Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një apartament në kompleksin Delijorgji, ku një vajzë është plagosur me thikë nga shoqja e saj, pasi më parë ishin konfliktuar në autostradën Tiranë-Durrës.
Dy motrat Xhemile dhe Esma Verlaku shkuan për të bërë denoncimin në Komisariat, por në moment të fundit kanë ndryshuar mendjen. Por motrat Verlaku, nuk e kanë mbyllur me kaq sherrin, pasi kanë shkuar për t’u takuar me Kasandra Canin, pasi mes tyre më parë ka pasur një rapor miqësor.
Më pas vajzat u përplasën fizikisht, teksa Kasandra Cani në një moment ka qëlluar me thikë motrat dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Por edhe pse u largua nga vendi i ngjarjes, Cani e njohur për postimet provokuese në rrjetet sociale, u vendos në pranga nga uniformat blu pasi akuzohet për “plagosje të rëndë me dashje”.
Ndërsa dy motrat Vërlaku, po procedohen në gjendje të lirë, por sërish mbi to rëndojnë veprat penale: dëmtime me dashje dhe dhunim i banesës.
Mësohet se njëra prej tyre ka pasur një thikë dhe ka qëlluar Canin, ndërsa motra tjetër është futur për ti ndarë. Por po ashtu, edhe Cani ka marrë një thikë dhe ka qëlluar Esma Verlakun, e cila aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk dihet shkaku i përplasjes mes vajzave që ishin shoqe me njëra-tjetrën, por nuk përjashtohet mundësia që arsyet e sherrit kanë qenë banale, të shtyra edhe nga fakti që të treja ishin nën efektin e alkoolit. Tashmë, pritet që të merret dëshmia e autores së plagosjes, e cila do të zbardhë më shumë detaje.
Ndërsa gjithashtu mediat shkruajnë se Kasandra Cani është e njohur në rrjetin social TikTok, ku shpesh herë publikon video provokuese.
Kush janë dy motrat Verlaku?
Është publikuar fotoe e dy motrave Esma dhe Xhemile Verlaku, të cilat u masakruan me thikë nga Tik-Tokerja Kasandra Cani, pas një sherri mes tyre.
U raportua se pasi dy vajzat tërhoqën denoncimin në Komasiariatin Nr.2, shkuan në bansën e Kasandra Canit, e cila zgjodhi të bëjë “vetëgjyqësi” me shoqen e saj ku e ka plagosur me thikë. Vajza e plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që sot është bërë shoqërimi në Polici edhe i autoreve të ngjarjes.
Çfare thotë policia për sherrin?
Pas publikimit të rastit në media, ka reaguar edhe Policia e Shtetit në lidhje me plagosjen e Esma Verlakut nga shoqja e saj Kasandra Cani.
Policia bën me dije se ka prangosur 26-vjeçaren Kasandra cani për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndërsa është proceduar penalisht edhe Xhemile Verlaku, motra e të plagosurës Esma Verlaku.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, në orën 15:30, të datës 20.01.2025, bënë arrestimin në flagrancë, të shtetases K. C., 26 vjeçe, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Si dhe referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasen Xh. V., 24 vjeçe, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Dhunimi i banesës”.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu policia ka sqaruar edhe dinamikën e sherrit, që sipas saj e ka zanafillën pas një konflikti të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas policisë, dy motrat Verlaku janë paraqitur në Komisariat për të bërë denoncim, por më pas janë tërhequr dhe janë larguar. Më pas Xhemile dhe Esma Verlaku shkuan në banesën e Kasandra Canit, kuedhe ndodhi edhe përplasja fizike që çoi në plagosjen e 22-vjeçares.
“Më datë 20.01.2025, në orën 02:34 të mëngjesit, shtetaset E. V., 22 vjeçe, dhe Xh. V., 24 vjeçe, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 për kallëzim, për një konflikt që kishin pasur me disa shtetase të tjera në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Vorës, por nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi personat e përfshirë apo mjetet e përdorura.
Shërbimet e Policisë i kanë informuar ato mbi mënyrën e trajtimit të rasteve të tilla dhe procedurat që duhen ndjekur. U është kërkuar të presin për marrjen e kallëzimit nga Oficeri i Policisë Gjyqësore, por shtetaset janë larguar nga Komisariati në orën 02:38, pa përfunduar procedurën e kallëzimit.
Nga hetimet rezulton se, pas largimit nga Komisariati, shtetaset E. V. dhe Xh. V. (motra) dyshohet se kanë shkuar në banesën e shtetases K. C. dhe janë konfliktuar fizikisht. Gjatë këtij konflikti, shtetasja K. C. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasen E. V., e cila aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.
Lexo edhe:
Plagosja e dy motrave në Tiranë/ Policia tregon dinamikën: Sherri nisi në autostradë