• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Liderët e BE-së reagojnë ndaj taksave tregtare të presidentit të SHBA-ve

19:13 : 02/02/2025
në BOTA

Liderët e Bashkimi Evropian deklarojnë se janë të gatshëm të përgjigjen “me forcë” nëse shënjestrohen nga tarifat e SHBA-së, ndërsa “shprehin keqardhjen” për rritjen e tarifave në produktet nga Kanadaja, Meksika dhe Kina.

Bashkimi Evropian e cilësoi këtë masë si “të dëmshme për të gjitha palët”.

“BE është plotësisht e bindur se tarifat e ulëta promovojnë rritjen dhe stabilitetin ekonomik”, por “BE do të përgjigjet me forcë” nëse synohet nga tarifat “të padrejta”, paralajmëroi Komisioni Evropian.

Ministri francez i industrisë Marc Ferraçi i tha medias franceze Le Figaro se “është e qartë se duhet të reagojmë”.

“Përgjigja, për të qenë efektive, duhet të fokusohet në produktet që janë të rëndësishme për vendin me të cilin po negocioni”, shton ai.
“Trump ka një mandat specifik nga populli i tij: të riafirmojë primatin amerikan, të rifillojë industrinë dhe vendet e punës në Shtetet e Bashkuara”.

Lexo edhe:

“Ndaloni masakrën në Gaza”, OKB dhe BE dënojnë ofensivën e re izraelite

Tabaku: Përjashtimi i opozitës nga Komisioni i Integrimit, hap mbrapa për Shqipërinë

Ai shton se: “Europa duhet të bëjë të njëjtën gjë… me shpejtësi të barabartë”, por paralajmëron se “në të njëjtën kohë, duhet të diskutojë me SHBA-në për të shmangur nxitjen e një lufte tregtare shkatërruese”.

Kujtojmë se tarifat e SHBA-së ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës, siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, do të hyjnë në fuqi nga e marta, më 4 shkurt, me reagimin e tre vendeve që do të jetë i menjëhershëm, tre vendet do të përgjigjen me tarifa hakmarrëse.

Bëhet fjalë për tarifa 25% për importet nga Kanadaja dhe Meksika dhe tarifat 10% për importet nga Kina.

Këto masa rrezikojnë nxitjen e një lufte tregtare, që mund t’i dëmtojë në mënyrë të konsiderueshme ekonomitë e shteteve të shënjestruara, por edhe të Shteteve të Bashkuara, sidomos për faktin se Kanadaja, Meksika dhe Kina janë zotuar për kundërmasa.

Në urdhrin ekzekutiv të prezantuar nga Trumpi përfshihet edhe një pikë që i lejon presidentit t’i zgjerojë tarifat, nëse një shtet vendos kundërmasa ndaj SHBA-së.

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka thënë se shteti i saj do të vendosë tarifa ndaj SHBA-së, ndërsa kryeministri i Kanadasë, Justin Truedeau, ka paralajmëruar masa hakmarrëse “me shtrirje të gjerë”.

Ministria e Ekonomisë e Kinës, e ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se Pekini do të ngre padi kundër Shteteve të Bashkuara në Organizatën Botërore të Tregtisë, dhe do të ndërmarrë kundërmasa, por pa dhënë më shumë hollësi.

Etiketa: BEkinameksikatarifat

Lajme të lidhura

BOTA

“Ndaloni masakrën në Gaza”, OKB dhe BE dënojnë ofensivën e re izraelite

15:45 : 16/09/2025
AKTUALITET

Tabaku: Përjashtimi i opozitës nga Komisioni i Integrimit, hap mbrapa për Shqipërinë

10:13 : 16/09/2025
AKTUALITET

Ideatori i inceneratorëve fantazëm premton ‘Shqipërinë e Gjelbër’ në Bruksel

10:01 : 16/09/2025
AKTUALITET

Vendi ka humbur një të tretën e popullsisë! 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

08:04 : 16/09/2025
BOTA

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje kornizë për TikTok, Trump: Të rinjtë do të jenë shumë të lumtur

16:50 : 15/09/2025
BOTA

Rusia paralajmëron BE-në: Do të ndjekim çdo shtet që kërkon të marrë asetet tona

15:42 : 15/09/2025
Para

Ushtria izraelite hedh në erë dhjetëra shtëpi në qytet Jenin të Bregut Perëndimor

TË GJITHA

UNICEF: Çnjerëzore të presësh që fëmijët e Gazës të largohen

15:58 : 16/09/2025

Shtohen të rinjtë me probleme në shikim

15:55 : 16/09/2025

“Ndaloni masakrën në Gaza”, OKB dhe BE dënojnë ofensivën e re izraelite

15:45 : 16/09/2025

“Tiranathlon”/ Ja rrugët që bllokohen në fundjavë në Tiranë dhe si devijon qarkullimi i urbaneve

15:41 : 16/09/2025

“Kujdes nga produktet me plumb”, alarmi i ISHP: Dëme të parikthyeshme te fëmijët

15:37 : 16/09/2025

Trump: Kolumbia dhe Venezuela kanë dështuar në luftën kundër trafikut të drogës

15:35 : 16/09/2025

Ushtria izraelite e nis ofensivën tokësore në Qytetin e Gazës

15:30 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com