• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trafiku i armëve/ Gjykata le në burg të arrestuarit, zbardhet dëshmia

11:36 : 14/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të shtunë masat e sigurisë “arrest me burg” për 5 të arrestuarit mbrëmjen e 11 Dhjetorit, të cilët akuohen si pjesë e grupit kriminal që trafikonin armë nga Kosova drejt Shqipërisë.

Më konkretisht bëhet fjalë për 34-vjeçarin Endri Papa, 28-vjeçarin Aurel Manreka, 22 vjeçarin Gersi Llozha, 26 vjeçarin Kleo Muçalliu dhe 53-vjeçarin Tonin Shkambi.

Mësohet se gjatë seancës gjyqësore ata kanë pretenduar se nuk janë të përfshirë në trafikun mes dy shteteve të armëve dhe se nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e Valter Osmanit, i konsideruar si “koka” e grupit.

Nëpërmjet avokatëve ata pretenduan se e vetmja akuzë që mund të qëndroj në këtë rast është ajo e prodhimit dhe shitjes së armeve. Por, togat e zeza nuk i kanë marrë parasysh pretendimet e tyre dhe iu caktuan masën e sigurisë burg pa afat.

Urdhër-arresti për këtë grup kriminal u lëshua edhe për 20-vjeçarin Euxhenjo Manushi, djali i muzikantit të njohur saksofonist Adriano Manushi, i njohur me emrin e artit si Ad Sybardhi. Por, ai ndodhej në qeli, pasi u  vu në pranga gjatë një operacioni të Anti-Drogës në Tiranë, mbrëmjen e 8 Dhjetorit, pasi u kapën me 1 kilogram e 50 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 270 mijë euro.

Lexo edhe:

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar

Sëmundja e murtajës/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra e Kukësi

“Koka” e grupit të trafikut të armëve mes dy shteve dyshohet se është Valter Osmani, banues në lagjen e Kombinatit në Tiranë, por shkonte shpesh dhe në Kosovë, ku edhe u arrestua mbrëmjen e 10 Dhjetorit.

Mësohet se banesa e tij në Kombinat ishte baza kryesore e grupit në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga unfirmat blu janë gjetur një pjesë e armëve të sekuestruara, të cilat dyshohet se në ditët në vijim do të shkëmbeheshin me kokainë.

Valter Osmani shkonte shpesh në Kosovë për të marrë dhe gjetur armë, të cilat më pas i sillte në Tiranë me makina dhe autobus dhe me bashkëpunëtorë të tjerë. Ndaj tij pritet të nisin procedurat për t’u ekstraduar në Tiranë, pasi mësohet se të gjitha provat kundër tij janë gjetur këtu.

Burime bëjnë me dije se shkëmbimi i armëve me kokainë bëhej në bazë të llojit të armës, nga 25 deri në 30 gram për pistoleta dhe më shumë për armët më të mëdha.

Ky aktivitet është shtrirë në një periudhë kohe prej gati dy vjeçare, por prokuroria e Tiranës, ka mundur të dokumentojë ligjërisht vetëm 6 raste. Hetimet kanë provuar se në disa episode Valter Osmani së bashku me persona të tjerë kanë shkuar drejt Kosovës më lëndë narkotike me vete dhe në kthim ata kanë sjell armë zjarri.

Në procedimet e përbashkëta mes dy vendeve është provuar shitja e armëve të zjarrit ku janë përdorur dhe agjentë të infiltruar. Hetimet për grupin në fjalë kanë nisur që prej 24 Majit të këtij vitit, ku u arrestuan në terminalin e autobusave në Tiranës, 4 të rinjtë nga Kosova, Blerim Krasniqi, Benjami Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi. Ata kishin transportuar me autobus nga Kosova një çantë brenda së cilës u gjetën 10 armë zjarri pistoleta, 10 krehra dhe sasi municioni luftarak.

Për të zbardhur rrjetin e trafikut të armëve, Policia shqiptare ka administruar dëshminë e një prej të arrestuarëve në muajin Maj dhe ky informacion më pas i është dërguar autoriteteve kosovare.

Nga hetimi është zbuluar se armët vinin nga Turqia dhe Serbia si armë sportive dhe më pas në Ferizaj modifikoheshin dhe bëheshin armë zjarri. Trafikantët përdornin ditën e shtunë dhe të dielë për kalimin në kufirin e Morinës, pasi sipas një marrëveshjeje mes dy vendeve makinat nuk kontrollohen në doganat respektive dhe kjo ishte në favor të trafikatëve.

Mbrëmjen e 10 Dhjetorit, autoritetet policore në Kosovë kanë ushtruar kontrolle në Ferizaj dhe Prishtinë, ku kanë sekuestruar 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje të tjera TIK. Si rezultat i operacionit të mbrëmjes së 10 Dhjetorit, në Kosovë janë arrestuar dhe 8 shtetasit me inicialet Valter Osmani, K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D. dhe B.A.

Ndërkohë, në Shqipëri operacioni është ezkekutuar mbrëmjen e 11 Dhjetorit, ku janë ushtruar kontrolle në 7 banesa, si dhe janë ekzektuar urdhër-arrestet për 6 personat e përfshirë në grup. Gjatë kontrolleve të ushtruara në Tiranë janë sekuestruar 22 armë zjarri “Zoraki”, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme.

Etiketa: armetBurgkokainekosovetrafikuValet Osmani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar

21:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

Sëmundja e murtajës/ Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra e Kukësi

15:04 : 05/06/2025
RAJONI

Dështon seanca e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:02 : 05/06/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 27-të për konstituimin e kuvendit

09:16 : 05/06/2025
RAJONI

Osmani: Data e zgjedhjeve lokale në Kosovë, do të caktohet në ditët në vijim

16:38 : 04/06/2025
AKTUALITET

Me kallashnikov, municion dhe kokainë/ Vihet në pranga 18-vjeçari në Lazarat (EMRI)

09:12 : 04/06/2025
Para

Asnjë surprizë! Rama përdor një deputete anonime për të shtyrë ligjin për "strategjikët"

TË GJITHA

Vlorë – I moshuari harron sobën ndezur, përfshihet nga flakët banesa

09:42 : 06/06/2025

Pas perdes së fushatës/ Gratë kandidate u sulmuan me gjuhë seksiste dhe denigruese

09:27 : 06/06/2025

Moska godet Kievin, raketat bien mbi Ukrainë, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

09:25 : 06/06/2025

Tre shqiptarë grabisin një farmaci por përplasen me automjetin e një polici gjatë arratisjes, 4 të vdekur

09:17 : 06/06/2025

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com