është më e gjatë dhe njëherësh me thellësi të hershme. Një shtet brenda shtetit, një shtet i mbivendosur mbi atë publik, shkrirë bashkë me të, një monstër e tillë e zgjatuar në çdo pjesë të jetës në Shqipëri, është përtej çdo të mundshmeje. Nëse ngjajnë si rrjete sekrete potenciale të paautorizuara të pushtetit e veprues në hije, janë qeveritarët realë. Këtu shteti i thellë dhe ai publik, në 12 vite janë shkrirë në një, ndaj kjo lloj organizate nuk e manipulon por kontrollon atë publik. Sepse aty ka segmente jo të pakta nga policia, shërbimet e vjetra pjesë e sigurimit të shtetit, agjenci të administratës dhe burokratë të shumtë zyrash. Ata kanë një agendë ndryshe, duke përmbysur politikat në interes e favor të tyre. Sa ka ndryshuar e si po mbahet e shkuara në pushtet dhe shtet në vendin tonë. Administrata, shërbimet, grupet e politikës dje, nuk janë asgjësuar, as larguar, por riformatuar, duke mos lëshuar terren, por duke e transformuar atë.

Sigurimi i shtetit,

Lexo edhe:

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

Tabaku: Qeveria po i frikëson bizneset në vend që t’i ndihmojë

U gjendën me porosi kudo. Në pushtet qendror legjislativ dhe ekzekutiv, pushtet lokal, në drejtësi, kryesisht në prokurori, gjykata, policinë e shtetit. Dje dhe sot, gjen punëtorë, bashkëpunëtorë, hetues, prokurorë, gjyqtarë, persekutorë. Ajo çfarë ka ndodhur është strehimi dhe jo pastrimi. Eshtë e shkuara e pandërprerë e cila vazhdon të diktojë shumë zhvillime edhe sot.

Ndonëse pas 35 vitesh drejtësia ka njohur shumë formatime, emërtesa të shumta institucionesh, me pretendimn se po ribëhet, bërthama dominuese mbetet e vjetra. Janë shtuar emra nën shërbimin e organizatës “Soros” duke harmonizuar dakordësinë me ato të para viteve 90-t. Majtizmi ekstrem, ishte aksi bashkues, e hibridizuar me efektet e globalizmit, ku agenda antinjeri dhe antifamilje kulmon egërsisht. Në 12 vitet e fundit u ashpërsua sundimi. I gjen sot edhe në Agjenci të ndryshme.

Paratë publike përveç të ardhurave nga fondacioni “Shoqëria e Hapur” me veshje amerikane hidheshin pa kursim në organizata e shoqata për të mbrojtur e thelluar projektin. Nuk ndaluan, për të rritur aksesin dhe vënien në dorë të Medies, kryesisht ekonominë, të cilën e kanë shpërndarë në pak duar, për ta kthyer në bord mbështetës. E kthyen Shqipërinë në një laborator politik, social, ekonomik e elektoral, një kavie si shërbesë për ta eksportuar në vende të tjera ku u duhej. Në këtë genocide ekonomia dhe pasuritë e Shqipërisë u kthyen në ushqim të tavolinave të tyre, duke rritur presionin e boshatisjes njerëzorë të trojeve tona.

E djathta duhet të jetë e kthjellët. Duhen premtime për t’i kthyer në vendime reale. Dekomunistizim, desoroizim, hapje dosjesh të persekutorëve, jo të të persekutuarve, rikthim të pasurisë së vjedhur qytetarëve, kthim të pasurive kombëtare në duar të shtetit për të mos vjedhur dhe brezat e tjerë. Kode të forta për familjen dhe gjininë. Ashpërsim ekstrem të ligjeve e ndëshkimeve për grupet e trafikut të kokainës të cilët kanë asgjësuar arsimin, ekonominë, duke demotivuar e rënduar pritshmërinë për rininë sot, Shqipërinë nesër. Kritere e vendime të forta kundër prurjeve pafund të emigrantëve për interesa politike e pushteti, të cilët cënojnë demografinë e vendit, e nesër zhbëjnë popullsinë edhe numerikisht.

PD duhet të jetë në krye të këtij ndryshimi. Ta ofrojë dhe kërkojë besimin e mbarë shqiptarëve. Nëse e bën kthimi në shumicë të mbështetjes është përtej parashikimeve.

Askush nuk do joshet nga thasët me miell përballë vendimeve të forta për të sotmen e të nesërmen. Pastrimi i shtëpisë nis me pastrimin e partive e të një shteti ndryshe. Në të kundërt, shqiptarët do të jenë emigrantë nëpër botë dhe emigrantët e huaj do të bëhen shqiptarë me prindër partitë politike.

Etiketa: Basir ÇollakudekomunistizimiofertePDShqiperishteti i thellesigurimi i shtyetit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025
AKTUALITET

Tabaku: Qeveria po i frikëson bizneset në vend që t’i ndihmojë

18:58 : 19/07/2025
AKTUALITET

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

18:11 : 19/07/2025
AKTUALITET

PD: KOKSH trajtohet si plaçkë partie, Fidel Ylli sfidon drejtësinë me bekimin e Edi Ramës

12:11 : 19/07/2025
AKTUALITET

Media italiane: Rritjet e çmimeve dekurajojnë turistët, zbehet numri i pushuesve në Shqipëri

15:43 : 18/07/2025
AKTUALITET

Maliqi shpërthen ndaj deputetëve të opozitës: Po festojnë pushimet me mandate pa vota!

10:07 : 18/07/2025
Para

Dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet 46-vjeçari

TË GJITHA

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

21:21 : 19/07/2025

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa! Asnjë zjarrfikës në vendngjarje

21:02 : 19/07/2025

Plas grushti në miqësoren mes Elbasanit dhe Pogradecit, në fushë futen edhe tifozët/ VIDEO

20:45 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com