Java që presim përpara pritet të jetë një javë “tipike” dimri me reshje shiu dhe dëbore por në mesin e saj dhe më pas nuk do të mungojnë ditët me diell por temperatura të ulëta.
Për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e qendrës dhe jug reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar. Në relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 300-400 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.
I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëbora duke shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në disa akse rrugore.
Qyteti i Kukësit vijon edhe këtë të hënë të jetë i përfshirë nga reshjet e dëborës, temperaturat e ulëta dhe erërat e forta.
Rrugët nacionale janë të kalueshme, por me vështirësi pasi ka grumbullim të botës e akullit. Ndërsa qindra banorë janë të bllokuar, si fshatrat e njësive administrative të zonave të thella.
Po ashtu zonat e bllokuara po vuajnë edhe mungesën e energjisë elektrike.
- Situata në jug-lindje
Në aksin nacional Përrenjas-Qafë Thanë ka prani të dëborës dhe ngricave. Aktualisht rruga është e kalueshme, por me vështirësi. Policia nuk lejon kalimin e mjeteve te pa pajisura me zinxhirë dhe goma dimërore.
Edhe pse borëpastrueset kanë punuar, evidentohet që në disa akse është hedhur pak ose aspak kripë, duke bërë kështu që disa prej automjeteve kryesisht ata me goma të papërshtatshme për stinën shpesh herë të bllokohen deri në vendosjen e zinxhirëve.
Për sa i përket aksit tjetër Librazhd-Peshkopi, është thuajse i pakalueshëm për shkak të ngricave dhe trashësisë së dëborës që i ka kaluar 50 cm. Ndërsa termometri ulet në vlerën 7 gradë Celsius. Disa fshatra janë bllokuar në bashkitë Përrenjas dhe Librazhd.
Reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet atmosferike ekstreme kanë pezulluar procesin mësimor në 30 shkolla të juglindjes së vendit.
Në total, 1100 nxënës nuk do të zhvillojnë mësim sot, me shumicën e tyre të përqendruar në zonën e Pogradecit, ku në zonën e Mokrës dëbora varion nga 35-50 cm trashësi.
Shkollat e qendrave kryesore si Velçani (138 nxënës), Rodokali (145 nxënës), Proptishti (112 nxënës) dhe Trebinja (84 nxënës), si dhe shkolla të tjera vartëse në fshatra si Bishnica, Slabinje, Laktesh, Buzaishtë, Kriçkovë dhe Grunjas, janë mbyllur për shkak të dëborës së madhe që ka bllokuar rrugët dhe ka vështirësuar transportin e nxënësve.
Në Devoll dhe Korçë-Pustec, shkolla të tjera si ato në Vidëhovë, Arrzë, Vithkuq, Lubonjë dhe Panarit gjithashtu kanë ndërprerë procesin mësimor për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe mungesës së qasjes në infrastrukturë.
Kushtet e krijuara nga reshjet e dëborës kanë bërë të pamundur zhvillimin e mësimit, ndërsa pritet një ndërhyrje për përmirësimin e situatës në ditët në vijim.
Reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira atmosferike kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të jug-lindjes, duke lënë 369 abonentë pa energji në zonat rurale më të thella.
Sipas raportimeve, situata paraqitet e rëndë në disa zona:
Pogradec: Fshatrat Velçan, Proptisht, Rodokal, Trebinjë dhe Dardhas janë ndër më të prekurit nga mungesa e energjisë.
Korçë: Në zonën e Vithkuqit dhe fshatrave si Lubonjë dhe Panarit janë raportuar defekte të rëndësishme në rrjet.
Devoll: Vidëhova dhe Arrza janë gjithashtu të përfshira në ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike.
- Mijëra familje janë pa energji elektrike në Lezhë
Mijëra familje janë pa energji elektrike në Lezhë.
Një situatë e tillë me orë kaq të zgjatur kishte vite që nuk kishte ndodhur.
Siç duket nga pamjet era e fortë ka sjellë shkuljen e shumë pemëve, diçka që ka krijuar edhe dëmtime. Si pasojë janë thyer vetrata xhami, janë dëmtuar makina dhe janë bllokuar rrugë të ndryshme.
Në Lezhë vijon ende moti me reshje dhe erë të fortë dhe duket se kjo ka shkaktuar probleme në rrjetin elektrik. Aktualisht situata e tillë vijon në disa lagje të qytetit të Lezhës dhe Shëngjinit. Ndërkohë në zonat rurale, situata është edhe më e vështirë.
“Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet se pothuajse gjithë qyteti është gdhirë pa drita që nga ora 20 e mbrëmjes së djeshme. Si pasojë e mungesës së energjisë, është ndalur dhe furnizimi me ujë i qytetit. Rreshjet për momentin kanë ndalur por era vijon me fuqi deri 65km/ore”, njoftuan nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.
Sipas të dhënave Stacioni Meteorologjik Ushtarak në Gjadës gjatë 24 orëve, kanë rënë 10 milimetra shi.
Ndërkohë në Bashkinë Mirditë raportohet se trashësia e dëborës ka arritur në rreth 40 centimetra në Fan. Nga ana tjetër Policia Rrugore e Lezhës, njoftoi të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit të mallrave veçanërisht ata me tenda që do të kalojnë në urën e Matit, të tregojnë kujdes maksimal gjatë kalimit.
“Nëse mjetet janë pa ngarkesë, ju kërkohet të hapni tendat për të shmangur rrezikun e destabilizimit nga era ose lëvizjet e papritura. Të respektohet shpejtësia e lejuar dhe të ndiqen udhëzimet e sinjalistikës dhe të policisë rrugore”, njoftoi policia.
- Përmbytje në Vlorë dhe Lushnje, tokat dhe banesat “pushtohen” nga uji
Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin që nga dita e shtunë ndërsa janë raportuar problemet e para.
Disa qytete të vendit janë bllokuar nga dëbora ndërsa qytete të tjera po përballen me reshjet e dendura të shiut. Reshjet e shiut në qarkun e Vlorës gjatë ditës së djeshme shkaktuan përmbytje të disa rrugëve.
Nga reshjet e shiut mësohet se në lagjen “Kushtrimi” disa oborre të disa banesash janë përmbytur. Ndërkohë ka rënie gurësh dhe dherash në aksin Himarë-Kuç, rruga e lumit të Vlorës. Reshjet kanë shkaktuar probleme në territorin e bashkive Lushnje e Divjakë.
Qindra hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit në njësinë administrative Dushk, Golem, Grabjan gjithashtu dhe buzë lumit Seman në Imshtë njësia administrative Bubullimë. Gjatë natës gjithashtu ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike përkatësisht në bashkinë Divjakë njësinë administrative Dushk dhe Golem.
- Në Elbasan dëbora arrin trashësinë deri në 1 metër, probleme qarkullimi në disa njësi administrative
Trashësia e dëborës është nga 10 deri 20 cm.
Në disa segmente të aksit rrugor Griqan – qendër Njësisë Administrative Labinot Mal si pasojë e erës trashësia e dëborës arrin deri në 1 metër. Të gjitha akset rrugore të tre njësive aktualisht janë të bllokuara pasi ka dhe prezencë të akullit.
Mbrëmjen e së dielës me mjetet e Bashkisë Elbasan, ekipet e Shërbimeve Publike u bë e mundur hapja e rrugës nga Griqani i Sipërm deri në fshatin Gur i Zi ku ishin bllokuar rreth 7 mjete me 20 persona.
Sot ka vazhdon puna për hapjen e akseve kryesore të tre njësive dhe hedhjen e kripës.
- Situata në qarkun e Shkodrës
Në qarkun e Shkodrës ka prani të borës dhe erës së fortë në zonat malore ku qarkullimi duhet të kryhet me goma dimerore dhe zinxhirë.
Nj.A. Shale, Shosh, Pult, Velipoje dhe Gur i Zi kane probleme me furnizimin me Energji Elektrike.
Aksi rrugor Kire – Shosh është i bllokuar. Rruga për në Theth është e kalueshme por me ngrica.
Në bashkinë Malësi e Madhe , deri në keto momente nuk raportohen probleme tek Emergjencat Civile.
Në bashkinë Vau Dejes ka mungese të furnizimit me energji elektrike në Nj.A. Vau Dejes, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak. Vazhdojne ererat me intensitet te larte. Dy njësitë malore janë të izoluara nga debora.
Në bashkinë Fushë Arrëz kanë vazhduar reshjet e dëbores gjatë natës së mbrëmshme shoqëruar me erë të fortë, kurse në Pukë vijojnë reshjet e shiut. Rruga nacionale Fushe-Arrez-Qafe Mali është pothuajse e pa kaluesh pasi akoma nuk e ka pastruar asnje mjet borpastrues. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga Bardhet – Iballe dhe ka probleme për sa i perket furnizimit me energji elektrike ne fshatrat e NjA Qafe-Mali dhe Iballë.
- Probleme me përmbytjet dhe energjinë në Lushnjë e Divjakë
Reshjet e rëna me intensitet të lartë dhe të shoqëruara me erëra të fuqishme kanë shkaktuar probleme në teritorin e bashkive Lushnjë e Divjakë. Qindra hektarë tokë bujqësore janë nën pushtetin e ujit në njësinë administrative Dushk, Golem, Grabjan gjithashtu dhe buzë lumit Seman në imshtë njësia administrative Bubullimë.
Krahas kësaj situate problematika ka pasur gjatë natës me ndërprerje të energjisë elektrike në bashkinë Divjakë njësinë administrative Dushk dhe Golem. Erërat e forta janë thyer e shkulur dhjetëra pemë në qytet dhe rrethina.
Sipas informacionit në orët e para të mëngjesit nga bordi i kullimit Lushnje, të tre hidrovoret i Tërbufit, Karavastasë dhe Divjakës punojnë me kapacitet të plotë,por intensiteti i lartë i reshjeve ka bërë të jetë tepër e vështirë evadinin e ujërave nga gruri jonxha elbi e tjera kultura.
Sektori i zjarrfikësve dhe punonjësit e shërbimit të bashkisë po punojnë për rregullimin e problematikave si heqjen e pemëve të rëna e tjera.
- Situatë problematike në Dibër, Bypass-i i Murrizit vijon i bllokuar
Situata problematike vazhdon të mbetet në Qarkun e Dibrës për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Rruga e Arbrit është ende e bllokuar dhe raportohet se në Bypass-in e Murrizit një automjet ka dalë nga rruga dhe ka mbetur i bllokuar me tre persona brenda.
Një fadromë është nisur për të mundësuar qasje në zonën e Bypass-it. Shumë njësi administrative në Qarkun e Dibrës janë të bllokuara, përfshirë Lurën, Kalajën e Dodes, Selishtën, Ostrenin dhe Trebishtin, ku lartësia e borës ka arritur deri në 70 cm.
Në disa fshatra ka munguar energjia elektrike për më shumë se 24 orë, ndërsa në disa zona të thella nuk do të vazhdojë procesi mësimor.
- Ministria e Arsimit: Pezullohet mësimi në 77 shkolla
Ministria e Arsimit njofton se për shkak të motit të keq që ka mbërthyer disa zona të vendit, ditën e hënë pezullohet mësimi në 77 shkolla.
Problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj. Procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do zëvendësohet në javët në vijim.
Më poshtë lista e shkollave ku pezullohet përkohësisht mësimi:
1. Shkolla “Abdyrrahman Përmeti” Mat
2. Shkolla 26 Korriku Bruç,Urakë,Rremull,Rukaj, Mat
3. Shkolla “Rexhep Kërtuka” Mat
4. SHMB Zall- Dardhë, Dibër
5. Shkolla 9-vjeçare “Hasan Leka” Shumbat, Dibër
6. Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Gjorgji” Radomire, Dibër
7. Shkolla 9- vjeçare Selishte,Dibër
8. Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani” Lishan i Poshtem,Dibër
9. SHMB” Ajet Ndreu” Sllove, Dibër
10. Shkolla “Arberia”, Bulqizë
11. Shkolla “Rifat Manjani”, Bulqizë
12. Shkolla “Shefqet Tançi”, Bulqizë
13. Shkolla “Xhevdet Doda”, Bulqizë
14. Shkolla “Asllan Keta”, Bulqizë
15. Shkolla Demokracia, Bulqizë
16. Shkolla “Ismail Jangulli”, Bulqizë
17. Shkolla “Jashar Kola”, Bulqizë
18. Shkolla “Ibrahim Daçi”, Bulqizë
19. Shkolla “Man Jella”, Bulqizë
20. Shkolla Gjorice e Siperme, Bulqizë
21. Shkolla “Faslli Cami”, Bulqizë
22. Shkolla “Elez Koçi”, Bulqizë
23. Shkolla “Shaban Elmaz Ostreni”, Bulqizë
24. Shkolla “10 Deshmoret”, Bulqizë
25. Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë
26. Shkolla e Bashkuar Shishtave Kukës
27. Shkolla 9 vjeçare Kalimash,Kukës
28. Shkolla 9-vjeçare Mamëz, Kukës
29. Shkolla 9 vjeçare Orogjost, Kukës
30. Shkolla 9-vjeçare Cinamakë, Kukës
31. Shkolla Shën Mëri Kukës
32. Shkolla e bashkuar Zapod, Kukës
33. Shkolla 9-vjeçare Malqene,Ujmisht, Kukës
34. Shkolla e Bashkuar Bushtrice, Kukës
35. Shkolla 9-vjeçare Helshan,Has
36. Shkolla 9-vjeçare Letaj Has
37. Shkolla 9-vjeçare Metaliaj Has
38. Shkolla 9-vjeçare Fajza Has
39. Shkolla Metaliaj, Has
40. Shkolla e mesme e bashkuar Golaj Has
41. Shkolla Sejdi Dida, Has
42. Shkolla 9-vjeçare Vlahen Has
43. Shkolla 9-vjeçare Nikoliq Has
44. Shkolla 9-vjeçare Tregtan Has
45. 69-Shkolla e mesme Skenderbeu, Has
46. Shkolla e bashkuar “Mark Jaku” Pukë
47. Shkolla e Bashkuar “Nikoll Lleshi” Gjegjan, Pukë
48. Shkolla Iballë, Pukë
49. Shkolla Perlat Qender, Mirditë
50. Shkolla 9- Vjeçare ” Mark Trokthi”, Kurbin
51. Shkolla 9- Vjeçare ” Gjin Pjetri”, Kurbin
52. Shkolla 9- Vjeçare Nr.3,Kurbin
53. Shkolla 9- Vjeçare “Gjoke Elezi”, Kurbin
54. Shkolla 9- Vjeçare, “Gjon Gjonaj”, Kurbin
55. Shkolla 9- Vjeçare “Migjeni”, Kurbin
56. Shkolla 9- Vjeçare “Besnik Syla”, Kurbin
57. Shkolla 9- Vjeçare “Demokracia” , Kurbin
58. Shkolla 9- Vjeçare “Ismail Dema”, Kurbin
59. Shkolla 9- Vjeçare “Dan Bajrami”, Kurbin
60. Shkolla 9- Vjeçare “Fran Pal Piroli”, Kurbin
61. Shkolla 9- Vjeçare Milot, Kurbin
62. Shkolla 9- Vjeçare “28 Nentori”, Kurbin
63. Shkolla 9- Vjeçare “Cub Çapani”, Kurbin
64. Shkolla 9- Vjeçare Shullaz, Kurbin
65. Shkolla 9- Vjeçare Skuraj, Kurbin
66. Shkolla 9- Vjeçare “Nike Tom Prela”, Kurbin
67. Shkolla 9- Vjeçare Adriatik, Kurbin
68. Shkolla 9- Vjeçare “Nikoll Miri”, Kurbin
69. Gjimnazi “At Shtjefen Gjeçovi” Kurbin
70. Gjimnazi “Arif Halil Sulaj” Mamuras,
71. Gjimnazi “At Shtjefen Kurti” Gorre,
72. Gjimnazi Milot
73. Shkolla “Hamdi Mansaku” Tiranë
74. Shkolla “Bahri Nela” Tiranë
75. Shkolla “Zenel Bastari” Tiranë
76. Shkolla “Vilëz” Tiranë
77. Shkolla ShMB Shëngjergj Tiranë