• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga SPAK, te Pastrimi i Parave e Bashkia Tiranë, tenderat e fituar nga “pastruesi” i 11 mln euro

10:06 : 25/12/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Në fund të javës që lamë pas, Prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e biznesmenit Darin Gëzdari, nën dyshimet se është ideatori i një skemë pastrimi parash në vlerë 11 milionë euro.

Hetimet e zhvilluara nga prokurori Ndini Tavani ngritën dyshimet se Gëzdari fshihet pas një operacioni financiar, nëpërmjet të cilës ka deklaruar shitje konsulence kompjuterike fiktive për kompani të huaja bastesh në shumë mbi 10 miliardë lekë të vjetra dhe më tej, pjesën më të madhe të kësaj shume e ka transferuar në llogari off-shore në Bahamas, e të tjerë.

Për këtë skemë, sipas prokurorisë, është përdorur kompania “Green View Marketing”, e themeluar dhe më tej e administruar nga Edmir Simoni, i cili punësimin kryesor e kishte roje plazhi në një lokal në bregdetin e Shëngjinit. Skema e dyshuar e pastrimit të parave është zhvilluar në periudhën 2021-2022.

Lexo edhe:

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

Të dhënat zyrtare tregojnë se Gëzdari është aksioner dhe pronar në disa kompani të tjera, të lidhura kryesisht me shërbimet kompjuterike. Shoqëria kryesore e tij rezulton të jenë “Information Bussines System-IBS”.

Kjo shoqëri, e cila deri më tani nuk rezulton të jetë pjesë e pastrimit të parave, është një fituese e rregullt në tendera të zhvilluar nga një seri institucionesh publike, përfshirë edhe ato me aktivitet specifik hetimor dhe në luftën kundër pastrimit të parave, si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Në një verifikim të kryer nga “Boldnews.al” rezulton se “IBS” e Darin Gëzdarit ka fituar dhjetra milionë lekë edhe në Bashkinë e Tiranës dhe institucionet vartëse të saj, në Ministrinë e Mbrojtjes, tek Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural (AZHBR), e të tjerë.

Tenderat e marrë në shqyrtim i përkasin periudhës nga 2021 e në vijim, kohë kur Gëzdari ka zhvilluar skemën e dyshimë të pastrimit të parave me kompaninë tjetër të tij, “Green View Marketing”.

Procedurat nuk kanë vlera të larta, krahasuar me tendera të tjerë gjigandë në fushën e teknologjisë së informacionit, por gjithësesi, totali i tyre arrin në rreth gjysëm milioni euro.

Në nëntor të vitit 2023, shoqëria “Information Bussines System-IBS” e Darin Gëzdarit shpallet fituese e tenderit të zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Në foto: Tenderi i SPAK, i fituar nga “IBS”

Objekti i kësaj procedure ishte “Blerje shërbim rinovimi për celularët motorola” dhe fondi i vendosur në dispozicion ishte në vlerën e 22.5 milionë lekëve të vjetra.

Edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare (ish-Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave) rezulton që të ketë kryer të paktën tre pagesa, në vlerë 78 mijë lekë të reja, për kompaninë “IBS”, me qëllim mirëmbajtjen e sistemit të brendshëm telefonik të institucionit.

Në foto: Një nga pagesat e Agjencisë së Inteligjencës Financiare për “IBS”

Fatura e fundit në radhë për këtë shërbim është paguar në 13 dhjetor 2023, sipas të dhënave zyrtare të Thesarit të Shtetit.

Bashkia e Tiranës, së bashku me institucionet e saj të vartësisë, “Ujësjellës-Kanalizime” dhe “Tirana Parking”, rezulton të ketë arkëtuar rreth 50 milionë lekë të vjetra në llogaritë e shoqërisë ‘”IBS” të Darin Gëzdarit.

Në foto: Një nga pagesat e Bashkisë së Tiranës për kompaninë “IBS”

Ministria e Mbrojtes ka arkëtuar gjatë periudhës 2022-2024 mbi 20 milionë lekë të vjetra në llogaritë e shoqërisë “IBS”, për shërbime të mirëmbatjes e riparimeve të aparaturave teknologjike.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor e Rural (AZHBR) ka marrë shërbime në vlerën e 14 milionë lekëve të vjetra prej shoqërisë “Information Bussines System-IBS”, në pronësi të Darin Gëzdarit.

Megjithatë, në çdo rast, mbahet në vëmendje fakti se, deri më tani, nuk rezultojnë të dhëna zyrtare që të përfshijnë shoqërinë “IBS” në hetim penal.

Pronari i saj, Dariz Gëzdari është prej disa ditësh në “arrest me burg”, në cilësinë e ortakut të shoqërisë “Green View Marketing”, masë e lëshuar në vijim të hetimeve për “fshehje të të ardhurave” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Etiketa: AZHBRbashkia tiraneDarin GëzdariEdmir Simonipastrim parashProkuroria e Tiranësspaktendera“Information Bussines System-IBS”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK jep pretencën për bashkëpunëtorët e Veliajt, kërkon burg për Fatmir Bektashin e “Kontakt” shpk dhe Elman Abulen

14:41 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama për Zvërnecin: Çështja e origjinës së pronës do të hetohet nga SPAK

13:02 : 03/06/2026
AKTUALITET

Investigimi i mediave belge: Shqipëria, parajsa e pastrimit të parave që fuqizon mafien

10:47 : 03/06/2026
AKTUALITET

Hetimi për tjetërsim pronash në Zvërnec/ SPAK zhbllokon llogaritë e “Albania Land Development”

10:39 : 03/06/2026
AKTUALITET

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian

10:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

22:14 : 02/06/2026
Para

Mbi 50 vjedhje nëpër banesa në veri të Italisë, goditet një bandë shqiptarësh

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom