• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Ç’po ndodh me politikën në Kosovë? Hyrje të reja, synojnë të ndryshojnë ecurinë e vendit

13:21 : 22/01/2025
në RAJONI

Nezir Kraki është gati të lërë pas karrierën e tij akademike në Francë, për t’u angazhuar aktivisht në skenën politike të Kosovës.

Profesori i Shkencave Politike, që prej vitesh ligjëron në Universitetin Paris-Est Creteil, ka vendosur të garojë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit – për herë të parë në një garë politike.

“Për mua, ligjet brenda të cilave funksionon një shoqëri, duhet të jenë sa më të qarta dhe sa më të përputhshme me nevojat konkrete të qytetarëve”, thotë 43-vjeçari për Radion Evropa e Lirë.

Nezir Kraki

Ai është në listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që aktualisht është në pushtet, të cilën thotë se e ka zgjedhur për t’i çuar përpara ligjet në dobi të qytetarëve – pa i specifikuar cilat – por edhe politikën e jashtme të Kosovës.

Me një synim krejt tjetër ka vendosur të përfshihet për herë të parë në një garë zgjedhore edhe Drin Ejupi.

Lexo edhe:

Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

Gazetar për 15 vjet në Kosovë, ai thotë se do të angazhohet për një shtyp më të lirë dhe jo vetëm…

“… për një drejtësi më të pavarur, për qytetarë më të lidhur me sportin, sepse aty është edhe shëndeti, për zhvillim të qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomik”, thotë 35-vjeçari.

Për këto synime thotë se e ka gjetur veten te programi i Partisë Demokratike të Kosovës, në listën e së cilës është përfshirë tashmë si kandidat për deputet.

Drin Ejupi

Pjesë e Kuvendit për herë të parë synon të bëhet edhe Jehona Lushaku Sadriu.

Prej vitesh profesoreshë e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës dhe drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ajo i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës në vitin 2021, ndërsa këtë vit ka vendosur të garojë për herë të parë për pozitën e deputetes.

Vendimin thotë se e ka marrë duke parë “kushtet e vështira në shkolla” dhe “cilësinë e dobët në arsimin parauniversitar”.

Jehona Lushaku Sadriu

“Unë do të shtyj përpara platformën e mësimit gjithëditor në të gjithë Kosovën”, thotë 44-vjeçarja.

Për ta forcuar bindjen e saj, ajo kujton se një projekt i tillë ka nisur vitin e kaluar në pesë shkolla fillore në Prishtinë dhe thotë se rezultatet deri më tash janë pozitive.

Një kandidate tjetër që ka nisur rrugëtim të ngjashëm, është edhe Emine Daci Zejnullahu.

Në të 50-tat e saj, ajo është bërë për herë të parë kandidate e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe qëllimin thotë se e ka të qartë: ngritjen e sektorit të bujqësisë.

Daci Zejnullahu është e shkolluar në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë dhe ligjëron në një kolegj privat në Prishtinë.

Emine Daci Zejnullahu

Ajo shpreh bindjen se, duke qenë pjesë e vendimmarrjes, do të mund të angazhohet për rritje të prodhimit vendor.

“Pjesa më e madhe e ushqimit në Kosovë është e importuar. Remitencat dhe pagat tona shkojnë jashtë Kosovës dhe kështu ndërtohen shtetet tjera”, thotë Daci Zejnullahu.

Të gjitha fushat ku synojnë t’i përqendrojnë energjitë këta kandidatë, në fakt, kanë nevojë për përmirësime.

Për shkak të mosnormalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, Kosova ka ngecur në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në këtë bllok.

Gjendja e lirisë së mediave në vend, sipas Indeksit për Lirinë e Shtypit të Reporterëve pa Kufij, është përkeqësuar vitin e kaluar. Në listën me 180 vende, Kosova është renditur në vendin e 75-të, apo 19 vende më poshtë se në vitin 2023.

Cilësia e arsimit është po ashtu e ulët. Në tri teste të PISA-s -program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë – që janë zhvilluar më 2015, 2018 dhe 2022, Kosova ka dalë gati në fund të listës botërore.

E, sa i përket ekonomisë, vendi ka debalancë të madhe mes importit dhe eksportit tash e sa vite. Mesatarisht në vit, importon mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh, ndërsa eksporton nën vlerën e 1 miliard eurove.

Premtime të ngjashme për ndryshime ka pasur edhe më herët, por mbetet për t’u parë se sa prej këtyre do të jetësohen kësaj radhe.

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të garojnë mbi 1.200 kandidatë, prej të cilëve do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit, dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti i Vetëvendosjes, aktualisht në pushtet, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

/REL

Etiketa: Drin EjupiEmine Daci ZejnullahuJehona Lushaku SadriukandidatekosoveNezir Krakipolitikapolitikanete rinjZgjedhjet

Lajme të lidhura

RAJONI

Çfarë ndodh pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës

17:07 : 10/10/2025
RAJONI

Nenad Rashiç zgjidhet nënkryetar, konstituohet pas 8 muajsh Kuvendi i Kosovës

12:14 : 10/10/2025
RAJONI

Seanca në Kuvendin e Kosovës/ Kandidatët e Listës Serbe nuk sigurojnë votat për t’u zgjedhur nënkryetar

11:21 : 10/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë, REL: Premtimet në fushata, dikur dhe sot, çfarë ka ndryshuar?

08:28 : 10/10/2025
AKTUALITET

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
Para

Zbulo si ndikon stresi i vazhdueshëm në shëndetin e syve

TË GJITHA

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

21:22 : 10/10/2025

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

21:13 : 10/10/2025

AmCham kërkon shtyrjen e projektligjit për mbetjet urbane: Mungon konsultimi me biznesin

21:02 : 10/10/2025

Do të kandidojë për Tiranën, Florjan Binaj largohet nga emisioni “Piranjat”

20:57 : 10/10/2025

Kosovë/ KQZ akrediton 28 media vendore dhe ndërkombëtare për zgjedhjet lokale

20:52 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com