• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Thirrja në SPAK/ Veliaj: Një kurth i sajuar! Jam denoncuar nga një qytetar që nuk egziston

17:07 : 26/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Pasi shmangu gazetarët pas daljes nga SPAK, kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në lidhje me dëshminë e dhënë ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Veliaj deklaroi se është denoncuar nga një qytetar anonim, përmes letrave anonime, që sipas tij, quhet Nesti Angoni dhe se ky qytetar nuk egziston në gjendjen civile. Kryebashkiaku i Tiranës e konsideroi denoncimin anonim ndaj tij si një kurth, teksa bëri me dije se do të jetë bashkëpunues me drejtësinë.

Në lidhje me denoncimin anonim, Erion Veliaj shënjestroi direkt kundërshtarët e tij politik si autor, duke u shprehur se pasi nuk e mundën dot në zgjedhje, janë kthyer tek beteja me letra anonime.

Ai përmbylli fjalën e tij drejtuar anëtarëve të opozitës se do t’i mundin sërish në zgjedhjet e 11 Majit dhe më pas u largua nga salla, pa marrë përgjigjen e tyre.

“Iu detyrohem një sqarim për bashkëpunimin midis meje dhe SPAK sot paradite. Si kryetar i Bashkisë dë më lini ta bëj këtë sqarim për të gjithë ata qytetar që duan ta dëgjojnë.

Lexo edhe:

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

Jam denoncuar në mënyre anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni, i cili është një personazh që nuk ekziston, e dimë çfare emri dhe kulture lincuese përfaqëson ky stil. është nje kurth i sajuar. Jam sulmuar nga Nesti Angoni për të na kthyer mallin e letrave anonime. Disa që nuk na mundin dot në zgjedhje e që nuk na mundin dot në betejë kthehen në zanatin e letrave anonime. Nesti Angoni nuk ekziston dihet se kë përfaqëson. Duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim të gjithë regjistrin civil dhe mund të verifikojë qartazi që është një kurth i sajuar.  Kam qenë bashkëpunues. Do ishte shqetësuese që kryetari i Bashkisë edhe për kurthe anonime nuk paraqitet.

E di gjithë Tirana ku jetoj unë. E di gjithë Tirana ku banoj unë, ku isha përpara zgjedhjeve, ku vazhdoj pas zgjedhjeve dhe ku do jem deri në fund të kësaj detyre. Unë hyj tek ajo rracë politikanësh që nuk i thotë SPAK-ut SKAP kur nuk i intereson dhe i thotë SPAK kur i intereson për kundërshtarët e vetë. As nuk kam bërë anti protesta, as nuk kam bërë letra anonime, se vij nga një brez jo i letrave anonime. As nuk i them SPAK plaç, kur shkon me letra anonime dhe mundohet.

Këtu do jemi, në maj do ju mundim me gjithë letra anonime, me gjithë kurthe dhe me gjithë klithmat e hienave. Këtu do jemi dhe do shikoni ku është populli.” tha Veliaj.

Pas Veliaj, nënkryetari i Këshillit Bashkiak nga radhët e opozitës, Dorian Teliti i bëri thirrje Erion Veliaj, teksa ky i fundit ishte duke braktisur sallën, që të jepte dorëheqjen dhe të bënte transparencë mbi hetimet e SPAK ndaj tij.

Erion Veliaj u paraqit ditën e sotme në SPAK, ku qëndroi për mbi 5 orë për t’u marrë në pyetje në lidhje me një hetim të nisur nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado lidhur me dyshimet për korrupsion.

SPAK ka indicie se Erion Veliaj dhe të afërmit e tij janë implikuar në skemat e përfitimit të parave në rrjetin e kompanive që ka në pronësi biznesmeni shqiptaro-belg Elman Abule.

Ndaj këtij të fundit ka dhe një hetim nga Prokuroria e Tiranës, ku akuzohet se ka ngritur një skemë të pastrimit të parave, ku është pjesë bashkëshortja e tij bashkë me Kristian Boçin dhe Vladimir Avramin. Prokuroria u bllokoi rreth 50 milion euro pasuri që ishte investuar kryesisht në ndërtim, pasi paratë kishin origjinë të dyshimtë. Por sekuestro u hoq disa ditë më vonë kur prokurorja e Apelit, Arta Marku u riktheu pronat të akuzuarve.

Mëngjesin e 6 Dhjetorit, agjentët e BKH-së me urdhër të SPAK, sekuestruan telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe ushtruan kontroll në ambientet e qendrës “Harabel” dhe të “Nan Gallery”, të themeluara prej saj.

Gjithashtu, u kontrolluan edhe një apartament dhe një vilë në pronësi të vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj, biznesin e tij “Gogel Shpk” dhe kompaninë “Rametal Shpk”, në pronësi të biznesmenit Elman Abule.

Ditën e hënë u paraqit në SPAK për t’u marrë në pyetje mbi hetimet në fjalë dhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, ku ka dëshmuar për rreth 3 orë para agjentëve të BKH-së.

Më herët, Gjykata e Posaçme ka rrëzuar ankimimet e bëra nga Ajola Xoxa dhe Arbër Veliaj, të cilët kundërshtonin sekuestrot e telefonave, si dhe kontrollet e ushtruar në kompanitë dhe banesat e tyre.

Deri më tani, Erion Veliaj ka deklaruar se SPAK-u është institucion kushtetues i vendit të tij dhe ai do të jetë totalisht në dispozicion të hetimit, i bindur se, në fund, e vërteta do të triumfojë.

Kjo ishte hera e dytë që Erion Veliaj paraqitet në SPAK, pasi është paraqitur edhe më 30 Prill të këtij viti, ku dëshmoi për rreth 7 orë në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Pas daljes nga SPAK, në atë kohë Veliaj i quajti hetuesit e Prokurorisë së Posaçme si “dy kolegë hetues profesionistë dhe të disiplinuar”, teksa shtoi se kishte patur një ezaurim total të çështjes së incineratorëve.

Etiketa: anonimdenoncimiErion VeliajNesti Angonispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderin 2.3 mln euro/ Zbardhet përgjimi i punonjëses që “fundosi” Jonaid Myzyrin: I shërbeva si qeni

12:23 : 18/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH, SPAK njofton 7 kandidatët për hapin e radhës

11:50 : 18/07/2025
AKTUALITET

“Buka” në ngarkim të Ahmetajt, zbardhet porosia e gjykatëses për prokurorin e SPAK

15:18 : 17/07/2025
AKTUALITET

Socialistët sëmuren me radhë, Erion Veliaj dërgohet në spital

14:22 : 17/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
AKTUALITET

Pasi “ia futi” Lalit, Mazniku emërohet nga Rama “kryebashkiak” i gjithë vendit

20:06 : 16/07/2025
Para

Arrihet marrëveshja, Skriniar lë PSG-në për klubin turk

TË GJITHA

Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari

13:54 : 18/07/2025

6 kg kokainë e heroinë dhe një laborator për përpunimin e saj, arrestohet shqiptari në Milano

13:50 : 18/07/2025

53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas 2 javësh

13:49 : 18/07/2025

Ministri i Jashtëm i Iranit thirrje fuqive evropiane: Ndalin kërcënimet ndaj Teheranit

13:33 : 18/07/2025

Vodhi një makinë të parkuar në Astir, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

13:19 : 18/07/2025

SKANDAL/ Salmon i infektuar nga Serbia në supermarketet shqiptare, AKU hesht

13:14 : 18/07/2025

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

12:57 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com