• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shikojeni pak Ramën përmes Tik Tok-ut

16:30 : 23/12/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Kush ndërmer guximin ti kthehet kujtimeve aspak të bukura të kohës së Covidit me siguri e mban mend një akt, sa të çmendur po aq dhe qesharak. Në betejën e ethshme për të luftuar virusin, kryeministri ynë vendosi të nxjerrë autoblindat në bulevardet e kryeqytetit. Bashkë me masat dhe oraret që shpallte nga kulla e ngujimit në Surrel, se kur duhet të dilnin nga shtëpia pensionistët, kur nënat me fëmijë dhe kur adoleshentët, Edi Rama imponoi iluzionin se mund ta mposhte virusin me grykën e tankeve. Pikërisht ky absurd i kohës së izolimit, ngjan së tepërmi me urdhërin e fundit të rënë nga qielli, për të mbyllur për një vit Tik Tokun në Shqipëri. Ajo çka ka të përbashkët lufta, si kundër virusit shëndetësor edhe ajo kundër atij social, është mendësia diktatoriale e të përballurit me to.

Ky duhet të jetë edhe këndi për të shikuar këtë masë absurde. Ndonëse në arenën tonë publike po debatohen tema mbi efektin e platformës kineze për shëndetin mendor të të rinjve; ndonëse shumë opozitarë ngrenë gishtin për të denoncuar, se promovuesi i kulturës së dhunës me të zgjedhurit në parlament dhe bashki, nuk mund të ketë edhe ilaçin për ta kuruar atë; ndonëse disa të tjerë shohin tek ky akt një manovër elektorale; thelbi i asaj që po ndodh është shpërfaqja e fytyrës autokratike të Edi Ramës.

Për të kuptuar këtë, mjafton të përmblidhen disa të vërteta të thjeshta. Shqipëria do të bëhet i vetmi vend i botës demokratike ku pretendon të bëjë pjesë, që ka mbyllur totalisht një ptatformë të rëndësishme sociale. Argumentat morale që po hedh në treg Edi Rama, për ta bërë këtë, ngjajnë njësoj si ato që talibanët përdorën për ta çrrënjosur Tik Tokun, pas rikthimit të tyre në pushtet në Afganistan. Fakti se një gjë e tillë po ndodh duke e lidhur në mënyrë abuzive me vdekjen tragjike të Martin Camit, ndërkohë që është provuar se, as viktima dhe as vrasësi nuk kishin lidhje me këtë rrjet social, ngre pikpyetje për një veprim arbitrar. Parodia që u përdor për konsultimin publik me prindrit, për të justifikuar një vendim të marrë paraprakisht, është një farsë që ndodh vetëm në regjimet anti demokratike.

Masa ekstreme dhe aspak proporcionale e mbylljes, pa kaluar në parë nga hapat e ndërmjetëm si, vënia e filtrave, apo kufizimet moshore, është tipike për mënyrën se si veprojnë këto regjime.

Duke rreshtuar të gjitha këto, duhet pranuar se debati për mbylljen apo jo të Tik-Tokut nuk është thjeshtë një sherrnajë e provincës sonë të vogël. Ai ka ndarë në pro dhe kundër edhe shoqëri shumë më demokratike se kjo jona. Kështu, në SHBA, në periudhën e presidencës së parë Trump, ky i fundit e kërkoi një gjë të tillë. Por prit, mos u rrëmbeni për të thëhë: “ja e shikoni, qenka ide amerikane”. Argumentat nuk kishin asgjë të përbashkët me denoncimet morale për “rrugaçin e lagjes”. Debati u bë rreth cënimit të sigurisë kombëtare, mundësisë së spiunimit të qytetarëve amerikanë nga një platformë e bazuar në Kinë e po ashtu edhe për vjedhjen dhe përdorimin e të dhënave të tyre personale.

Lexo edhe:

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

Por, ndonëse në SHBA përplasja nuk kishte të bënte me skrupuj moralë, por me arsye shtetërore, në atë vend demokratik fitoi kauza e atyre që luftonin për të drejtat dhe liritë, përpara sigurisë.

Në argumentat e tyre përmendej se Tik Toku ishte një rrjet penalizimi i të cilit mund të kufizonte fjalën e lirë, mund të vriste të drejtën për tu shprehur të miliona njerëzve që komunikonin mes tyre dhe krijonin përmbajtje. Ata vinin alarmin se një akt i tillë mund të krijonte precedentin e rrezikshëm të përsëritjes së këtij sanksioni ekstrem edhe për platforma të tjera.

Kjo është arsyeja që asnjë pjestar i orbitës euro altantike nuk e ka ka hedhur këtë hap.

Ndërsa ne po e bëjmë, përmes shkopit magjik të një njeriu të vetëm, i cili vendos edhe për vrasjen me tanke të virusit edhe për hyrjen apo daljen nga Ballkani i hapur edhe për dhurimin e sovranitetit të shtetit duke ngritur kampe italiane emigrantësh.

Prandaj, para së gjithash, më tepër sesa një debat që ka të bëjë me shëndetin mendor të fëmijëve, me luftën ndaj kulturës së dhunës, me manovrat elektorale të momentit, tek akti i mbylljes së Tik Tokut duhet të zbulojmë mjetet dhe armët që përdoren në këtë betejë. Mënyra e vendimarrjes, manipulimet që i paraprinë dhe farsa përmes të cilës i’u servirën publikut, flasin shumë. Ato nxjerrin në pah tiparet e domosdoshme për të skicuar fytyrën e një regjimi. Ato dëshmojnë se ky vendim është ilustim i thelbit autokratik të pushtetit të Edi Ramës. Se ku po na shpie kjo, nuk ka nevojë për shumë shtjellim. Në fund të viteve ‘60, Shqipëria u bë i vetmi shtet në botë që ndaloi fenë me ligj. Rekordi sot po përsëritet duke iu kundërvënë një besimi gati shpirtëror të këtij shekulli të ri, religjionit numerik./ LAPSI.al

Etiketa: Andi BushatiBushatiEdi RamambylljaRamarrjeti socialTikTok

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

18:00 : 06/09/2025
AKTUALITET

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025
AKTUALITET

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025
AKTUALITET

Vazhdon “show”/ Farage: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë

15:39 : 06/09/2025
AKTUALITET

Reformë ruso-kineze në drejtësi nga Rama-Charles-Soros

11:29 : 06/09/2025
AKTUALITET

PD: Rama e ka kthyer Shqipërinë në “zonë të sigurtë” për Alex Soros

11:04 : 06/09/2025
Para

Guardiola flet për krizën e Man.City-t: Kemi thyer shumë rekorde, tani po i bëjmë në të kundërt

TË GJITHA

Eral Myftaraj, oligarku i Elbasanit që gllabëron paratë publike prej vitesh

19:39 : 06/09/2025

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën mijëravjeçare Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

19:28 : 06/09/2025

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën

19:07 : 06/09/2025

Ekipi i Prof. Arben Ivanaj realizon për herë të parë në Shqipëri transplantin e palcës së kockave

18:48 : 06/09/2025

Save the Children: Një fëmijë vritet çdo orë në Gaza

18:41 : 06/09/2025

Ernest Muçi prezantohet te Trabzonspor, i japin numrin 10

18:28 : 06/09/2025

Boçi: Ka dy qëndrime brenda PD-së, nëse do futemi apo jo në Kuvend do e vendosin forumet

18:15 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com