• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vdekja e 12-vjeçarit në QSUT, reagon spitali i Korçës: Ja trajtimi që i bëmë

11:29 : 09/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Pas ngjarjes tragjike ku një 12-vjeçar nga Pocesta e Maliqit humbi jetën në QSUT, ka reaguar dhe spitali rajonal i Korçës, i cili ka dhënë një sqarim lidhur me trajtimin mjekësor që i është bërë të miturit.

Mjekët e spitalit kanë theksuar se, pas një stabilizimi të shëndetit më 31 dhjetor, dhe në përputhje me dëshirën e familjarëve, fëmija u largua nga spitali.

Gjatë qëndrimit të tij, 12-vjeçari ka marrë trajtim me antibiotikë, perfuzione dhe ilaçe për problemet me stomakun, të gjitha të bazuara në rezultatet e analizave mjekësore.

Më 7 janar, ai është paraqitur përsëri në urgjencën e spitalit të Korçës në një gjendje shumë të rënduar. Pas një stabilizimi të shkurtër të gjendjes shëndetësore, dhe për shkak të simptomave të ngjashme me disa diagnoza të mundshme, është vendosur që ai të transferohet menjëherë në spitalin e Tiranës për trajtim dhe ekzaminime të thelluara.

Lexo edhe:

Aksidenti me disa të plagosur në Fier-Lushnje, ndërron jetë 60-vjeçarja

Gjendet i pajetë një person në Shkodër

Spitali i Korçës ka sqaruar gjithashtu se rasti është trajtuar me përparësi nga personeli shëndetësor, megjithatë, në spitalin e Korçës nuk ka një mjek kardiopediatër, që mund të kishte ndihmuar më tej në këtë rast.

Ndërkohë, Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë në lidhje me humbjen tragjike të jetës së fëmijës.

Lidhur me rastin reagoi të mërkurën edhe QSUT, ku përmes një njoftimi për media bëri me dije se i mituri u diagnostikua me miokardit akut dhe ndërroi jetë.

Familjarët e të miturit kanë deklaruar jashtë kamerave se djali i tyre ka qenë i shëndetshëm dhe nuk kishte pasur probleme shëndetësore më parë. Sipas deklaratave të familjarëve, në fund të dhjetorit, djali ishte dërguar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit, përfshirë të vjella dhe temperaturë të lartë, dhe ishte trajtuar në reanimacion. Pas përkeqësimit të gjendjes, ditën e martë ai ishte transportuar me urgjencë në spitalin e Tiranës, ku ishte shtruar në pavionin e Covid-it, ndërkohë që familjarët kishin kërkuar që ai të ndiqej në reanimacion. Ata shpjegojnë se, pasi djali kishte filluar të kishte të vjella të pandërprera, ku pas komplikaciove me zemrën ndërroi jetë.

Etiketa: femije i miturqsutspitali i Korçesvdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti me disa të plagosur në Fier-Lushnje, ndërron jetë 60-vjeçarja

14:24 : 16/09/2025
AKTUALITET

Gjendet i pajetë një person në Shkodër

09:18 : 15/09/2025
AKTUALITET

Kinezja gjendet pa shenja jete në një taksi pranë “Urës së Dajlanit”

21:22 : 13/09/2025
AKTUALITET

Tarifat abuzive në parkingun e QSUNT/ Ku shkojnë lekët e mbledhura?

23:05 : 12/09/2025
BOTA

Shpërthen kamioni me 50 mijë litra benzinë në Meksikë, 3 të vdekur dhe 70 të plagosur

09:28 : 11/09/2025
RAJONI

I moshuari bie nga Kalaja e Prizrenit dhe humb jetën

09:38 : 10/09/2025
Para

"Sterilizimi"/ Përplasje në gjyqin e Beqajt, shtyhet seanca

TË GJITHA

Ra në humnerë, humb jetën turisti në shtegun Theth-Valbonë

18:48 : 16/09/2025

EMRAT/ Zbulohen 3 deputetët që PD i dha “borxh” PL-së për të formuar grup parlamentar

18:48 : 16/09/2025

Anija me refugjatë përfshihet nga flakët pranë brigjeve të Libisë, 50 të vdekur

18:40 : 16/09/2025

Kombëtarja U-15 mposhtet nga Malta në miqësoren e parë

18:32 : 16/09/2025

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja magnituda dhe epiqendra

18:23 : 16/09/2025

Vangjush Dako do të rikthehet në qeli vetëm për 11 ditë burgim

18:22 : 16/09/2025

Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës

18:12 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com