• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

E ardhmja e TikTok në SHBA në duart e tij, Trump: Kam të drejtë të bëj një marrëveshje

17:13 : 22/01/2025
në BOTA

Miliona përdorues të rrjetit TikTok në SHBA i kanë sytë nga Presidenti Donald Trump, i cili i ka dhënë një afat 75 ditor kompanisë kineze mëmë të rrjetit, ByteDance që të arrijë një marrëveshje me një kompani amerikane, për ta blerë platformën, ndryshe do të ndalohet në SHBA. Të martën, Presidenti Trump i kërkoi, shefit të kompanisë amerikane të teknologjisë kompjuterike ‘Oracle’, Larry Ellison që të blinte rrjetin TikTok. E ardhmja e aplikacionit që përdoret nga miliona amerikanë është e pasigurt.

Presidenti Trump u takua dje në Shtëpinë e Bardhë me shefin ekzekutiv të firmës “Oracle’ Larry Ellison, me shefin e kompanisë ‘Softbank’, Masayoshi Son, dhe me drejtorin ekzekutiv të kompanisë ‘OpenAI’ Sam Altman, lidhur me një nismë për të investuar 500 miliardë dollarë në infrastrukturën e inteligjencës artificiale.

Pas takimit një gazetar e pyeti zotin Trump nëse do të ishte i hapur ndaj mundësisë që Elon Musk të blinte platformën TikTok. Presidenti tha se po, por po ashtu i sugjeroi shefit të kompanise Oracle që të blinte rrjetin Tik-Tok.

“Do të isha i hapur nëse (Elon Musku) do ta blinte. Por do të doja që ta blinte edhe Larry. Unë kam të drejtë të bëj një marrëveshje. Pra, Larry, marrëveshja që kam parasysh është kjo, le ta negociojmë para mediave. Po them që Shtetet e Bashkuara të japin autorizimin që Tik Tok-u të mos mbyllet, por të marrin gjysmën e platformës. Mendoj se është e arsyeshme. Si mendon?”, u shpreh Presidenti.

Zoti Ellison u përgjigj se “më duket një marrëveshje e mirë, zoti President”.

Lexo edhe:

VIDEO/ SHBA demonstron forcën, teston raketën bërthamore që kap çdo cep të botës

SHBA/ Një gjarpër lë mbi mijë shtëpi pa energji elektrike në Karolinën e Veriut

Mes urdhrave të parë ekzekutivë që firmosi Presidenti Trump të hënën ishte ai për të shtyrë me 75 ditë ndalimin e aplikacionit TikTok në SHBA, duke i dhënë afat kompanisë kineze ByteDance, që të gjejë një blerës amerikan. Ndryshe rrjeti do të ndalohet në SHBA.

“TikTok-u është i veçantë për mua, më parë nuk ka qënë i tillë. Pasi iu bashkova platformës, fitova mbështetjen e votuesve të rinj, 36 për qind të tyre”, tha zoti Trump.

Urdhri ekzekutiv ishte një ndryshim i rëndësishëm për kompaninë ByteDance, me bazë në Kinë, e cila ka në pronësi platformën TikTok, si dhe përafërsisht 170 milionë përdoruesit amerikanë.

Gjatë fundjavës, rrjeti u mbyll për pak kohë, pasi Gjykata e Lartë la në fuqi ligjin që ndalonte TikTok-un në SHBA nëse nuk shitej, për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë kombëtare.

Por, gjërat ndryshuan pasi zoti Trump sinjalizoi mbështetjen e tij për të shtyrë ndalimin e aplikacionit.

Drejtori ekzekutiv i platformës TikTok, Shou Chew, i cili ishte i ftuar në inaugurimin e Presidentit Trump, e falënderoi atë përsmes një videoje, të premten.

“Ne jemi mirënjohës dhe të kënaqur që kemi mbështetjen e një Presidenti i cili e kupton vërtet platformën tonë. Një Presidenti i cili ka përdorur rrjetin TikTok për të shprehur mendimet dhe pikëpamjet e tij”, u shpreh zoti Chew.

Por disa ekspertë ligjorë thonë se shtyrja që firmosi zoti Trump mund të mos arrijë të mbrojë kompani si Oracle që t’ i mundësojë plaftormës TikTok të funksionojë, sepse ligji për ndalimin e TikTok-ut, i miratuar nga Kongresi vazhdon të jetë në fuqi.

“Ekziston mundësia, dhe besoj se aksionerët e kompanisë Oracle dhe avokatët e saj janë duke menduar për një gjë të tillë, është e mundur, që në 48 orët e fundit, Oracle të jetë ekspozuar ndaj një padive ligjore që mund të kapin shifrën e miliarda dollarëve dhe zoti Trump mund të mos ketë asnjë mundësi për ta zhbërë këtë detyrim”, thotë Alan Rozenshtein nga Universiteti i Minesotës .

Urdhri ekzekutiv i zotit Trump paraqet një ndryshim qëndrimi nga mandati i parë, ku ai mbështeste ndalimin e rrjetit TikTok për shkak të dyshimeve se platforma mund të ndante të dhënat e përdoruesve amerikanë me qeverinë kineze.

Edhe pse Kongresi i dha fillimisht plaftormës TikTok 270 ditë afat për të gjetur një blerës amerikan, publikisht nuk ka ndonjë të dhënë, se po punohet për shitjen.

“Fakti që ata nuk e kanë lejuar këtë, mendoj se është një tregues se qeveria kineze ka interesa reale që lidhen me sigurinë kombëtare për ta mbajtur aplikacionit ashtu siç është, gjë që duhet të na shqetësojë vërtet dhe vërtet nënvizon arsyet që nxitën Kongresin ta miratonte ligjin”, shprehet Adam Kovacevich, drejtor i shoqatës “Chamber of Progress” .

TikTok-u ka një afat 75 ditor, për të zgjidhur statusin e tij dhe megjithë mbështetjen e zotit Trump, e ardhmja e kompanisë vazhdon të jetë në pikëpyetje./ VOA

Etiketa: SHBATikTokTrump

Lajme të lidhura

BOTA

VIDEO/ SHBA demonstron forcën, teston raketën bërthamore që kap çdo cep të botës

20:25 : 02/06/2025
BOTA

SHBA/ Një gjarpër lë mbi mijë shtëpi pa energji elektrike në Karolinën e Veriut

17:01 : 02/06/2025
BOTA

SHBA i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore

20:06 : 01/06/2025
BOTA

Studimi: Më shumë se gjysma e videove në TikTok për shëndetin mendor, përmbajnë dezinformata

22:45 : 31/05/2025
BOTA

Dyfishimi i tarifave mbi çelikun dhe aluminin, BE reagon ashpër ndaj vendimit të Trump

20:51 : 31/05/2025
BOTA

Analiza e REL: Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

20:32 : 31/05/2025
Para

10,000 udhëtime të refugjatëve drej SHBA-së anulohen pas urdhrit ekzekutiv të Trump

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 3 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 02/06/2025

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025

Superfrutat e freskëta të Qershorit, cilat janë dhe si t’i zgjidhni

22:53 : 02/06/2025

“Rusët janë budallenj”/ Zelensky hedh poshtë propozimin e Moskës për një armëpushim 2-3-ditor

22:46 : 02/06/2025

Armando Broja “tremb” me dëmtim muskulor, sulmuesi detyrohet të bëjë rezonancë

22:43 : 02/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë duhet të përfundojë

22:40 : 02/06/2025

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

22:32 : 02/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com