• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK dërgon në gjykim Emiljan Burbën, organizator i trafikimit të 442 kg drogë drejt Austrisë/ SKEMA

11:50 : 30/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërgoi në gjykim organizatorin e një grupi të strukturuar kriminal, Emiljan Burba.

Emiljan Burba akuzohet për trafikimin e rreth gjysmë toni drogë hashash me kamion paletash druri industrial drejt Austrisë, rast i goditur nga Policia Kufitare e Shkodrës dhe Antidroga në muajin shtator të vitit 2023.

Emiljano Burba rezulton se është miku i Aldo Bares (drejtues i Bandës së Lushnjës, i burgosur) dhe iu sekuestruan dy resorte në vlerë 3 mln euro pak kohë më parë nga SPAK. Resortet e sekuestruara dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 55-vjeçarit, që ka qenë i dënuar në Itali më 2014 me 21 vite burg për trafik droge dhe ky rezulton se është precedenti i dytë i tij.

“E.B akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim me formën e grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1, 334/1 të Kodit Penal.

Lexo edhe:

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

Më 29.07.2024, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar aktet dhe ka regjistruar procedimin penal mbi bazën e shpalljes së moskompetencës në hetime nga ana e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm,Shkodër.

Hetimet janë kryer lidhur me ngjarjen në pikën e kalimit të Hanit të Hotit (Bozhaj) në hyrje të Malin e Zi, më 17.09.2023, rreth orës 00:30, kur u bë zbulimi dhe sekuestrimi i një sasie lënde narkotike e llojit kanabis, me peshë totale 442.084 kg. Kjo sasi u zbulua gjatë kontrollit të një mjeti motorik të tonazhit të rëndë të markës “Renault” me targa AB948IX dhe rimorkion e markës “Krone”, me targa AJR363, të drejtuar nga shtetasi Ilirjan Orhan dhe me pasagjer Kristi Orhan. Të dy shtetasit transportonin paleta për në Republikën e Austrisë dhe brenda tyre ishin fshehur 73 pako të mëdha PVC (Polivinil Kloruri) dhe 112 pako më të vogla, te mbështjella me natriban. Subjekti tregtar edhe kamioni rezultonin të ishin rregjistruar në emër të personave fiktive. Të dy shtetasit e mësipërm janë arrestuar në flagrancë dhe proceduar penalisht nga autoritetet gjyqësore të Malit të Zi.”– njofton SPAK.

Hetimet zbuluan më tej edhe organizatorin e dyshuar, ndaj të cilit u thellua investigimi rreth skemës së përdorur, e cila i ka befasuar prokurorët, pasi ishte e sofistikuar dhe e vështirë për t’u diktuar.

“Hetimet treguan se skema e përdorur për trafikimin e narkotikëve bëhej përmes krijimit dhe regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) të disa subjekteve tregtare fiktive (pa aktivitet tregtar, adresë reale dhe me dokumente të falsifikuara), në emër të të cilëve lëshoheshin faturat e eksportimit të mallrave që ngarkoheshin më pas në mjete transporti, të regjistruar me dokumente të falsifikuara, ku fshihej lënda narkotike, me qëllim trafikimin. Kjo skemë tregonte një shkallë të lartë organizimi, e sofistikuar dhe tipike për një grup të strukturuar kriminal”, sqarohet më tej në njoftimin e SPAK.

Emiljan Burba është një emër i njohur për organet ligjzbatuese, pasi edhe në vitin 2014 rezulton i arrestuar për llogari të Italisë, me akuzën trafik të lëndëve narkotike. Gjykata e Apelit në Torino, Itali, me vendimin e datës 15.04.2014, e kishte dënuar me 21 vjet burgim, për veprën penale të “trafikimit të drogës”.

Etiketa: drogeemiljan burbagrup i strukturuar kriminalspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

20:02 : 31/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025
AKTUALITET

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

16:26 : 31/10/2025
AKTUALITET

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

15:57 : 31/10/2025
Para

Projekti ‘Smart City’ ngre kambana alarmi për survejim masiv në Shqipëri

TË GJITHA

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025

SHBA rrit presionin, Venezuela i drejtohet Moskës dhe Pekinit për ndihmë

22:05 : 31/10/2025

Më e madhja dhe e ndritshmja, pse nuk duhet ta humbisni hënën e artë të nëntorit

21:55 : 31/10/2025

Alimehmeti: Veliaj duhej të ishte në burg për akuza më të rënda si inceneratori dhe ”5D”

21:53 : 31/10/2025

“Legen, dil jashtë”/ Qytetarët në Kamëz “i zenë derën nga halli”, Rakip Suli i ofendon (VIDEO)

21:37 : 31/10/2025

Balluku e pandehur nga SPAK, Lala: Po hetohet edhe për dosje të tjera

21:34 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com