• Kontakt
Thursday, July 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tritoli me dron në Tiranë/ Apartamenti frekuentohej nga Bernard Sinomati, vëllai i “Buzëdërrit”

16:41 : 22/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në një apartament në katin e 9-të të një pallati. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:45 minuta në rrugën “Sadik Petrela”.

Kanë qenë banorët e pallatit, të cilët të alarmuar nga shpërthimi i fortë, kanë njoftuar Policinë, ku këta të fundit, pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë hapur me forcë derën dhe kanë konstatuar xhamin dhe vetratat e ballkonit të dëmtuara.

Për shkak të lartësisë (kati i 9-të), dyshohet se tritoli mund të jetë hedhur me dron në ballkonin e apartamentit.

Në foto: Apartamenti ku ndodhi shpërthimi

Burime bëjnë me dije se aprtamenti është në pronësi të shtetasit Albert Thoma, i cili ia kishte lëshuar me qira shtetases Elena Arza.

Mësohet se kjo e fundit është e afërme e Bernard Sinomatit, një personazheve të njohur të krimit në Vlorë dhe burime bëjnë me dije se grupi hetimor ka mësuar se apartamenti frekuentohej pikërisht nga ky i fundit.

Lexo edhe:

Lokalet në Tiranë mbyllen në shenjë proteste: Rrezikohen 600 vende pune

EMRI/ Falsifikonte karta identiteti dhe merrte kredi, arrestohet i riu në Tiranë (VIDEO)

Deri më tani nuk ka asnjë gjurmë nga qiramarrësja dhe as nga Benard Sinomi, i cili nuk përjashtohet pista që të ketë qenë në banesë në momentin e shpërthimit dhe të jetë larguar më pas.

Bernard Sinomati është vëllai i Sokol Sinomatit, ish-anëtarit të bandës së “Gaxhait”, i njohur ndryshe me nofkën “Buzëderri”.

Në foto: Sokol Sinomati, i njohur si “Buzëdërri”

Mbrëmjen e 7 Janarit, Bernard Sinomatit i vranë në Vlorë nipin me snajper (djali i Sokolit), Gëzim Sinomatin, vetëm 23 vjeç.

Në foto. Viktima Gëzim Sinomati

Në momentin kur u qëllua, viktima ndodhej në ballkon duke pirë cigare, teksa brenda apartamentit dyshohej se ndodhej Bernard Sinomati. Viktima sapo ishte kthyer nga Blegjika, teksa nuk njihej për precedent penal dhe dyshohet se në atë atentat qitësin mund të kenë ngatërruar edhe shënjestër, pasi mund të kenl dashur të vrasin pikërisht Bernard Sinomatin.

Gjithashtu, në Janar të vitit 2022, Bernard Sinomatit i vendosën edhe tritol në automjetin e tij të parkuar në qytetin e Vlorës. Ai është një emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar për armëmbajtje pa leje, si dhe është i dënuar në Belgjikë.

Shpërthimi i djeshëm me tritol në Tiranë, vjen vetëm pak ditë, pas atentatit të regjistruar më 18 Dhjetor në qytetin e Vlorës ndaj 30 vjeçarit Kevin Hajrulla, i cili u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke mbetur i plagosur rëndë.

Në atë ngjarje, njësoj si në atentatin me snajper ndaj Gëzim Sinomatit, deri tani Policia ka mbledhur vetëm gëzhojat dhe makinat e djegura të autorëve.

Gjithsesi, nuk dihet nëse ka indicie që mund të lidhë dy ngjarjet me njëra-tjetrën.

Etiketa: Bernard SinomatiBuzederridronElena ArzashperthimTiranetritol

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lokalet në Tiranë mbyllen në shenjë proteste: Rrezikohen 600 vende pune

17:25 : 10/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Falsifikonte karta identiteti dhe merrte kredi, arrestohet i riu në Tiranë (VIDEO)

14:22 : 10/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Punëtori i ndërtimit vë në rrezik mandatin e Lapajt në Kuvend: Nuk mbaj mend çfarë kam firmosur

12:46 : 10/07/2025
AKTUALITET

Makina përplas për vdekje 66-vjeçarin me biçikletë në autostradën Tiranë–Durrës

09:47 : 10/07/2025
AKTUALITET

Shtimi i fondeve për inceneratorin e Tiranës rrit pagesat për PPP-të

08:01 : 10/07/2025
AKTUALITET

Bie nga kati i dytë i banesës 59-vjeçari në Tiranë

13:43 : 09/07/2025
Para

Premier League/ Man.United turpërohet nga Bournemouth-i, Evertoni ndal Chelsean

TË GJITHA

Vendim qeverie/ Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

20:13 : 10/07/2025

Kalju-Partizani/ Dy gola në 4 minuta, Xhuliano Skuka i përgjigjet shpejt vendasve

20:12 : 10/07/2025

Koka: Veriorët nuk kanë për t’ia harruar Edi Ramës operacionin racist në Theth

20:00 : 10/07/2025

Noizy reagon pas lirimit nga autoritetet zvicerane: Akuzat ishin shpifje

19:59 : 10/07/2025

Zyrtare/ Alen Sherri largohet nga Cagliari, firmos me një tjetër ekip italian

19:58 : 10/07/2025

E rëndë në Korçë! 40-vjeçari hidhet nga ballkoni i katit të pestë, në gjendje kritike

19:34 : 10/07/2025

Kalju-Partizani/ Sulmuesi i të kuqve lë fushën pas dëmtimit, Gega i beson një 16-vjeçari

19:32 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com